Studentet.info
Lajme : BASHKĖPUNIM I ORGANIZATAVE STUDENTORE
Kyqur 01-04-2005 6:43:54 (1406 Lexime)


100 STUDENTĖ NGA KOSOVA UDHĖTUAN PĖR NĖ SHQIPĖRI

PRISHTINĖ, 1 PRILL- Me ftesė tė Qeveris Studentore tė Universitetit tė Tiranės, mė se 100 studentė tė departamenteve tė Psikologjisė, Sociologjisė dhe tė Shkencave Politike, tė cilėt studiojnė nė Universitetin e Prishtinės udhėtuan dje pėr nė Shqipėri. Nisja e organizuar e studentėve kosovarė ėshtė bėrė nė orėn 21:00 nga Fakulteti Filozofik, nėrsa akomodimi i tyre do tė bėhet nė familjet e kolegėve mikėpritės nga Shqipėria. Gjatė katėr ditėve tė qėndrimit atje, studentėt do tė realizojnė njė varg aktivitetesh duke filluar nga seminaret e gjerė tek aktivitetet kreative.

Nėn organizimin e Asociacionit tė Studentėve Kosovarė tė Psikologjisė (KOAPS), Asociacionit tė Studentėve Kosovarė tė Shkencave Politike (ASKSHP), dhe Asociacionit tė Studentėve Kosovarė tė Sociologjisė (ASKS), ėshtė realizuar njė udhėtim i mė sė 100 studentėve nga departamente prej nga dalin kėto asociacione. Njė organizim pėrfekt i organizatorit ka bėrė qė gjithqka tė shkoj ashtu siq ishte parapanė dhe si rezultat i kėsajė, nisja pėr nė Shqipėri u realizua nė orėn 21:00 nga Fakulteti Filozofik, nė kuader tė tė cilit fakultet veprojnė kėto departamente.
Lidhur me kėtė udhėtim, njėri nga organizatorėt, Jusuf Thaqi, kryetarė i KOAPS-it, ėshtė shprehur se "Thellimi i bashkėpunimit nė mes tė organizatave studentore, pastaj shkėmbimi i pėrvojave, lidhja e miqėsive nė mes tė studentėve tė kėtyre dy universiteteve dhe arsye tė tjera, bėnė qė ne tė marrim rrugėn pėr nė Tiranė, pėr tė krijuar kėshtu raporte edhe mė tė mira me kolegėt tanė atje". Pos kėtij qėllimi, ėshtė paraparė qė kėta studentė nėn shoqėrinė edhe tė kolegėve nga Fakulteti i Shkencave Sociale pranė Universitetit tė Tiranės tė realizojnė njė varg aktivitetesh, duke filluar nga organizimi i disa seminareve, pastaj vizitave qė do tu bėjnė vendeve dhe monumenteve me rendėsi kulturore dhe historike, vizitave tė institucioneve me tė larta tė Shtetit Shqipėtarė e gjerė tek aktivitetet rekreative.
Sa i pėrket vendosjes sė studentėve, gjatė katėr ditėve tė qėndrimit tė tyre atje, z. Thaqi na e konfirmoi se "Ėshtė i njė rėndėsie mjaft tė madhe fakti se neve do tė jemi gjithnjė nė kontakt me kolegėt nga Tirana. Kėshtu kemi marrė garanci nga studentėt e Shkencave Sociale se akomodimi pėr ne do tė bėhet nėpėr shtėpitė e tyre dhe gjatė kėtyre ditėve tė qėndrimit tonė atje, ne thjeshtė do tė jemi edhe pjesė e disa familjeve Tiranase".
Gjatė masave pėrgatitore pėr kėtė udhetim studentėt hasen edhe nė disa probleme. Pasi zgjidhėn problemin e financimit tė udhėtimit pėr nė Tiranė tė cilin e bėri rektorati i UP-sė, ata u ballafaquan me problemin qė kishte tė bėnte me mungesėn e pasaportave, pėr tė cilėn gjė i kėrkuan Ministrisė sė Shėrbimeve Publike nė Kosovė lejen pėr udhėtim kolektiv, duke ua dhėnė mundėsinė qė tė udhėtonin pėr nė Shqipėri edhe ata studentė qė nuk posedonin pasaporta. "Nuk ėshtė sezoni i ekskurzioneve dhe MASHT-i ėshtė ajo qė bėnė kėrkesė pėr kėtė gjė dhe jo ju" ka qenė pėrgjigjja qė kjo ministri u ka dhėnė studentėve. Megjithatė MShP nuk mundi ta ndaloj udhėtimin nė fjalė, kėshtu qė studentėt gjetėn "PO"-nė e Zyrės Ndėrlidhėse tė Republikės sė Shqipėrisė nė Prishtinė, duke i paisur ata me leje pėr udhėtim nė grup, pėr tė cilėn gjė studentet i janė mirėnjohės dhe falenderues kėsaj zyre. Dikurė ishte ėndėrr qė njė studentė kosovarė lirshėm tė shkonte nė shtetin Shqipėtarė, por as qė mund tė shkonte mendja se njė ministri qė udhėheqej nga shqipėtarėt do tė mundohej tė vėnte barriera pėr tė penguar njė udhėtim tė tillė.
Ndryshe, asociacionet e departamenteve tė cilat janė drejtime tė reja nė UP, duhet tė jenė shembull i organizimit tė jetės studentore nė tėrė universitetin, nė rast se pretendojmė ta shuajmė kufirin artificial qė ekziston nė mes nesh dhe pėr tė shkėmbyer pėrvojat nė tė gjitha aspektet me interses tė studentėve shqiprarė, kudo qė gjenden ata. Tė cekim pėr fund se ka tre vite qė realizohen udhėtime tė ndėrsjella tė kėtyre studentėve, qoftė tė atyre kosovarė, por edhe atyre nga Shqipėria, ndėrsa gjatė sezonit turistik organizohet edhe kampingu vjetorė ku marrin pjesė studentė tė tė gjitha viseve shqipėtare dhe nga diaspora.

Nga: Besnik KRASNIQI




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2014 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio