Studentet.info
Intervista : Vela: E kanė okupuar dhe degraduar USHT-nė
Kyqur 11-07-2009 3:51:53 (1266 Lexime)


Prof.dr. Agim Vela i shumė respektuar si njė shkenctarė i rallė shqiptarė nga Maqedonia nė lėminė e mjekėsisė nė Intervistėn eksluzive pėr tė pėrditshmen “24 orė” thėkson se nuk pret gjė nga ministri i ri i Arsimit dhe Shkencės, Nikolla Todorov, i cili vjen pas dorėheqjes sė ministrit tė deritanishėm Pero Stojanovskit. Rektori Vela thekson se pret pėrgjigje konkrtete nga drejtetėsia, por edhe nga interesimi i shtuar i faktorit ndėrkombėtarė, qė ka shprehur keqardhje pėr gjendjen e krijuar nė USHT. Rektori aktual qė kėmbėngul se ai ėshtė legal nė krye tė udhėheqjes sė USHT-sė pas emėrimit nga Ministria e Arsimit tė Agron Rekės, pėr ushtrues detyre tė rektorit.

Intervistoi: Urim SALIHU

Cilat janė risitė e fundit lidhur me gjendjen e USHT. Ēfar ėshtė ndėrmarrė nė drejtim tė alarmimit tė gjendjes nga ana juaj?

Prof.Dr. Agim Vela:
Qė nga dita e okupimit tė USHT-sė nga organet e dhunshme me Vendimin joligjor tashmė ish ministrit tė Ministrisė sė Arsimit dhe Shkencės, Pero Stojanovskit e deri mė sot kemi pasur kontakte tė ngjeshura me njė numėr tė madh tė institucioneve ndėrkombėtare, siē janė BE-ja, ambasadat e huaja, OSBE-ja, organizatat jo qeveritare etj, me qėllim tė sensibilizimit tė opinionit publik lidhur me shkeljen drastike tė kushtetutės sė RM-sė (neni 46), ligjit pėr arsimin sipėror tė RM-sė si dhe shkeljen e Konventės tė drejtave tė njeriut. Jehona e kėsaj shkeljeje tė dhunshme tashmė po argumentohet nga ne me korrektėsi dhe pikėrisht pėr kėtė tashmė po krijohet perceptimi real mbi pushtimin e dhunshėm tė kėtij tempulli tė dijės.


Si e vlerėsoni dorėheqjen e ministrit Stojanovski, i cili pranoi se presionet politike edhe pėr USHT-nė e kanė detyruar qė tė jap dorėheqje ?

Prof.Dr. Agim Vela:
Dorėheqja e ministrit Stojanvoski ėshtė njė rrjedhojė e logjikshme e ngjarjeve tė fundit, sidomos pas vendimit tė MASH-it, pėr suprimimin e Senatit dhe ushtruesit tė detyrės tė Rektorit tė USHT-sė. Nuk do shumė mend, se ky vendim ka qenė kryekėput i motivuar politikisht, e kurrsesi i bazuar mbi aktet ligjore dhe kushtetuese. Kėtė gjė edhe vet ministri nė fjalė e ka pohuar nė deklaratėn e tij nė arsyetimin pėr dorėheqjen , se ka qenė nė trysni tė madhe politike pėr tė sjellė njė vendim tė kėtillė. Kjo deklaratė e tij, tashmė realisht e qartėson situatėn e ndėrhyrjes sė dhunshme, e cila nuk mund tė justifikohet ndryshe, pėrveē si njė invazion i kryer me diktat politik.


Ēka prisni nga ministri i ri qė vjen. A vlerėsoni se ai duhet tė pėrmisojė gabimin, apo gjithė kjo situatė ka qenė e inskenuar qė tė ndėrhyhet nė universitet dhe mė pas tė bėhen ndryshimet, duke e lėnė problematikėn e hapur dhe nė pėrgjegjėsi tė ministrit tė kaluar ?

Prof.Dr. Agim Vela:
Nga ministri i ri do tė kėrkoja qė ta respektojė Kushtetutėn dhe ligjin mbi arsimin e lartė tė Maqedonisė, mirėpo sinqerisht t’ju them, meqenėse ky vendim ėshtė politik dhe i inskenuar, nuk besoj se do tė ketė ndryshime nė qėndrimin e tij, ndaj vendimit nė fjalė. Ėshtė mė se e qartė se vendimi nė fjalė ka qenė i motivuar politikisht prandaj nuk pres ndonjė ndryshim.

Juve ju kanė nxjerrė nga objekti i rektoratit, ku keni qenė deri tani dhe a jeni tė bindur se do ta riktheni drejtėsinė ?

Prof.Dr. Agim Vela:
Po, ėshtė e vėrtetė unė nuk kam qasje nė zyrėn time nė Rektorat, mirėpo, pavarėsisht nga kjo unė vazhdoj aktivitetin tim pėr tė menaxhuar USHT-ėn edhe pse nė rrethana tė vėshtira. Sa i pėrket kėsaj pyetje ne veē jemi drejtuar pėr kėtė vendim joligjor gjykatave pėrkatėse nė R. Maqedonisė, siē janė Gjykata themelore, Gjykata administrative, Gjykata kushtetuese dhe sė fundi do t’i drejtohemi Gjykatės pėr tė Drejtat e Njeriut nė Strazburg dhe Komitetit tė Helsinkit.

Ne do tė vazhdojmė me kėmbėngulėsi qė me forcėn e argumenteve tė sensibilizojmė opinion e brendshėm, institucionet e vendit dhe tė jashtme pėr ndėrhyrjen e dhunshme nė USHT. Unė besoj fuqishėm se do tė ngadhėnjejė drejtėsia.


Sa jeni kuptuar nga organizatat ndėrkombėtarė, pėrfaqėsitė diplomatike, por edhe institucionet e drejtėsisė pėr ngjarjet nė USHT. A keni marrė ndonjė premtim ?

Prof.Dr. Agim Vela:
Nga gjitha kontaktet tona me pėrfaqėsitė diplomatike si dhe pėrfaqėsuesit e BE-sė, OSBE-sė dhe organizatat jo qeveritare kemi hasur nė mirėkuptim tė plotė dhe nė mbėshtetje lidhur me respektimin e kushtetues tė RM-sė dhe ligjit pėr arsimin e lartėt tė RM-sė. Ato kanė shprehur brengosje, sikurse edhe ne pėr pasojat e mundshme qė mund tė shprehen te studentet dhe pedagogėt nė USHT dhe nė pėrgjithėsi nė degradimin e arsimit tė lartė tė shqiptarėve nė Maqedoni.




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2014 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio