Studentet.info
Intervista :  Agim VELA: Klanet politike po shkatėrrojnė USHT-nė
Kyqur 04-01-2010 4:24:05 (1415 Lexime)


Po bėhen gashtė muaj, prej se nuk jeni rektor i USHTsė dhe pėrsėri pretendoni nė kėtė post. Pėrse?
VELA:
Me vendim e datės 2 korrik tė ministrit tė Arsimit dhe Shkencės, u suspendua Senati i USHT-sė pa asnjė arsye dhe bazė ligjore. Sot, gjashtė muaj pas, ėshtė mė se e qartė se nė rastin e USHT-sė, kanė dėshtuar plotėsisht institucionet e thirrura pėr mbrojtjen e ligjshmėrisė nė Maqedoni. Tė gjitha aktet ligjore qė mundėsojnė funksionimin autonom tė USHT-sė janė shkelur me rastin e shkarkimit tonė. Fakti qė ministri solli njė vendim joligjor dhe jokushtetues, i cili do tė hynte nė fuqi pas 2 javėve pasi u shqyrtua ankesa jonė, tregon qartė se qėllimi i atij vendimi ka qenė instalimi i njė klani tė mbėshtetur politikisht. Nė mėnyrė transparente dhe nė pėrputhje me ligjet, Senati i USHT-sė ka bėrė zgjedhjen e rektorit mė 3 korrik dhe, ligjėrisht ai vendim ėshtė ende nė fuqi. Pra, unė bashkė me prorektorėt, dekanėt dhe pėrgjegjėsit e programeve studimore dhe tė njėsive tjera organizative, jemi organe legjitime tė Universitetit. Gjithsesi, ne tė drejtėn tonė do ta ndjekim nė mėnyrė ligjore dhe nė pėrputhje me standardet evropiane.


Struktura e re e USHT-sė doli me informacione se e gjetėn me njė milion euro nė minus buxhetin e universitetit. A ėshtė e vėrtetė kjo dhe nėse po, si shpjegohet kjo?
VELA:
Funksionimi i USHT-sė gjatė mandatit tim dy mujor si ushtrues detyre i rektorit tė USHTsė ka qenė i bazuar tėrėsisht nė dispozitat ligjore. Gjatė kėsaj periudhės, ne kemi pranuar mbi 10 inspektime tė natyrės akademike dhe financiare. Nė tė gjitha kėto raste ne kemi marrė raporte pozitive dhe rekomandimet e tyre janė zbatuar tėrėsisht. Pėr mė tepėr, nė fund tė muajit maj 2009, ne kemi marrė vlerėsimin pozitiv nga ana e MASH-it. Nė anėn tjetėr, me gjithė shkeljet e evidentuara ligjore nė aspektin akademik dhe financiar, tė njėjtat shėrbime inspektuese tė MASH nuk e kanė parė tė udhės tė vizitojnė USHTnė pas 2 korrikut. Prandaj, i konsideroj tė pavėrteta dhe manipulime komentet se gjoja nė USHT janė shpėrdoruar mjetet publike.
Kohė pas kohe dilni nė opinion me komunikata dhe konferenca shtypi, ku komentoni punėn e strukturės qė aktualisht udhėheqė USHTnė. Pėrse kjo tendencė pėr tė vepruar si strukturė paralele?
VELA:
Nė fakt, do t'ju korrigjoja, sepse nuk jemi vetėm ne prezent nė opinion rreth tė bėmave tė strukturave jolegjitime nė USHT. Pėrkundrazi, njė numėr i konsiderueshėm intelektualėsh nga trevat shqiptare kanė reaguar dhe po reagojnė rreth situatės sė krijuar nė USHT. Ne e konsiderojmė obligim tonin kombėtar dhe akademik qė tė jemi transparent dhe tė njoftojmė pikė sė pari studentėt dhe prindėrit e tyre si preventivė ndaj pasojave tė mundshme si rrjedhojė e shkatėrrimit tė kapaciteteve akademike tė USHT-sė. Nuk duhet harruar se ne e kemi bėrė USHT-nė pjesė tė procesit tė Bolonjės, e cila bart nė vete disa obligime pėr kualitetin akademik dhe njohjen e diplomave tė studentėve tė USHT-sė nė Evropė. Kjo ėshtė arritur me mund tė madh, prandaj nuk tolerohet qė si rrjedhojė e ambicieve tė klaneve politike, kjo tė shkatėrrohet. Besojmė qė kemi pėrkrahjen e plotė tė studentėve dhe stafit akademik tė mirėfilltė nė kėtė drejtim.

RRUSH ka ngritur idenė e unifikimit tė diplomave. Si u duket kjo ide?
VELA:
Natyrisht se e pėrkrahim. USHT ka qenė njėri ndėr iniciuesit e krijimit tė Rrjetit tė Universiteteve Shqiptare dhe idesė pėr unifikimin e diplomave. Kjo nėnkupton qė tė gjitha universitetet nė trevat shqiptare, duhet tė arrijnė standardet tė procesit tė Bolonjės. Kjo mė sė miri do tė arrihej nė kuadėr tė bashkėpunimeve ndėrshtetėrore. Nė tre vitet e fundit, USHT ka shtuar komunikimin dhe shkėmbimin me tė gjitha universitetet shqiptare, ndėrsa tani USHT ėshtė njė ishull i izoluar akademik si rezultati I politikave tė gabuara tė klaneve qė e menaxhojnė aktualisht. Siē e thash edhe mė lartė, USHT me sukses ėshtė kyēur nė procesin evropian tė njohjes sė diplomave dhe nė iniciativėn e Bashkimit Evropian nė prag tė formimit tė EHEA (Hapėsira evropiane e arsimit tė lartė). Veprimet e gjashtėmujorit tė fundit mund tė ndikojnė nė zhvlerėsimin e sukseseve tė arritura.

Si njeri akademik, qė keni punuar disa dekada nė Universitetin e Prishtinės, por qė keni drejtuar edhe USHT-nė pėr disa muaj, mendoni se ėshtė e drejtė tė barazohen UP-ja dhe USHT-ja sa i takon nivelit tė cilėsisė?
VELA:
Me shumė pėrgjegjėsi dhe mburrje e them se, nė kohėn sa isha unė ushtrues detyre i rektorit, nė saje tė angazhimit tė profesorėve mė tė mirė nga vetė Universiteti i Prishtinės, Universiteti i Tiranės, Universiteti "Shėn Kirili dhe Metodi" i Shkupit, dhjetėra profesorė "visiting" nga universitetet amerikane, nga Gjermania, Franca, Anglia, Italia, Turqia, Bulgaria dhe nga universitetet me tė cilat kishim marrėveshje bashkėpunimi e shkėmbimi kuadrosh, USHT nuk dallohej aspak nė cilėsi me Universitetin e Prishtinės apo me cilindo nė regjion. Nė zbatimin e standardeve tė Bolonjės dhe pėrfitimit nga programet TEMPUS, USHT nė disa fusha ishte pėrpara.

Ēfarė mund tė kishit bėrė pėr vendosjen e standardeve apo edhe pėr pėrmirėsimin e imazhit tė USHT-sė, nėse do tė ishit rikthyer njė ditė pėrsėri nė postin e rektorit?
VELA:
Unė vij nga bota akademike dhe shkencore dhe jam i bindur se parakusht parėsor pėr funksionim tė mirėfilltė tė USHT-sė, ėshtė largimi i ndikimeve politike. USHT-sė i nevojitet njė riorganizim, konsolidim, nė mėnyrė qė ky institucion tė merr fizionominė e njė universiteti bashkėkohor qė mund tė krahasohet me institucionet simotra nė rajon e mė gjerė. Kėtu do tė pėrmendja pėrfundimin e objektit tė Fakultetit Ekonomik dhe Juridik, pajisjen e laboratorėve tė shkencave tė mjekėsisė dhe shkencave aplikative, pastaj pėrsosjen e kuadrove profesionale shkencore, studimet master dhe doktoratat e tyre si dhe njė theks tė veēantė do t'iu kushtojmė standardit tė studentėve si dhe pėrmirėsimit tė kushteve tė studimit dhe jetės sė studentėve nė afat mė tė gjatė. Gjithashtu, si objektiv qendror kam vazhdimin e bashkėpunimit me universitetet tjera dhe zgjerimin e kėtyre bashkėpunimeve veēanėrisht me ato jashtė Maqedonisė, sepse jemi njė institucion i ri dhe kemi nevojė pėr pėrkrahje nė rrafshin teknikoshkencorė. Angazhim tjetėr i rėndėsishėm i imi do tė mbetet anėtarėsimi i plotė i Universitetit Shtetėror tė Tetovės pranė Asociacionit tė Universiteteve Evropiane. Me rikthimin tim, unė bashkė me organet tjera tė universitetit do tė zbatoja planin strategjik tė zhvillimit tė USHT-sė 2008-2012, plan ky qė ka kaluar pėrmes disa raporteve vjetore edhe nė Parlamentin e RM-sė.

A keni pranuar ndonjė shkresė nga Sekretari i pėrgjithshėm i Magna Carta Obseravation, Bastian Bauman, lidhur me ndryshimet tė cilat ndodhen vitin qė shkoi? Nėse po, ai i jeni pėrgjigjur zotėri Baumanit?
VELA:
Menjėherė pas suprimimit tė organeve udhėheqėse legjitime tė USHT-sė, unė kam informuar observatorin e Magna Kartės nė Bolonjė rreth situatės sė krijuar nė USHT. Maqedonia ėshtė nėnshkruese e Magna Kartės, e me tė obligohet tė garantojė autonominė e Universitetit sipas parimeve qė dalin nga Deklarata e Bolonjės. Pas dorėzimit tė tė gjithė dokumentacionit rreth ndėrhyrjes joligjore nė USHT, sekretari i pėrgjithshėm i Magna Kartės z.Bauman ka kėrkuar informacione zyrtare prej MASH. Ne, thuajse ēdo javė jemi nė kontakt dhe zyra e Bolonjės, sot e kėsaj dite, 5 muaj pas kėrkesės sė parė tė tyre, nuk ka marrė pėrgjigje nga MASH. Ky injorim nga ana e MASH mund tė rezultojė me pasoja tė dėmshme lidhur me njohjen e diplomave tė studentėve tė USHT-sė.

Te cilat institucione tjera relevante arsimore tė nivelit ndėrkombėtarė jeni ankuar?
VELA:
Krahas rrugės ligjore pėrmes gjykatave tė vendit, unė, bashkė me tė gjithė anėtarėt legjitim tė Senatit dhe Dekanėt e fakulteteve tė USHT-sė u jemi drejtuar Asociacionit Evropian tė Universiteteve-EUA, Asociacionit Ndėrkombėtar tė Universiteteve, ish-komisionarit evropian pėr arsim, zt. Jan Figel dhe sė fundi edhe me komisionarin e ri pėr arsim, Maros Sefcovic dhe qė tė gjithė kanė shprehur shqetėsim pėr ngjarjet e gjashtėmujorit tė fundit nė USHT. Gjithashtu jemi nė kontakt tė rregullt me pėrfaqėsitė diplomatike nė Shkup, tė cilat kanė ndihmuar USHT-nė qė nga zyrtarizmi i tij. Kudo nė botė, universitetet janė institucione prijėse tė zhvillimit dhe progresit. Fatkeqėsisht sot USHT ėshtė shndėrruar nė mjet nė shėrbim tė partive politike, zyre pėr punėsime partiake, pėr avancime shkencore tė funksionarėve politik, duke mos u dhėnė as edhe pėrkushtimin minimal studentėve, pėr ēfarė qėllimi edhe ėshtė themeluar. Besoj qė kėtė vizion e ndajnė i tėrė stafi akademik dhe studentėt e USHT-sė. Prandaj shumė shpejt do tė arrijmė nė kėtė pikė kur njėherė e pėrgjithmonė tė largojmė politikėn nga universiteti. Nėse jo nga gjykatat e vendit, atėherė nga ato ndėrkombėtare.

Diēka pėr tė shtuar nė fund?
VELA:
Me rastin e festave tė fundvitit, unė u dėshiroj tė gjithė stafit akademik, studentėve dhe personelit administrativ qė viti 2010 tė jetė njė vit i mbarė, i suksesshėm dhe i rimėkėmbjes sė USHT-sė. Ky vit do tė shėnohet me rikthimin e autonomisė sė USHT-sė, avancimin e cilėsisė sė programeve studimore dhe arritjen e qėndrueshmėrisė financiare. Pėr realizimin e kėtij vizioni mbarėkombėtare pres mbėshtetjen nga tė gjitha institucionet e vendit dhe ndėrkombėtare.

Intervistoi: Laura PAPRANIKU / Gazeta KOHA/




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2014 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio