Studentet.info
Intervista : Agron REKA: Tė gjithė mė bėjnė vėrejtje pėr dekanėt
Kyqur 04-01-2010 4:28:25 (1809 Lexime)


Mė 2 janar pėrfundon afati i Juaj si ushtrues i detyrės sė rektorit tė USHT-sė. A keni bėrė pėrgatitjet pėr shpalljen e Konkursit pėr zgjedhjen e rektorit?
REKA:
Puna e Universitetit nuk ėshtė ēėshtje qė duhet tė ketė trajtim medial. Aspektet organizative janė ēėshtje qė duhet tė kenė trajtim institucional. Universiteti ėshtė njė hallkė nė kuadėr tė sistemit tė arsimit tė lartė dhe vetė sistemit tė shtetit, prandaj trajtimi organizativ dhe funksional i Universitetit duhet tė jetė institucional. Ne na intereson qė pėrpara organeve tė shtetit, tė jemi nė rregull. Veprimet tė jenė nė harmoni me Statutin e Universitetit Shtetėror tė Tetovės dhe Ligjin pėr Arsim tė Lartė tė Republikės sė Maqedonisė. Deri mė tani ėshtė bėrė zgjedhja e kėshillave mėsimoreshkencore tė Fakulteteve dhe Senati i USHT-sė. Pėr konstituimin e kėshillave mėsimorė-shkencorė si dhe pėr konstituimin e Senatit, Ministrisė sė Arsimit i ėshtė dėrguar shkresė nė datė 22 dhjetor tė vitit 2009. Disa organe tjera tė Universitetit, si dhe fakulteteve janė nė fazėn e zgjedhjeve. Dekanėt, Kėshilli i Rektoratit, Prorektorėt dhe Rektori sė shpejti do ti nėnshtrohen zgjedhjeve, konform kushteve dhe procedurave tė parapara me Ligjin pėr Arsim tė Lartė dhe Statutit tė Universitetit.


Funksionet u.d mbahen gjashtė muaj nė ēdo institucion. Si do ta mbuloni ligjėrisht qėndrimin pėr njė gjashtė muajsh tė dytė, apo tė tretė nė postin e ushtruesit tė detyrės sė rektorit?
REKA:
Siē e pėrmenda nė pyetjen e parė, zgjedhje e Rektorit tė USHT ėshtė nė vijim dhe kjo duhet tė ndodhė diku nė pjesėn e parė tė Janarit 2010.

Nė kuadėr tė programeve Tempus 4, pėr kėtė vit akademik USHT fitoi tė drejtėn e realizimit tė disa projekteve nė partneritete me universitetet nga Maqedoni, Kosova dhe Shqipėria. Bile nė njėrėn prej tyre, ka pozitėn e udhėheqėsit. Si shkojnė punėt nė kėtė drejtim?A punohet nė ndonjėrin projekt?
REKA:
Universiteti Shtetėror i Tetovės merr pjesė nė gjithsej 10 projekte TEMPUS si partner i barabartė me Universitetet tjera nga vende tė ndryshme tė Evropės. Nė njė projekt jemi edhe koordinator rajonal dhe pėr kėtė qėllim, kemi formuar Grupin punues prej 4 personash, prej tė cilėve dy janė doktorė shkencash nė lėmenjtė pėrkatėse. Projekti nė fjalė ka tė bėjė me zgjerimin e rrjetit rural nė Ballkanin perėndimor nėpėrmjet reformave nė programin arsimor.

Deri ku ka shkuar procedura me zgjedhjen e kuadrit akademik? Keni mungesė tė hatashme tė personave me kualifikime shkencore, sidomos nė postet udhėheqėse. Vetėm Fakulteti Ekonomik dhe Fakulteti i Shkencave Aplikative ka dekanė me thirrjet e nevojshme shkencore. Deri kur kėshtu?
REKA:
Duhet tė dalloni dy gjėra, emėrimin e dekanėve dhe zgjedhjen e dekanėve. Kėtė e them pėr shkak se vėrejtje tė ngjashme kam pasur si nga ish-ministri i Arsimit dhe Shkencės, poashtu edhe nga ministri aktual. Pėrsėris pėr tė satėn herė se, nė asnjė vend nė Ligjin pėr Arsim tė Lartė nuk shkruan se ushtruesi i detyrės nuk mund tė jetė magjistėr. Pas zgjedhjes sė Rektorit, dekanėt e zgjedhur duhet dhe do ti plotėsojnė kushtet e parapara me ligj dhe statut.

A ėshtė e vėrtetė se kur erdhėt nė korrik nė postin e u.d. Rektorit, e gjetėt me minus 1 milion euro buxhetin e USHT-sė?
REKA:
Ėshtė e vėrtetė se mė 2 korrik 2009 e kemi gjetur Universitetin me borxh nė vlere tė rreth 1 milion euro. Kemi arritur tė shlyejmė 80% tė kėtyre borxheve, njė pjesė e tė cilave ėshtė trashėguar nga viti 2008. Kėto borxhe kanė qenė ndaj furnizuesve tė ndryshėm, punėtorėve tė Universitetit me marrėdhėnie tė rregullt, punėtoreve tė angazhuar part-time nė administratėn e USHT-sė, stafit akademik tė angazhuar part-time, stafit akademik pėr shkallėn e tretė e kėshtu me radhė.

Pėrse i mbani nė punė "dyshen" Serafim Tomovski - Xhevdet Hajredini. Tė dy janė pensionistė, kurse ish-shefi i kontabilitetit tė USHTsė ka deklaruar se ata tė dy i kushtojnė 3 mijė euro nė muaj USHT-sė. A nuk gjenden ekonomistė tė rinj shqiptarė, qė ta bėjnė punėn e tyre?
REKA:
Kemi siguruar qė nė mėnyrė profesionale tė bėhet menaxhimi i mjeteve buxhetore dhe mjeteve vetanake. Ish ministri i Financave, Xhevdet Hajredini ėshtė ministri mė i suksesshėm nė Republikėn e Maqedonisė dhe ėshtė konsulenti im personal pėr financa. Nga ana tjetėr, prof.dr. Serafim Tomovski ėshtė anėtar i Komisionit pėr zyrtarizimin e USHT dhe gjendet kėtu prej zyrtarizimit tė Universitetit.

Zotėri Rektor, a keni pranuar Juve personalisht ndonjė shkresė nga Sekretari i pėrgjithshėm i "Magna Carta Obsevation", Bastian Baumman dhe a i jeni pėrgjigjur atij?
REKA:
Pas shkrimeve mbi gjoja rrezikun e pėrjashtimit tė USHT-sė nga karta e Bolonjės ne kontaktuam z. Baumann, thjesht pėr sqarime tė drejtpėrdrejta nė lidhje me shkrimet. Z.Baumann, sė pari i erdhi keq pėr mėnyrėn se si ne kemi ardhur deri tek informacionet pėrkatėse, pra nėpėrmjet mjeteve tė informimit dhe njėherit na siguroi qė nė asnjė moment nuk ka thėnė qė ekziston rreziku qė USHT-ja tė pėrjashtohet nga karta e Bolonjės. Ai potencoi se ėshtė kontaktuar nga ish u.d. rektori i USHT-sė dhe pastaj, nga kryeredaktori i njė gazete ditore kėtu nė Maqedoni. Ai, gjithashtu theksoi se do tė na ishte shumė mirėnjohės nėse do ti ndihmonim nė marrjen e sqarimeve shtesė nė lidhje me ankesėn qė ėshtė dėrguar tek ai, pėr ēka ne u treguam shumė tė gatshėm dhe pėr kėtė jemi nė kontakt tė vazhduar. Pra, theksoj edhe njėherė se USHT-ja nė asnjė moment nuk ka qenė e rrezikuar tė pėrjashtohet nga Karta e Bolonjės, kjo ėshtė theksuar qartė nga z. Baumann dhe ēdo pohim tjetėr ka tė vetmin qėllim prishjen e imazhit tė USHT-sė.

A keni kontaktuar me ministrin Nikolla Todorov pėr kėtė ēėshtje dhe si i keni raportet me njeriun e parė tė arsimit nė Maqedoni?
REKA:
I ėshtė bėrė me dije ministrit Nikolla Todorov se i kam shkruar letėr Sekretarit tė Pėrgjithshėm tė Observatorit tė Magna Kartės, dhe se nga ana e tij, kemi marrė pėrgjigje se z. Baumann ka kėrkuar ta njoftojė Ministrinė e Arsimit dhe Shkencės, me qėllim qė ky i fundit, pra ministri, ta njoftojė nė mėnyrė oficiale z. Baumann pėr ndryshimet nė USHT. Se si qėndrojnė raportet, mund tė flitet kur janė nė pyetje udhėheqėsit e partive politike dhe jo ndėrmjet ministrit dhe rektorit tė njė Universiteti Shtetėror. Marrėdhėniet tona janė tė bazuara nė ligje.

A jeni konsultuar me zyrtarė tė MASH-it apo Qeverisė pėr idenė e diplomave tė unifikuara mes universiteteve shqiptarė, anėtare tė RRUSH-it?
REKA:
Kjo ēėshtje ėshtė nė procedurė. Gjithsesi kjo duhet tė zgjidhet nė mėnyrė institucionale dhe kjo ėshtė e mirėseardhur pėr tė gjithė shqiptarėt.

Nėse keni tė shtoni diēka tjetėr?
REKA:
Padyshim, por pėr shkak tė shumė ēėshtjeve delikate qė kanė tė bėjnė me interesat kyēe tė kėtij Universiteti tė ndėrtuar me aq sakrifica, ėshtė me rėndėsi qė pėr momentin tė fokusohemi nė zgjedhjen e problemeve. Tani jemi nė prag tė pėrfundimit tė konsolidimit tė kėtij institucioni aq tė vlefshėm pėr shqiptarėt e kėtyre trojeve. Sė shpejti do tė pėrfundon i gjithė procesi qė nė 2 korrik 2009 filloi nė USHT, dhe do tė jetė mė se e qartė nevoja dhe domosdoshmėria e kėtyre veprimeve nė kėtė institucion. Ju faleminderit pėr kohėn dhe interesimin qė tregoni dhe nė Vitin e Ri ju dėshirojė shumė suksese dhe shėndet.

Gazeta KOHA




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2014 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio