
STRUGĖ, 26 QERSHOR - Universiteti Nderkombėtarė nė Strugė si insitutucion i lartė arsimor nė Maqedoni dhe nė tė njėjtėn kohė si njė insititucion mjaft i ri dhe mjaft me perspektiv krenohet me tė diplomuarit e parė tė kėtij Universiteti nė programet Bachelor nė katėr fakultet tė cilėt funksionojnė nė kėtė Universitet sic janė: Fakulteti Ekonomik me dy drejtime Ekonomi dhe Biznes dhe drejtimi tjeter Marketing- Menaxhmenti Financiar; Fakulteti Juridik me dy drejtime: Jurisprudence dhe Kriminalistike; Fakulteti i Shkencave Politike me drejtimin: Diplomaci dhe Marrdhenieve Nderkombetare dhe Fakulteti i Teknologjise Informative.
Ne kuadėr tė kėtyre fakulteteve dhe drejtimeve paraprake Univeristeti Ndėrkombėtarė nė Strugė ka marrveshje bashkėpunimi me shumė insitucione tė nryshme tė vendit dhe tė huaja sic janė: Neė York Universiteti ne Shkup, Akademia e Shkencave e R sė Shqipėrisė , Akademia Diplomatike Shqipėtare, Universiteti Shtetėror i Tiranės, Universiteti Mesdhetarė nė Tiranė, Universiteti AAB ne Prishtinė, Universiteti ILIRIA nė Prishtinė, Fakulteti i Shkencave Politike ne Sarajevė dhe shumė inistitucione tė cilėt promovojnė arsimin shqipėtarė, ndėrsa nė tė njėjtėn kohė Universiteti Ndėrkombėtarė nė Strugė ėshtė institucioni i vetėm i arsimit tė lartė nė Maqedoni qė ka marrveshjė bashkėpunimi respektivishtė ėshtė institucion i akredituar pervec nga Ministria e Arsimit dhe Shkencės sė R.sė Maqedonisė dhe tė Universiteteve amerikane dhe atyre Britaneze.
Kėshtuqė ky institucion ėshtė e akredituar nga ana e American Heritage Universitynga Shteti i Kalifornisė nė SHBA-tė dhe nga London City College nga Londra. Nė kuadėr tė kėtij bashkėpunimi ditėn e mėrkurė, mė datė 24.06.2009 nė hapėsirat e Universitetit Ndėrkombetarė nė Strugė u dhanė diplomta e para studentėve tė kėtij Universiteti, respektivisht kėta studentė janė nė tė njėjtėn kohė edhe tė diplomuarit e parė tė cilėt marrin diploma amerikane nė Republikėn e Maqedonisė.
Ditė historike pėr Universitetin Ndėrkombėtarė nė Strugė, pėr kombin Shqipėtarė dhe pėr tė gjithė popullin nė trojet mbarėshqiptare do tė ngelet data e sotshme 24.06.2009 sepse jepen diplomat e para universitare amerikane nė R.e Maqedonisė- ishin kėto fjalėt e para tė Rektorit tė Universitetit Ndėrkombėtar tė Strugės Prof.Dr Lisen Bashkurti i cili bashkė me Rektorin e American Heritage University Prof.Dr. Tony B. Ogaimien ju dhanė diplomat e para tė diplomuarve tė kėtij Universiteti, njėkohėsishtė Prof.Dr. Tony B. Ogaimien ju drejtua tė pranishmėve me fjalėt: Ju faleminderoj per qasjen tuaj nė programin edukativ tė ofruar nga American Heritage University, kur ju investoni kohė dhe tė holla nė arsimin universitar ju keni parasysh njė qellim serioz , mundėsinė pėr tė qėnė mė pranė jush e realizojmė nėpėrmjet bashkėpunimit tonė tė ngushtė me Universitetin Ndėrkombėtarė nė Strugė.
Nė ceremoniė e ndarjes sė diplomave tė pranishėm ishin edhe shumė personalitete tė vendit dhe tė huaj tė cilėt uruan sudentėt e diplomuar pėr arritjen e tyre dhe e pėrgėzuan bordin drejtues dhe stafin akademik tė Universitetit Ndėrkombėtarė nė Strugė.