Studentet.info
Intervista : Zamir Dika : Do tė jemi universitet i gjeneratės sė tretė
Kyqur 21-06-2010 4:47:42 (880 Lexime)


Kohė mė parė Bordi i Universitetit tė Evropės Juglindore (UEJL), ia dha besimin Profesor Zamir Dikės, qė nė katėr vitet e ardhshme ta drejtojė Universitetin.

Ai tha se misioni i universitetit do tė mbetet i njėjti, sa i takon pėrkushtimit pėr vazhdimin e promovimit tė arsimit tė lartė nė gjuhėn shqipe, nė tė njėjtėn kohė, duke qenė i hapur, pra shumėkulturor dhe me qasje shumėgjuhėsore nė mėsim dhe me fokus tė veēantė nė kultivimin e vlerave dhe standardeve ndėrkombėtare tė arsimit tė lartė.

“Universiteti deri tani ka qenė bartės i risive sa i takon pėrshtatshmėrisė me trendet mė tė reja tė arsimit tė lartė.

Planifikoj, qė edhe nė tė ardhmen tė vazhdojmė tė jemi lider sa i takon iniciativave tė reja”, tha Dika



Tani qe jeni ne postin e Rektorit te UEJL, cilat janė planet tuaja?

Zamir Dika:
Nė bazė tė planit tė Bordit tė universitetit pėr emėrimin e rektorit, zyrtarisht, rektori i ri fillon tė ushtrojė funksionin nga fillimi i vitit tė ri akademik, gjegjėsisht nga 1 shtatori 2010. Nė kėtė fazė tė tranzicionit, jam duke e konsoliduar planin, gjegjėsisht vizionin e universitetit pėr katėr vitet e ardhshme dhe duke e projektuar infrastrukturėn e nevojshme pėr arritjen e objektivave tė pėrcaktuara. Deri nė 1 shtator, Komitetit ekzekutiv tė Bordit duhet t’ia propozoj ekipin e ri menaxherial - tė ashtuquajturin “top menaxhmentin” e universitetit. Hapat e ardhshėm janė tė lidhur ngushtė me programin-vizionin nė fjalė. Universiteti do vazhdojė tė jetė njė model i veēantė jo vetėm nė Maqedoni, por edhe mė gjerė. Kjo do tė arrihet me kultivimin e njė mjedisi tė hapur nė universitet, i cili do tė motivojė dhe ftojė pėr tė kontribuar drejtpėrdrejtė nė zhvillimin e universitetit. E gjithė kjo bėhet, pėr tė qenė tė suksesshėm nė ballafaqimin me sfidat e reja dhe pėr t’u pėrgatitur qė tė jemi konkurrues nė tregun e hapur evropian tė arsimit tė lartė. Dy shtyllave tė strategjisė aktuale tė zhvillimit tė universitetit: asaj tė cilėsisė dhe zhvillimit tė qėndrueshėm do t’i bashkėngjitet edhe komponenta e ndėrmarrėsisė dhe inovacionit, pėr ta renditur atė nė institucionet e “gjeneratės sė tretė” tė arsimit tė lartė. Kjo nėnkupton afrimin e universitetit mė afėr nevojave tė shoqėrisė dhe industrisė nė pėrgjithėsi, duke profiluar hulumtimin nė universitet, ashtu qė tė ofrojė zgjidhje tė reja pėr pėrforcimin e kapaciteteve tė bizneseve tė vogla dhe tė mesme, duke ndjekur trendet mė bashkėkohore nė lėmi. Shpresoj se do tė arrijmė qė ta bindim edhe Qeverinė e Maqedonisė qė tė investojė, duke e njohur vlerėn e vēantė publike qė e krijon ky universitet, si pėr nga karakteri i funksionimit tė tij si institucion “privat-publik jofitimprurės” ashtu edhe duke ofruar projekte tė pėrbashkėta pėr pėrforcimin e kapaciteteve integruese tė shtetit. Jam i bindur se do t’i arrijmė kėto objektiva, pasi qė nė universitet, nė kėtė periudhė ėshtė investuar nė kuadrin arsimor, nė ngritjen e kapaciteteve pėr administrimin e universitetit sipas modeleve tė suksesshme ndėrkombėtare, duke iu ofruar studentėve dije dhe shkathtėsi qė i bėn tė veēantė nė tregun real tė punės.

Na flisni diēka ne lidhje me programet e UEJL-se

Zamir Dika:
Mėnyra e themelimit tė universitetit, me njė investim tė madh tė bashkėsisė ndėrkombėtare, na ka mundėsuar qe oferta akademike e universitetit tė jetė konform standardeve mė tė mira tė dizajnimit tė programeve studimore tė profiluara sipas nevojave tė shoqėrisė dhe tregut. Planifikoj qė ta pėrforcoj komponentėn “ndėrkombėtare” nė universitet, duke siguruar prezencėn e eksperiencave evropiane dhe amerikane nė tė gjitha nivelet e jetės akademike nė UEJL. Mendoj qe bashkėveprimi i kėtyre eksperiencave me vlerat tradicionale tė arsimit tė lartė nė kėto troje, do tė jenė garanci e mbajtjes sė standardeve mė bashkėkohore nė universitet, me tė vetmin qėllim, qė tė krijojmė gjenerata tė reja tė diplomuarish qė do tė jenė kompatibil me kėrkesat e kohė sė re. Planifikoj tė vazhdojmė intensivisht me dizajnimin e programeve studimore, tė cilat do jenė fleksibile, modulare, ku pėrveē dijeve, nxjerrin nė pah edhe shkathtėsitė dhe kompetencat e studentėve. Me projektin e disperzimit tė mėtejshėm nė Shkup, planifikojmė tė ndėrtojmė programe studimore interdisiplinare dhe ta rrisim ofertėn e programeve nė gjuhėn angleze, nė partneritet me universitetet prestigjioze evropiane. Gjithashtu, nga ky vit i kemi ofruar programet studimore qė zhvillohen duke pėrdorur teknologjitė e informacionit – pra “programet studimore on-line”. Do tė jemi tė parėt, si zakonisht, edhe nė kėto iniciativa tė reja.

A do te ketė ndonjė ndryshim ne UEJL gjate mandatit te juaj?

Zamir Dika:
Universiteti ka institucione tė konsoliduara dhe procese e standarde tanimė tė verifikuara. Bordi, si organ udhėheqės, ka njė strukturė qė siguron realizimin e misionit dhe tė vizionit tė pėrcaktuar, ka njė praktikė tė mirė tė menaxhimit tė integruar tė universitetit, njė Senat tė pavarur dhe administratė tė trajnuar, tė cilat sigurojnė funksionimin e universitetit. Mendoj se universiteti tanimė ka kaluar fazėn e ashtuquajtur “tė themelimit” dhe ėshtė koha pėr t’u pėrqėndruar nė pėrforcimin e cilėsisė, e cila do tė na sigurojė qėndrueshmėri afatgjate tė universitetit. Pėr ta arritur kėtė qėllim, do tė kem qasje sistemore, pra, do tė pėrkujdesem qė tė vendoset sistemi i duhur, i cili do ta masė performancėn dhe tė ofrojė transparencėn e nevojshme pėr krijimin e njė mjedisi konkurrues lojal dhe shanse tė barabarta. Shpresoj qė me kėtė qasje do tė arrijmė tė krijojmė njė mjedis participativ dhe ta pėrforcojmė komunitetin - identitetin e universitetit, qė sa me mė sukses tė performojmė nė kėtė konkurrencė nė rritje.

A pritet tė ketė ndonjė risi sa i pėrket studimeve ne UEJL?

Zamir Dika:
Universiteti deri tani ka qenė bartės i risive sa i takon pėrshtatshmėrisė me trendet mė tė reja tė arsimit tė lartė. Planifikoj, qė edhe nė tė ardhmen tė vazhdojmė tė jemi lider sa i takon iniciativave tė reja./ Gazeta LAJM/




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2014 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio