Studentet.info
Lajme : Reforma financiare nė universitete ka mbetur nė vend
Kyqur 30-03-2005 2:55:44 (1324 Lexime)

Hoxha: Nė grevė jo vetėm pėr pagat e administratės

Tiranė 30 MARS- Jo vetėm pėr pagat e 1000 punonjėsve tė administratės. Por edhe pėr arsye tė tjera tė forta. Greva e paralajmėruar e pedagogėve, sipas Ismail Hoxhės, ka mjaftueshėm shkaqe pėr tė ndodhur. “Reforma nė universitete ka ngelur praktikisht nė vend. Buxheti i dhėnė nga shteti pėr 2005 nuk mbulon rritjen e pagave tė pedagogėve dhe fondet e dhėna pėr investime janė thuajse zero”,-thotė kryetari i komisionit tė grevės sė nėntor-dhjetorit 2004. Njėkohėsisht shefi i profesoriatit tė Universitetit Politeknik tė Tiranės ai shton se “Javėn tjetėr ne do tė vendosim se si do tė veprojmė nė rast se qeveria nuk i pėrmbush premtimet e saj.

Nuk duam tė cėnojmė procesin mėsimor, i cili u cėnua goxha nga greva e parė, por edhe nuk mund tė mos pėrkrahim administratėn nė kėrkesat e drejta. Pėrveē saj, ka edhe probleme tė tjera”.
***
Disa nga anėtarėt e komisionit tė grevės sė famshme tė pedagogėve (nėntor-dhjetor 2004), janė mbledhur dje pėr tė diskutuar se si do tė veprojnė universitetet, dy ditė para mbarimit tė afatit lėnė qeverisė. Ashtu siē deklaroi edhe kryetari i sindikatės tek Fakulteti i Shkencave tė Natyrės, nė Tiranė, Qazim Lataj, 31 marsi ėshtė afati i fundit qė i lihet qeverisė pėr tė zbatuar premtimin e saj: atė tė rritjes sė pagave tė administratės sė fakulteteve brenda shkurtit. “Njė muaj iku, ne nuk mund tė presim mė shumė”, -pati deklaruar ai tė premten, duke kėrcėnuar me grevė.
Ismail Hoxha tha se edhe komisioni i grevės priste 31 marsin pėr tė vendosur. “Gjithsesi, qeveria deri tani nuk ka dėrguar asnjė sinjal bashkėbisedimi, megjithėse ne ia kemi kėrkuar. Por nuk ėshtė vetėm problemi i pagave tė administratės ai qė mund tė na ēojė tek njė grevė e re”,-thotė ai.
***
Ismail Hoxha shton se qeveria nuk e ka zbatuar protokollin qė pėrfaqėsuesit e saj kanė firmosur nė 9 dhjetor 2004. Bashkė me pėrfaqėsuesit e komisionit tė grevės. “Ajo nuk ka treguar shenja serioziteti. Buxheti pėr pagat, i dhėnė pėr vitin 2005, nuk e mbulon rritjen qė iu bė atyre me vendim qeverie. Ky ėshtė njė problem pėr tė gjitha universitetet shqiptare. Shteti nuk i ka dhėnė asnjėrit prej tyre mjaftueshėm fonde pėr tė paguar rritjen e pagės”.
Njė javė mė parė, ishte rektori i Tiranės, Shezai Rrokaj, ai qė do ta ngrinte me tė madhe kėtė problem. “Fondi i pagave tė pedagogėve i parashikuar pėr vitin 2004 ka qenė 549 610 000lekė, ndėrsa kėtė vit ėshtė 646 331 000 lekė, ku parashikohet edhe rritja e pagave tė tyre pas grevės. Kjo rritje ėshtė nė masėn e 18 pėrqindėshit, ndėrkohė qė duhet tė ishte nė masėn 28-30 pėr qind, pėr tė mbuluar edhe rritjen e pagave tė pedagogėve”,- deklaroi ai pėr median nė 21 mars.
Qeveria ende nuk ka dhėnė shpjegime tė plota mbi kėtė pikė, ndėrsa Hoxha thekson se ky nuk ėshtė problem vetėm i Universitetit tė Tiranės, por i tė gjitha shkollave tė larta publike tė Shqipėrisė. “Mbetet qė universitetet tė pėrdorin tė ardhurat dytėsore (taksat e studentėve, kuotat me pagesė etj) pėr tė pėrballuar rritjen, por ne nuk do ta lejojmė njė gjė tė tillė. Ato janė paratė e studentėve dhe do tė pėrdoren pėr ta. Mbi tė gjitha, kur u mbyll greva, qeveria premtoi qė rritja e pagės tė pėrballohej vetėm nga buxheti i shtetit. Dhe jo nga tė ardhurat dytėsore tė fakulteteve”.
Pėr ata qė nuk e mbajnė mend, u bė goxha luftė pikėrisht pėr ta detyruar qeverinė ta pranonte njė fakt tė tillė. Nė 10 dhjetor 2004 ajo miratoi njė vendim qeverie qė rriste pagat e pedagogėve nė pėrqindjet e kėrkuara prej tyre, por nė fund tė kėtij vendimi shtohej se rritja pėrballohej nga tė ardhurat dytėsore tė vetė fakulteteve. Dhe jo nga buxheti i shtetit. Kjo shkaktoi njė valė tė vėrtetė zemėrimi tek pedagogėt dhe bėri qė greva tė zgjatej edhe 4 ditė tė tjera. Derisa nė 14 dhjetor, ministri i Shtetit Marko Bello dhe ai i Arsimit, Luan Memushi, tė bėheshin garantė se qeveria do ta hiqte kėtė paragraf nga vendimi i rritjes sė pagave tė pedagogėve. Garanci, qė me sa duket e me ē’deklarojnė krerėt e universiteteve, s’paska qenė edhe aq e fortė.

Nga:Elda SPAHO




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2014 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio