Studentet.info
Lajme : NDĖRRON MĖNYRA E STUDIMIT NĖ FAKULTETIN E MJEKĖSISĖ TĖ UP-SĖ
Kyqur 29-03-2005 6:01:13 (1990 Lexime)


QĖ NGA SEMESTRI DIMĖROR FAKULTETI I MJEKĖSISĖ APLIKON “BLLOK SISTEMIN”

PRISHTINĖ, 29 MARS- Nė vitin e ri akademik, 2005/2006, Fakulteti i Mjekėsisė i Universitetit tė Prishtinės do ta ndėrroi mėnyrėn e aplikimit tė studimeve. I quajturi “Bllok Sistem” do tė zėvendėsoi mėnyrėn e zhvillimit tė deritashėm tė mėsimit. Kjo risi nė fakultet nuk ėshtė mirėpritur nga studentėt, dhe ėshtė reflektuar tejet negativisht, sidomos tek gjeneratat e vjetra. Ndėrsa dekanati mendon se kjo ėshtė bėrė me qėllim tė tejkalimit tė gjendjės jo tė kėnaqshme tė studimeve nė kėtė fakultet. Ndryshe, faza e parė e eksperimentimit tė tij ka filluar. Eksperimenti nė fjalė po aplikohet tek studentėt e tranferuar nga Universiteti i Tetovės.

Pas njė cikli debatesh qė dekanati i Fakultetit tė Mjekėsisė ka zhvilluar me studentėt, edhe pse pa dėshirėn e tyre ka vendosur qė tė ndėrroj mėnyren e studimeve. Me anė tė njė letre tė nėnshkruar nga dekani pėr arsim, z. Adem Limani, u bė e ditur se “Pas diskutimit me shefat e katedrave, Komisionin e Studimeve, Kėshillin e fakultetit dhe nė takimet me studentėt dekanati paraqet publikisht ndryshimet e propozuara nga palet e siperpermendura”. Ndėr tė shtatė pikat pėr ndryshime qė i bėri tė ditur dekanati ėshtė edhe “mėsimi tė zhvilohet sipas “Bllok Sistemit”, prej vitit akademik 2005/2006 qė ėshtė specifikuar nė pikėn e katėrt tė ndryshimeve.
Sipas prodekanit pėr arsim z. Limani “nga diskutimi me studentėt e viteve I, II dhe III kemi pėrfunduar se shumica e tyre i mbėshtesin ndryshimet e propozuara, ndėrsa studentėt e viteve IV, V dhe VI ndryshimet i konsiderojnė si pozitive por njėkohėsisht ata kėrkojnė tė mos kushtėzohen dhe ti lejohet atyre pėrcaktimi i vullnetshėm i ndjekjes sė mėsimit nė cikle sipas Bllok Sisitemit”. Mė pas vazhdon ai se “gjatė diskutimeve tė komisionit disa pėrfaqėsues tė Unionit tė Studentėve me qėllim apo tė shtyrė edhe nga ndonjė motiv tjetėr me diskutimete e tyre kanė tentuar qė tė bllokojnė propozimet pėr ndryshime, bile disa herė duke ardhur nė kundėrshtim edhe me vetė qėndrimet e tyre”.
Ndryshe nga prodekani i Fakultetit tė Mjeksisė, studentėt kanė shprehur pakėnaqėsitė e tyre rreth kėtij ndryshimi tė studimeve. Artani, student i vitit tė pestė tė fakultetit tė Mjekėsisė sė Pėrgjithshme ėshtė shprehur se “kategorisht ėshtė i papranueshėm aplikimi i kėtij sistemi pėr ne. Kjo do tė thotė qė ne tė kthehemi pas pėr njė, dy apo edhe mė shumė vite. Unė i kam ndjekur njė herė lėndėt dhe nuk ka nevojė ti ndjek ato mė”. Por edhe Lendita, studente po e vitit tė pestė tha se “kjo procedurė mund tė zbatohet vetėm tek gjenerata e re qė do tė regjistrohet nė kėtė fakultet. Thjeshtė nuk mund t’i adaptohemi kėtij sistemi. Ėshtė zgjidhje fatale pėr ne” ėshtė shprehur e mllefosur ajo.
Tashmė, dekanati i Fakultetit tė Mjekėsisė ka filluar eksperimentimin e “Bllok Sistemit”tek studentėt e transferuar nga Tetova. Pėr lėndėt diferenciale tė parapara pėr njė semester , duhen vetėm 3-5 orė mėsimi pėr tė pėrfunduar palanprogramin pėrkatės tė lėndės. “Ėshtė jo serioze dhe diskriminuese mėnyra e organizimit tė mėsimit, pėrkatėsisht eksperimentimi me ne” ėshtė shprehur Blerimi, njė student i transferuar nga UT-ja.
Sa pėr informim, “Bllok Sistemi” parasheh qė mėsimi teorik, seminarik dhe praktik pėr ēdo lėndė tė zhvillohret Brenda njė periudhe kohore varėsisht nga numri i orėve tė parapara pėr njė lėndė tė caktuar dhe pas pėrfundimit tė provimit nė lėnden e ndjekur t’i ipet mundėsia studentit pėr ta dėgjuar lėnden pasuese. Gjithashtu kėtij sistemi duhet t’u nėnshtrohen tė gjithė studentėt qė kanė mbetur me provime mbrapa pėr t’i dėgjuar edhe njė herė ato.

Nga Besnik KRASNIQI




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2014 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio