Studentet.info
Opinione : Tetovari nga Tirana
Kyqur 23-11-2009 16:18:35 (1118 Lexime)


Nga: Agim VINCA

E rilexova kėto ditė letrėn tėnde drejtuar mua, kohė mė parė pėrmes shtypit ...(Letėr Profesor Vincės) lidhur me ndėrhyrjen brutale tė organeve shtetėrore tė Maqedonisė nė institucionin mė tė lartė shkencor dhe arsimor tė shqiptarėve nė Maqedoni-Universitetin Shtetėror tė Tetovės.

Tė falėnderoj, ndonėse pak me vonesė (pėr ēka kėrkoj ndjesė), pėr informacionin qė mė ofrove lidhur me rrethanat nė tė cilat u bė “puēi” nė USHT mė 2 korrik tė kėtij viti. Disa nga detajet qė pėrmend ti nė letrėn tėnde tė botuar fillimisht nė shtypin e pėrditshėm shqip (te gazetat “Panorama” e Tiranės dhe “24 orė” e Tetovės) dhe pastaj edhe nė librin tėnd publicistik “Grandomania”, i kam ditur, disa jo. Nuk kam ditur, fjala vjen, pėr vdekjen e pedagogut tė USHT-sė, Iljas Useini dhe varrimin e tij po atė ditė, pra mė 2 korrik, nė Gostivar, ku ka qenė e pranishme e tėrė udhėheqja legjitime e USHT-sė, nė krye me ushtruesin e detyrės sė rektorit, prof. dr. Agim Velėn, ashtu siē nuk kam ditur as pėr pėrurimin e godinės sė re tė ambasadės amerikane nė Shkup tė njėjtėn ditė, ku po ashtu ėshtė dashur tė jetė i pranishėm njeriu i parė i institucionit mė tė lartė arsimor e shkencor tė shqiptarėve nė Maqedoni, Universitetit Shtetėror tė Tetovės.

Nuk kam ditur, natyrisht, as pėr sjelljen brutale tė udhėheqjes sė re, tė sapoardhur, me eskortė speciale policore, ndaj individėve tė veēantė tė zėnė me punė nė kėtė institucion dhe posaēėrisht ndaj teje, pėr ē’gjė do tė flas mė gjerėsisht pak mė poshtė.


Shumė gjėra mėsova, i dashur Ylber, nga letra jote me tė cilėn ti mė nderove duke mu drejtuar publikisht, ashtu siē mė nderove duke e hapur po me kėtė tekst librit tėnd ”Grandomania. Tregime, skica, pėrsiatje”, qė kohė mė parė u botua dhe u promovua nė Tetovė.
Je njohės i mirė i situatės nė Maqedoni, padyshim dhe i lojės qė u luajt dhe po luhet nė “tempullin e dijes” me emrin USHT. E ke pėrshkruar mirė atmosferėn e krijuar nė mjediset e USHT-sė mė 2 korrik 2009 dhe e ke vlerėsuar drejt aktin e sulmit mbi tė. Jam plotėsisht dakord me vlerėsimin tėnd en général. Por mė lejo tė mos pajtohem me ty lidhur me njė fakt. Ti thua se pas skenarit tė marrjes sė Universitetit qėndron kryeministri maqedonas Nikolla Gruevski, i njohur pėr “alergjinė e tij ndaj institucioneve shqiptare”.

Pa dashur ta mohoj aspak alergjinė e Gruevskit dhe tė Gruevskėve tė tjerė ndaj institucioneve me rėndėsi pėr emancipimin e shqiptarėve nė Maqedoni, qė ėshtė njė fakt i pakundėrshtueshėm, mė lejo tė tė them se kur ėshtė fjala pėr “institucionet shqiptare” pushtetarėt maqedonas, pėrfshirė edhe kryeministrin aktual, ua lėnė duart e lira liderėve tė partive politike shqiptare. Atyre nuk u lejohet tė pėrzihen nė punėt e mėdha tė shtetit, pėrfshirė edhe ēėshtjen e emrit, fjala vjen, por kur vjen puna e zgjedhjes sė drejtorėve tė shkollave shqipe dhe “rektorėve” tė universiteteve shqiptare, u lihet liri e plotė, sepse nė kėtė mėnyrė arrihen dy efekte: kėnaqen ambiciet e tyre tė vockėla lideriste; fisnore, klanore e lokaliste, nė njėrėn anė dhe futet sherr mes shqiptarėve, nė anėn tjetėr, sipas parimit tė njohur e tė sprovuar mirė: “le tė ēajnė kokėn me njėri-tjetrin”.

Rrjedhimisht, i dashur Ylber, pėr aktin e turpshėm tė 2 korrikut, mė parė se Nikolla Gruevskin, duhet fajėsuar Ali Ahmetin dhe njerėzit e tij. Zhvillimi i ngjarjeve nė USHT nė muajt qė pasuan: uzurpimi brutal i Universitetit dhe spastrimi i tij gati radikal nga kuadrot “e papėrshtatshme”, ekspertė tė shquar tė fushave pėrkatėse dhe zėvendėsimi i tyre me “rishtarė universitarė”, si thua ti, ose me pleq pensionistė, proces ky nė krye tė tė cilit qėndron kushėriri i Aliut, Ismail Ahmeti, i instaluar nė postin e “prorektorit pėr mėsim” tė USHT-sė, e dėshmon katėrēipėrisht kėtė. Por, tė kthehemi sėrish te vakia e 2 korrikut, brutaliteti dhe simbolika e saj. Nėntėmbėdhjetė vjet mė parė, mė 2 korrik 1990, nė botėn shqiptare patėn ndodhur dy ngjarje tė paharruara, nga ato qė, pėr mirė a pėr keq, nuk mund tė mos i regjistrojė historia, njėra nė Prishtinė e tjetra nė Tiranė. Kėshtu, nė Prishtinė, deputetėt e Kuvendit tė atėhershėm tė Kosovės, shpallėn Deklaratėn Kushtetuese pėr Kosovėn Republikė, kurse nė Tiranė, qindra njerėz tė lodhur e tė frustruar nga gjendja e rėndė ekonomike e politike, por edhe djerrakohės e aventurierė, ua mėsynė ambasadave tė huaja. Po pėrse pikėrisht atė ditė a thua, pra mė 2 korrik, kur u shpall “Kosova Republikė”, e jo njė ditė mė herėt a mė vonė, kjo vazhdon tė mbetet njė enigmė e pazgjidhur? E, po atė ditė, Kuvendi i Serbisė, nė mėnyrė tė paligjshme, suprimoi Kuvendin e Kosovės dhe, me forca tė mėdha policore, pushtoi institucionin mė tė rėndėsishėm informativ nė Kosovė, Radio-televizionin e Prishtinės (RTP), si quhej atėherė.

Kjo ndodhi plot 19 vjet mė parė, kur ti, si djalė i ri, as qė ke ėndėrruar se do tė vinte dita tė vije nė Tetovė dhe tė jepje mėsim nė njė universitet shqiptar. Historia, thonė, pėrsėritet, herėn e parė si tragjedi; herėn e dytė si farsė. Ndoshta ideatorėt e pushtimit tė USHT-sė, si e quan ti, i dashur Ylber, rastėsisht e kanė zgjedhur kėtė datė (ndonėse ti e argumenton tė kundėrtėn, duke i shtuar vdekjes sė pedagogut dhe pėrurimit tė ambasadės sė SHBA-sė, edhe preokupimin e opinionit shqiptar, pėrfshirė dhe mediat, me telashet e zgjedhjeve tė 28 qershorit nė Shqipėri), por simbolika ėshtė e keqe. Madje tejet e keqe. Dhe jo vetėm simbolika, por edhe mesazhi qė transmeton ky akt brutal, pėr tė cilin ti flet hapur nė letrėn tėnde tė datės 16 korrik 2009.
Pėr mua, detaji mė pikant i letrės sate, qė s’mė shqitet mendsh tash sa kohė, ėshtė ai ku tregon se si uzurpatorėt e USHT-sė, posa kėmba e tyre shkeli nė mjediset e tij, urdhėruan qė ti tė largoheshe urgjentisht nga ky institucion. “Atė tė Shqipnisė pėr pesė minuta ta shporrni nga zyra!” - paskėshin thėnė ardhėsit e shoqėruar me eskortė policore, tė bindur se po bėnin njė akt tė lartė atdhetarie. Kjo paskėsh qenė kėrkesė e prerė e tyre. Dhe, “ai i Shqipnisė” ishe ti, Ylber Lili, shefi i Degės sė Gazetarisė nė USHT, publicist e kolumnist i afirmuar, autor i tre-katėr librave tė botuar nga fusha e gazetarisė.

Tė shihja vazhdimisht nė mesin e studentėve kur vija pėr tė mbajtur mėsim tė premteve. Shihej qartė se ti ishe shumė i dashur pėr ta, studentėt e tu tė gazetarisė, sepse nga ti ata mund tė mėsonin jo vetėm si shkruhet lajmi e komenti, por edhe si komunikohet nė mėnyrė tė kulturuar e me njė gjuhė tė kultivuar. Ti, pedagogu nga Tirana, ishe shumė i afėrt me studentėt e tu tetovarė tė USHT-sė, kurse me kolegėt, sidomos me ata dialogu intelektual i tė cilėve rrudhet nė “xhibojsh.com”, si thoshe me humor, dije tė ishe herė-herė edhe i ashpėr e sarkastik.
Kemi ėndėrruar njė shekull qė tiranasi tė punojė nė Tetovė, nė Shkup, Prishtinė e anasjelltas dhe tani kur kjo ėndėrr ėshtė bėrė pjesėrisht realitet, dalin njerėz qė thonė: “At’ t’Shqipnisė pėr pesė minuta ta shporrni nga Fakulteti!”. As albanofobėt serbo-maqedonė tė viteve ’80-’90 nuk kanė ditur tė mendojnė e tė veprojnė mė keq! A janė shqiptarė a shqipfolės kėta argatė tė dreqit? Dhe a s’ėshtė fatkeqėsi qė tipat e tillė tė vihen nė krye tė njė institucioni kaq tė rėndėsishėm, siē ėshtė Universiteti i Tetovės?
Mė kujtohet si sot takimi i parė me ty, dy-tre vjet mė parė, te hotel “Liraku”. Ishe nė njė rreth miqsh dhe unė tė thashė se mė dukesh si “tetovar”. Dhe vėrtet ashtu m’u duke, nuk e di pse. Ndoshta ngaqė ti ishe mishėruar aq shumė me kėtė qytet dhe njerėzit e tij, ashtu siē ishe mishėruar plotėsisht si njeri e gazetar me hallet dhe problemet e shqiptarėve tė Maqedonisė nė pėrgjithėsi. Tė quajta, prandaj, qė ditėn e parė, “tetovari nga Tirana” dhe pėr mua ti vazhdon tė jesh i tillė, pavarėsisht se u detyrove tė largohesh nga ky qytet, shpresoj pėrkohėsisht. Uzurpatorėt e USHT-sė, tė yshtur nga partia nė pushtet, u kujdesėn qė ty tė tė shporrnin nga Universiteti dhe nga Tetova, qyteti nė tė cilin i kalove plot shtatė vjet, duke i dhėnė mjaft nga vetja dhe duke marrė nga ai dashurinė dhe respektin e njerėzve, nė radhė tė parė tė studentėve, kolegėve dhe miqve tė tu tė shumtė.
Gjithkush e di se njerėzit qė u vunė nė krye tė USHT-sė janė marioneta tė partisė nė pushtet ose, mė saktė, tė koalicionit VMRO-BDI dhe se ata tė gjorė nuk bėjnė asgjė pa marrė leje e instruksione “nga lart”. Agron Rekėn nuk e njoh (emrin e tij e kam dėgjuar pėr herė tė parė mė 2 korrik), por e njoh mirė - si paren e kuqe - “krahun e tij tė djathtė”, “prorektorin pėr ēėshtje mėsimore”, Ismail Ahmetin, pėr tė cilin disa njohės tė rrethanave aktuale nė USHT thonė se ėshtė realisht rektor!
E njoh mirė, pra, njeriun qė ėshtė caktuar tė bėjė politikėn akademike nė USHT. Tridhjetė vjet punojmė bashkė nė Fakultetin Filologjik tė UP. Personi nė fjalė njihet nga tė gjithė si servili mė i madh i ēdo dekanati, vardisės i ēdo pushteti, qė edhe nga Libia e Gadafit, ku pat qėndruar njė kohė nė vitet shtatėdhjetė, u kujdes t’i sillte dhuratė tė shtrenjtė sekretarit tė Lidhjes sė Komunistėve tė Fakultetit. Nuk ėshtė i denjė t’i pėrmendet emri, sepse as pas tridhjetė e sa vjetėsh karriere universitare nuk ka arritur tė bėjė emėr. Me formim orientalist, kurse me botėkuptim hoxhė nga ata tė dikurshmit, ai ėshtė shėrbėtor besnik e i dėgjueshėm i ēdo hyqymeti dhe njeri primitiv, intrigant, inatēi e hakmarrės nė raport me kolegėt e vet, sidomos kur ndodh tė ketė njė grimė pushtet. Si mund tė lihet universiteti nė duart e njė njeriu si ai? Ai s’ėshtė i denjė tė drejtojė njė shkollė fillore tė njė fshati tė humbur tė nahijes sė vet, e jo mė njė universitet!
Puna e parė qė bėri ky njeri nė fillim tė vitit tė ri akademik, kėtij nė tė cilin kemi hyrė, ishte angazhimi i rektorit tė UP-sė, Mujė Rugova, zėvendėsrektorit pėr marrėdhėnie me botėn, Naser Mrasori dhe i dekanit tė Fakultetit Filologjik, Osman Gashi, pėr tė mbajtur mėsim nė USHT, madje jo njė lėndė tė vetme, por edhe dy-tri sosh! Dhe a e dini pse? Duke i angazhuar nė USHT dy nga njerėzit e parė tė UP-sė dhe njeriun e parė tė Filologjikut, ky delikuent plak, nė prag tė pensionit, ka menduar jo vetėm tė mbetet nė listėn e rrogave nė fakultetin e tij “amė”, Fakultetin Filologjik tė Prishtinės dhe tė zhvatė njė mijė euro nė muaj pa qenė fare i pranishėm aty, por edhe ta ruajė vendin e tij tė punės nė Degėn e Orientalistikės - pėr t’u kthyer sėrish, pa konkurs, kur tė marrė fund aventura e tij e turpshme nė USHT, qė s’besojmė se do tė zgjasė shumė.
Ėshtė hera e dytė qė ky njeri vjen nė krye tė njė institucioni tė rėndėsishėm, siē ėshtė Universiteti i Tetovės. Herėn e parė mė 2004, pas zyrtarizimit gjysmak tė USHT-sė (me gjithsej 4-5 fakultete), kur kėtij qyqari iu besua posti i zėvendėsrektorit pėr ēėshtje mėsimore dhe herėn e dytė tani, pas aplikimit tė masave tė dhunshme mė 2 korrik tė kėtij viti, kur ai doli nga strofulli tek ishte fshehur plot dy vjet e gjysmė pa bėrė gėk me gojė dhe drejt e nė fotelen e prorektorit pėr mėsim, nė krye tė detyrės sė spastrimit tė kuadrove tė padėshiruara. Dhe e vetmja meritė e tij ėshtė qė ka tė njėjtin mbiemėr me kryetarin e BDI-sė, Ali Ahmetin dhe ėshtė nga njė fshat me tė, nė tė vėrtetė kushėri i afėrt i tij.
Lideri i BDI-sė, zoti Ali Ahmeti, do tė duhej ta qortonte Kushėririn e vet prorektor, i cili, me veprimet e tij, e komprometon rėndė postin qė i ėshtė besuar, institucionin tek e ushtron atė dhe politikėn e punėdhėnėsit tė tij. Thėnė paksa harbutēe, me gjuhėn qė e kuptojnė mė mirė kreatorėt e kėsaj politike dhe mbėshtetėsit e tyre, Aliu do tė duhej t’ia ngrehte veshin Kushėririt tė tij hakmarrės e primitiv, I. A., por, me gjasė, ai nuk ka ndėrmend ta bėjė kėtė. Hė pėr hė jo. Pėr mė vonė nuk e di. Si pasojė e kėsaj politike tė mbrapshtė e diletante, nė USHT po rrėnohen vlerat nė mėnyrė rapide, kurse Universiteti si institucion rrezikon tė pėrjashtohet nga Karta e Bolonjės dhe nga instancat e tjera tė ngjashme nė rajon e nė botė, pėr t’u shndėrruar nė njė geto tė vėrtetė, tamam sipas shijes sė atyre qė e drejtojnė. Ti di mjaft pėr Tetovėn, Maqedoninė e edhe Kosovėn, i dashur Ylber, por ka edhe gjėra qė s’i di, natyrisht. Dhe kjo qė po tė rrėfej ty dhe lexuesve pėr Kosovėn e kohės sė dhunės dhe tė apartheidit serb, ėshtė vetėm maja e aisbergut. E vėrteta e plotė ėshtė shumė mė e hidhur. E mbaj mend si sot atmosferėn e uzurpimit tė Radiotelevizionit tė Prishtinės nga policia serbe mė 5 korrik 1990. Tmerr i vėrtetė, dhunė, pėrleshje… Nė orėn 15 e shtatė minuta polici serb i armatosur gjer nė dhėmbė hyn nė studion e Radio-Prishtinės dhe i thotė spikerit qė po jepte lajmet e mesditės: “Prekini!” (Pusho!). “Ndėrpreje nė ēast programin!”. Dhe institucioni i vetėm radiofonik i Kosovės pushon sė foluri shqip. Nė ora 15.07. Plot dhjetė vjet! Rolin e spikeres sė emisioneve shqipe tė RTP-sė nė ato vite do ta luajė njė femėr, e cila nė kujtesėn e njerėzve ka hyrė si “Hajrije spikerica”. Kujt i ka shkuar mendja se njėzet vjet mė vonė nė Universitetin e Tetovės do tė dalin nė skenė monstra si “Hajrije spikerica”, tė denja pėr emisionet satirike tė tipit “Portokalli” dhe “Fiks fare”!
“Hajrijet” e sotme tė USHT-sė, tė ngarkuar pėr tė bėrė politikėn akademike nė kėtė institucion, vuajnė nga mendėsia dhe verbėsia tribale, tė cilėn poeti dhe publicisti i talentuar Bilal Xhaferi, ēam me origjinė, e karakterizon si vijon.“Ju shqiptarėt e Shqipėrisė, thonė ata qė vijnė nga trojet jashtė kufirit shtetėror. Po si kėshtu, bre, vėlla? Kur unė jam shqiptar i Shqipėrisė, po ti i kujt je? I dreqnisė? Pėrderisa jemi shqiptarė, ne jemi tė gjithė shqiptarė tė Shqipnisė, se nė kėtė plan ekziston vetėm njė Shqipėri, vetėm njė dhe ne jemi bijtė e saj. Ti vjen nga Kosova e unė nga Ēamėria, ai tjetri nga Myzeqeja e ai tjetri nga Mirdita, po kėto krahina janė tė gjitha pjesė tė kombit shqiptar dhe ne nuk duhet ta ndajmė njėri-tjetrin me njė logjikė tė ēmendur principatash. Qė t’i bėjmė ballė serbit e grekut, kusht i parė ėshtė qė tė flakim nga mendja jonė kufijtė imagjinarė qė ndajnė shqiptarin nga shqiptari”.
Letra jote, i dashur mik, natyrisht “i Shqipnisė”, si shumė tė tjerė, mė kujtoi njė ngjarje nga pėrvoja ime personale, tė cilėn po e kujtoj kėtu, jo pėr tė treguar karakterin tim “tė vėshtirė” si njeri dhe krijues, tė cilit shpesh ia shoh sherrin, por ngaqė i pėrgjigjet temės pėr tė cilėn flasim: paragjykimet krahinore dhe vetėdija kombėtare.
Vite mė parė, nė njė orė letrare nė Shkup, kur mė erdhi radha mua tė lexoja, udhėheqėsi i mbrėmjes, njė shkrimtar nga Struga qė jeton nė Shkup, tha: “Nuk e di si tė tė prezantoj: nga Struga apo nga Prishtina?”. Njė pjesė e auditorit vuri buzėn nė gaz, gjė qė mbase edhe ishte qėllim i moderatorit. “Mund tė mė prezantosh si nga Struga dhe si nga Prishtina, por mund tė mė prezantosh, po deshe, edhe si nga Pogradeci, Ulqini a Presheva, sepse unė jam panshqiptar… Nuk e ndaj shqiptarinė nė ngastra e mėhalla!” - thashė nga tribuna para se tė filloja deklamimin e vargjeve tė mia.
Ata qė njė ēast mė parė nėnqeshėn, sakaq e ulėn kokėn.
Do tė vijė dita, i dashur Ylber, qė edhe aparatēikėt e USHT-sė (poeti A. Tufa nė njė deklaratė tė tij dhėnė shtypit shqip nė Maqedoni i pat quajtur “halabakė”) tė pendohen dhe ta ulin kokėn pėr kėtė qė po bėjnė sot me kėtė dhe nė kėtė institucion tė rėndėsishėm arsimor e shkencor. Sillen me tė si tė ishte pronė e tyre private, si t’ua kishin lėnė trashėgim gjyshi a babai, e jo institucion publik i njė rėndėsie tė veēantė.




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2014 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio