Studentet.info
Intervista : Vela: E vėrteta ėshtė nė anėn tonė
Kyqur 13-07-2009 15:05:50 (1280 Lexime)


Profesori Agim Vela, pohon se nė emėr tė mbrojtjes sė ligjit, Qeveria dhe udhėheqėsia e re e USHTsė ėshtė duke shkelur pikėrisht Ligjin pėr arsim sipėror dhe autonominė e USHT-sė. Kėtė e
argumenton me disa shembuj tė emėrimeve tė reja nė organet e USHT-sė, qė sipas tij, bėhen nė
kundėrshtim me tė gjitha normat qė rregullojnė
funksionimin e universiteteve nė vend dhe nė botė.


Bisedoi: Urim HASIPI

KOHA: Z. Vela, kohė mė parė me njė vendim tė MASH-it, ju dhe Senati i USHT-sė u suspenduat nga detyra. Kėtė vendim ju nuk e keni miratuar. A mund tė na thoni cilat janė argumentet qė shkojnė nė favorin tuaj dhe pse e kontestoni udhėheqėsinė e re?

VELA:
Me pėrgjegjėsi tė plotė konstatoj se Vendimi i MASH-it pėr suspendimin e Senatit dhe Organeve udhėheqėse tė USHT-sė ėshtė veprim tėrėsisht politik, antiligjor dhe mbi tė gjitha antikushtetues. Vendimi i ministrit Stojanovski, tashmė i tėrhequr nga Qeveria, pėr pretekst ka disa "parregullsi", qė janė absurde, jofaktike dhe pa baza ligjore. Vendimi dhunon autonominė e universitetit, tė garantuar me nenin 46 tė Kushtetutės sė RM-sė dhe nenin 2 tė Ligjit pėr arsim tė lartė. MASH nė asnjė mėnyrė nuk mund tė pezulloj Senatin e USHT-sė. Atė mund ta bėj vetėm Parlamenti i RM-sė, edhe atė nė rrethana skajshmėrish tė jashtėzakonshme. Nė USHT me vite shėnohen vetėm progrese e nuk ka asgjė tė jashtėzakonshme. Mė tej, vendimi sillet njė ditė para pėrfundimit tė procedurės pėr zgjedhje tė Rektorit tė USHT-sė, tė sjellur nga Senati i USHT-sė dhe Drejtoria e Rektoratit, me njė transparencė tė lartė dhe nė pajtueshmėri me Ligjin pėr arsim tė lartė dhe Statutin e USHT-sė, duke cėnuar kėshtu drejtpėrdrejtė autonominė e universitetit, organet e tij dhe institucionin e konkursit.

KOHA: Megjithatė, nė arsyetimin e vendimit tė MASH-it pėrmenden disa parregullsi lidhur me zgjedhjen e anėtarėve tė Senatit si dhe angazhimit tė kuadrove.

VELA:
Tė filloj nga e para. Nė vendim si pretekst kryesor ėshtė angazhimi i kuadrit arsimor me orar tė pjesshėm nga institucionet tjera jashtė shtetit, kinse pa kontratė bashkėpunimi nė nivel universitetesh prej nga vijnė ata profesorė. Ėshtė qesharake, ėshtė vėrtetė shumė e ulėt dhe nuk qėndron si "parregullsi". USHT nė 3 vitet e kaluara ka nėnshkruar marrėveshje bashkėpunimi me thuajse tė gjithė universitetet e regjionit, ėshtė anėtare e rrjetit tė universiteteve ballkanike, rrjetit tė universiteteve shqipfolėse dhe nėnshkruese e Magna Kartės-Bolonjės, e qė tė gjitha parashohin mobilitet tė kuadrit pa asnjė pengesė. Edhe Maqedonia si shtet ėshtė nėnshkruese e Bolonjės.
Arsyetim tjetėr pėr shkarkim tė organeve udhėheqėse tė USHT-sė, nė Vendim figuron "parregullsia" e dytė: mosrespektimi i nenit 345 tė Statutit tė USHT-sė qė ka tė bėj me emėrimin e dy anėtarėve nga radhėt e studentėve nė Senat tė USHT-sė. Ky arsyetim ėshtė absolutisht i shpikur, sepse gjatė emėrimit tė tyre ėshtė respektuar edhe Statuti i USHT-sė, edhe Rregullorja e punės sė Parlamentit studentor tė USHT-sė, pėr ēka edhe ekzistojnė procesverbale.
Arsyetim i tretė i Vendimit ėshtė zgjedhja joligjore e njė anėtari tė Senatit (Latif Sejfullahi) me titull docent, e jo profesor ordinar apo inordinar. Kjo gjithashtu ėshtė njė pretekst i sajuar dhe nuk qėndron. Sipas nenit 89 tė Statutit tė USHT-sė, lejohet zgjedhja e anėtarit tė Senatit me titull docent, nė raste kur nuk ka kandidatė pėr senator me titull profesor. Nė rastin konkret, profesori vjen nga radhėt e FSHMN-sė dhe tė vetmit profesorė me titull profesor janė prof. dr. Nexhbedin Beadini e prof. dr. Sheqibe Beadini dhe qė tė dy nuk kanė pranuar tė bėhen anėtarė Senati, me ēka lejohet zgjedhja e docentit si anėtarė Senati.
Kėto janė arsyetimet e ministrit Pero Stojanovski nė Vendimin e tij pėr shkarkim tė organeve udhėheqėse tė USHT-sė. Sa qėndrojnė kėto si "shkelje flagrante tė ligjit" qė vazhdimisht plasohen nė media pėrmes kumtesave, vlerėsoni vetė. Ministri Stojanovski e ministresha Qazimi nuk kanė as guximin tė dalin para opinionit e tė sqarojnė veprimet e tyre dhe motivet.

KOHA: Kėtė vendim tė ministrit Stojanovski ditėve tė kaluara e keni cilėsuar si akt politik. Pse?

VELA:
Tanimė kjo nuk ėshtė fshehtėsi. Vendimi thirret nė konkluzat e komisionit pėr arsim pranė parlamentit tė RM-sė. Nė atė komision nuk janė paraqitur argumente, por qėndrime politike dhe rrjedhimisht konkluzat nuk janė tė vėrteta. Pėr mė shumė konkluzat janė qėndrime tė debatuara nga deputetė qė sot kanė okupuar USHT-nė, nuk janė prova apo argumente. Unė qė nga emėrimi nė postin e u.d. rektor i USHT-sė vazhdimisht pėrmes pres konferencave dhe kumtesave kam shprehur shqetėsimin pėr presionet e vazhdueshme tė kėsaj Qeverie ndaj USHT-sė. Kjo nuk ishte lėvizja e parė e tyre. Ne kemi dokumente tė arkivuara, se prej formimit tė Qeverisė sė re, nė USHT janė realizuar mbi 20 kontrolle tė jashtėzakonshme tė cilat u ndėrprenė vetėm pasi u konstatua se nuk ka parregullsi nė menaxhim tė USHT-sė. Prandaj, nga pamundėsia pėr tė gjetur qime nė vezė, ata shpikėn kėtė Vendim, me pretekste qesharake, pa baza juridike.
Dorėheqja e Stojanvoskit nga posti i ministrit tė arsimit dhe shkencės dhe vetė deklarata e tij oficiale nė letrėn e dorėheqjes, se pėrkundėr pėrpjekjeve tė vazhdueshme nuk arriti largimin e politikės nga arsimi, janė argument i presionit politik ndaj tij pėr nėnshkrimin e njė vendimi tė tillė. Gjithsesi, edhe pse nė largim, ai do tė mbajė pėrgjegjėsi pėr kėtė veprim.
Si tė mos konsiderohet veprim politik, kur nė kėtė veprim drejpėrdrejt ėshtė i involvuar partneri shqiptar i koalicionit qeverisės. Nė pėrgjithėsi, kjo Qeveri cėnon nė mėnyrė transparente demokracinė dhe ligjet. Nė shkencat juridike kjo quhet diktaturė.
Njė moment nė gjithė kėtė proces qė dua tė veēoj ėshtė mbulimi mediatik i gjithė ngjarjes. Disa media, sidomos ato maqedonase, por fatkeqėsisht edhe disa shqiptare, kanė shėnuar lajmin e okupimit tė USHT-sė si njė lajm tejet i parėndėsishėm. Madje, shkėputeshin fragmente nga press-konferencat e mia dhe nxirreshin kuptime tjera nga konteksti. Me keqardhje konstatoj se kėto media ose nuk kanė aftėsi pėr gazetari hulumtuese, ose funksionojnė si servise tė grupeve tė caktuara interesi, politike.

KOHA: Tani nė USHT janė caktuar kuadro tė reja udhėheqėse. Sa ata i plotėsojnė kriteret nė tė cilat ėshtė thirrur edhe vendimi pėr shkarkimin tuaj dhe tė Senatit?

VELA:
Ėshtė paradoksale sjellja e Vendimit pėr shkarkimin tim dhe Senatit tė USHT-sė pėr shkak tė joligjshmėrisė, kur nė anėn tjetėr vetė MASH-i nė hapin e parė thyen ligjin me emėrimin e docent Agron Rekės si ushtrues detyre. Profesori Reka nuk plotėson kriteret pėr rektorė, nuk ka thirrjet pėrkatėse akademike e shkencore. Emėrimet e prorektorėve dhe dekanėve nuk vlejnė as tė diskutohen. Shumica janė me tituj magjistra, njė pjesė e madhe nuk janė e as qė kanė qenė ndonjėherė tė angazhuar nė USHT, as me marrėdhėnie tė rregullt pune, apo me kohė tė pjesshme. Janė shkelur tė gjitha ligjet dhe aktet qė rregullojnė arsimin e lartė, rregulloret dhe kriteret pėr zgjedhje, Statuti i USHT-sė dhe vetė Ligji pėr arsimin e lartė tė RM-sė. Emėrimi i tyre ėshtė njė cirkus i vėrtetė, ėshtė shumė joserioz dhe thellė dėmton reputacionin e Universitetit Shtetėror tė Tetovės tė krijuar me shumė angazhim e sakrificė.

KOHA: Mirė tani ēka do tė ndodhė. Ju mė 4 korrik u zgjodhėt rektor i USHT-sė nga Senati dhe Drejtoria e Rektoratit, ndėrkaq me vendimin e MASH-it tjetėr kush ėshtė caktuar pėr u.d rektor i USHT-sė. Cila ėshtė rrugėdalja nga kjo situatė, kur kemi njė universitet me dy rektorė, meqenėse ju ende pohoni se jeni rektor legjitim i UT-sė?

VELA:
Natyrisht se po. Senati ėshtė organi mė i lartė i universitetit. Vetėm ai mund tė mė shkarkoj dhe vetėm ai mund tė zgjedhė rektor. Shkarkimi i tė gjithė anėtarėve tė Senatit nga MASH ėshtė joligjor dhe unė thellė besoj se do tė provohet si i tillė nga Gjykata kushtetuese e RM-sė. Nuk mund tė konsiderohet njė strukturė udhėheqėse si ajo e pas vitit 2006, si strukturė joligjore, kur e njėjta ka arritur tė akreditojė 11 fakultete, tė ciklit tė parė dhe nga viti i kaluar edhe tė ciklit tė dytė, ato tė studimeve tė magjistraturės. Ajo strukturė udhėheqėse qė arriti tė nėnshkruaj Magna Charta, qė u bė anėtare e Asociacionit tė Universiteteve Evropiane e Asociacionit Ndėrkombėtar tė Universiteteve, e Rrjetit tė Universiteteve Ballkanike, e Rrjetit tė Universitetit Shqipfolėse, e Rrjetit Ndėrkombėtar tė Universiteteve Medicinale. Si mund tė vlerėsohet kjo strukturė joadekuate, kur arriti tė fitojė 8 projekte tė TEMPUS-it, tė jetė e para pėr kėtė vit qė ėshtė pėrfshirė nė ERASMUS programin pėr mobilitet tė studentėve dhe profesorėve, qė mban certifikatėn ISO 9001:2000 pėr menaxhim me kualitet dy vite radhazi nga qendra angleze pėr evaluim, qė ka nėnshkruar mbi 20 memorandume bashkėpunimi me universitetet me renome botėrore dhe si rezultat i tė gjitha kėtyre aktiviteteve rangohet si universitet i dytė nė Maqedoni, i renditur si i 3991, nė ranglistėn botėrore tė 6000 universiteteve botėrore.

KOHA: Kjo qė thoni mund tė jetė edhe ashtu, por ku e shihni rrugėdaljen nga kjo situatė. :ka do tė bėni nė tė ardhmen?

VELA:
Nė vazhdimėsi kemi informuar pėrfaqėsuesit e OSBE-sė, Ambasadės amerikane dhe Zyrės sė misionit tė UE-sė nė RM. Kemi dėrguar notė proteste edhe deri tek Asociacioni i Universiteteve Evropiane, Asociacioni Ndėrkombėtar i Universiteteve dhe Observatori Magna Charta nė Bolonjė. Ndėrkohė edhe kemi pėrgatitur Ankesė pėr Vendimin e MASH deri tek Gjykata kushtetuese e RM-sė ku kėrkojmė shfuqizimin e Vendimit tė ministrisė sė arsimit dhe shkencės sė RM-sė. Tė bindur thellė, fillimisht nė ligjshmėrinė e tė gjitha veprimeve tė Senatit tė universitetit dhe Drejtorisė sė Rektoratit tė USHT-sė, si dhe nė funksionimin e shtetit ligjor dhe sistemit gjyqėsor, besoj se shumė shpejt gjykata do tė shfuqizojė kėtė vendim. Veēmė jemi ankuar nė Gjykatėn Themelore nė Tetovė, Komisionin qeveritar tė MASH, tė shkallės sė dytė, Gjykatėn administrative, penale dhe kushtetuese. Gjithashtu kemi bėrė ankesė edhe nė Komitetin e Helsinkut dhe Gjykatėn e tė drejtave tė njeriut nė Strasburg.
Me njė fjalė e drejta ėshtė nė anėn tonė, dhe kjo patjetėr qė do tė konstatohet nga organet e Drejtėsisė.




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2014 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio