Studentet.info
Intervista : Alajdin ABAZI: Shteti nuk e trajton drejt UEJL-nė
Kyqur 05-01-2010 8:26:04 (1049 Lexime)


Ka vite qė UEJL po mbahet me mjetet vetanake, pasi prej 2005-ės u ndėrprenė donacionet e KE-sė pėr rroga, infrastrukturė dhe funksionimin nė pėrgjithėsi tė Universitetit, kurse nuk financoheni as nga shteti. Edhe sa kohė mund t'ia dilni tė funksiononi kėshtu?
ABAZI:
Ėshtė e vėrtetė se deri nė vitin 2004, pėrveē investimeve qė realizoheshin nga mjetet e donatorėve, si SHBA dhe shtetet evropiane, kohė pas kohe kishim pėrkrahje financiare edhe nė realizimin e programeve akademike, kurse pjesa financiare, kompensohej pėrmes projekteve tė ndryshme. Nga atėherė kanė vazhduar disa projekte edhe mė tutje, qė kontribuonin nė ngritjen e kapaciteteve tė institucionit tonė, por nuk kemi pasur mjete tė veēanta pėr infrastrukturėn e Universitetit. Strategjia jonė ka dy shtylla kryesore: sigurimin e cilėsisė dhe qėndrueshmėrinė afatgjate financiare. Ne, deri mė tani, vetėm me tė ardhurat qė krijohen nga pagesat pėr shkollim tė studentėve dhe prej shėrbimeve tė tjera (projekte vendore dhe ndėrkombėtare), qė realizohen nė Universitet, kemi siguruar njė qėndrueshmėri financiare afatshkurtėr dhe afatmesme. Ēėshtja themelore kur jemi te financimi ėshtė mungesa e financimit tė Fakultetit tė Administrimit Publik dhe Shkencave Politike si dhe Fakultetit tė Gjuhėve, Kulturave dhe Komunikimit nga buxheti i Republikės sė Maqedonisė, edhe pse statusi i UEJL-sė edhe me Ligjin pėr arsim tė lartė ėshtė universitet privat-publik jofitimprurės. Kėta dy fakultete po e ngarkojnė pjesėn tjetėr tė Universitetit. Ne, shpresojmė se sė shpejti, Ministria e Arsimit do ta vendosė edhe Universitetin tonė nė Buxhetin e Republikės sė Maqedonisė dhe me kėtė do tė mundėsohet njė zhvillim edhe mė i hovshėm i UEJL.


Pėr mirėmbajtjen e rrjetit tė internetit, kompjuterėve tė shumtė me tė cilėt punohet kėtu, nevojiten miliona. Jeni nė gjendje tė pėrballoni kėto shpenzime?
ABAZI:
Me tė drejtė konstatoni se kėto janė harxhime tė konsiderueshme, tė cilat deri mė tani me sukses i kemi pėrballuar nga mjetet tona, pra me mjetet vetanake, pasi rrjeti i teknologjisė sė informimit (TI) ėshtė mjaft i sofistikuar dhe ėshtė me rėndėsi tė veēantė pėr funksionimin e Universitetit, ngase ne jemi njė nga universitetet nė rajon qė mė sė shumti kemi varshmėri nga ky rrjet. Siē thash edhe me herėt, kėto ēėshtje ndikojnė nė investimet e mundshme tė tjera, qė janė tė parapara me Strategjinė e Universitetit si: shpenzimet dhe planet e disperzimit nė Shkup, pastaj tė pėrmendi sallėn e sporteve, Eko-kampusin, parkun teknologjik etj.

Para tri viteve hapėt studimet on-line nė Gostivar. A jeni tė kėnaqur me kėtė pėrvojė? Do tė vazhdoni mė tej apo do tė tėrhiqeni?
ABAZI:
Po, projekti ishte qė tė krijojmė njė eksperiencė dhe ai projekt pas njė viti mbaroi dhe mund tė themi se jemi tė kėnaqur nga kjo pėrvojė. Ky projekt ishte i mirėseardhur pėr ambiciet tona qė nė tė ardhmen tė ofrojmė shėrbime on-line jo vetėm pėr studentėt qė tanimė ndjekin studimet me korrespodencė, por edhe pėr disa programe studimore, qoftė tė ciklit tė parė, qoftė tė ciklit tė dytė, si studime nė distancė.

Qeveria jo vetėm se ndėrpreu bursat pėr studentėt e UEJL-sė, por nuk ėshtė i gatshėm tė financojė as nė pjesėn e fakulteteve, qė nxjerrin kuadro me rėndėsi publike dhe nė shėrbim tė administratės. Pėrse nuk mund ti bindni qeveritė, nė kėtė pikė, ku qėndron problemi?
ABAZI:
Ndėrprerja ishte e shkurtėr - pėr njė vit dhe se nė atė kohė kjo ndėrprerje ishte pėr universitetet private, mirėpo pas njė viti, MASH filloi me dhėnien e bursave edhe studentėve tė UEJL, e veēanėrisht, nga koha kur UEJL fitoi statusin e universitetit privat-publik jofitimprurės. Sa i pėrket financimit tė njė pjese tė fakulteteve, pėrgjigjen e dhashė mė lart, mirėpo kėtu duhet theksuar se studentėt e UEJL kanė tė drejtė tė financohen edhe pėr standardin e tyre dhe deri mė tani, tė gjitha harxhimet e tyre i mbulojnė nga buxheti familjar. Sipas mendimit tim, shoqėria mė e gjerė ende nuk e ka kuptuar rėndėsinė e kėtij institucioni, afirmimin e tij edhe jashtė kufijve tė RM, veēmas nė aspektin e sigurimit tė njė arsimimi multikultural dhe shumėgjuhėsor, por ne shpresojmė dhe kemi premtime se sė shpejti, edhe pėrkundėr mundėsive tė kufizuara tė buxhetit pėr arsimin e lartė, tė ketė financim tė mėtutjeshėm.

U zgjeruat para dy viteve nė Shkup, me studimet pasuniversitare, ndėrsa sivjet (pra kur u hapėn disa programe tė USHT-sė) keni hapur edhe studime universitare. I frikoheni USHT-sė, apo ėshtė rastėsi?
ABAZI:
Strategjia e UEJL, pėr disperzimin e disa programeve studimore nė Shkup daton qė prej para 4 viteve dhe ne jemi universiteti i parė qė para dy viteve (nga viti akademik 2008/09), filluam me realizimin e programeve deridiplomike dhe pasdiplomike. Disperzimi i programeve nė gjuhėn shqipe nga institucione tė tjera tė arsimit tė lartė, nuk mund tė jenė tė krahasueshme as pėr nga intensiteti e as nga vėllimi dhe cilėsia e ofertės sonė. Ambiciet tona janė shumė mė tė mėdha dhe tė njėjtat janė edhe pjesė e rėndėsishme e strategjisė sonė. Ne jemi nė pėrfundim tė procedurės pėr vendin (tokėn), pėr ndėrtimin e njė qyteze tė re universitare, qė do t'i dedikohet arsimit tė lartė dhe trajnimeve tė ndryshme.

A ka nė Maqedoni rregulla dhe sistem qė do tė krijonte terrenin e njė konkurrence lojale nė arsimin sipėror mes universiteteve private dhe publike?
ABAZI:
Sa i pėrket UEJL-sė, konkurrenca lojale do tė vinte nė shprehje vetėm atėherė kur universitetin do ta trajtonin nė pėrpurthje me statusin ligjor qė ka: privat - publik dhe vetėm atėherė do tė mundėsohej qasje nė buxhetin e RM pėr disa programe studimore dhe pėr standardin studentor. Ēėshtjet tjera tė konkurrencės, do t'i rregullojė vetė tregu, bazuar nė oferta dhe nė cilėsinė e atyre ofertave.

Si e shihni idenė e RRUSH-it pėr unifikimin e diplomave? A ėshtė kjo njė ide e mirė? Pra, a ka mė tepėr gjasa tė stimulojė vlerėn dhe tė orientojė tė gjithė drejt standardeve, apo rrezikon tė bėhet vegėl pėr tė amnistuar antivlerėn?
ABAZI:
Unė pajtohem me rektorin e Universitetit tė Tiranės, Prof.dr. Dhori Kule, i cili kėtė projekt e sheh nė kuadėr tė proceseve integruese. Unifikimi dhe standardizimi i kurrikulave tė universiteteve tona, ashtu siē thotė edhe kolegu Kule, para sė gjithash do t'i kontribuonte lėvizshmėrisė sė lirshme tė studentėve nėpėr universitetet tona, gjė qė pėrkon edhe me kėrkesat Kartės sė Bolonjės, lidhur me mobilitetin e studentėve tanė.

Cilat janė planet pėr tė ardhmen?
ABAZI:
E para, ne vazhdojmė me realizimin e pikės sė parė tė strategjisė sonė pėr sigurimin e cilėsisė nė tė gjitha aspektet dhe gjithashtu vazhdojmė edhe me trendin afirmues tė universitetit si nė vend, ashtu edhe jashtė vendit, kurse sa i pėrket planeve akademike pėr zgjerim, duhet pėrmendur studimet e doktoraturės dhe si gjithnjė, do tė mbajmė llogari edhe pėr nevojat e tregut dhe realizimin e projekteve, tė cilat tashmė janė aprovuar, siē ėshtė projekti TEMPUS, pastaj oferta e programeve tė reja studimore deridiplomike dhe pasdiplomike qė ofrohen sė bashku me universitetet partnere tė vendeve tė BE-sė dhe me ato nė vend e rajon. Dua ta shpalos edhe idenė tonė, qė eventualisht nga viti i ardhshėm tė fillojmė me studimet nė distancė, pasi ne si universitet i kemi kushtet mė tė mira, pėrfshi kėtu edhe trajnimet qė janė bėrė deri mė tani. Nė kėtė kuadėr, duhet pėrmendur edhe shėrbimet e TI qė u ofrohen studentėve, shėrbime kėto qė janė njė tregues i mirė se pa kurrfarė vėshtirėsish do tė mund tė ofronim njė numėr programesh - si programe nė distancė. E dyta, duhet pėrmendur edhe projektet tona tė tjera, qė gjithsesi lidhen me fillimin e aktiviteteve pėr realizimin e projektit tė qytezės universitare nė Shkup, Eko-kampusin nė Tetovė etj.

Intervistoi: Laura PAPRANIKU /KOHA/




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2014 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio