Studentet.info
Lajme : Krizė nė Universitetin e Prishtinės
Kyqur 01-04-2005 14:50:32 (1800 Lexime)


PEDAGOGĖT E UP-SĖ NĖ GREVĖ

PRISHTINĖ, 01 PRILL- Pedagogėt e Fakultetit tė Shkencave Matematike Natyrore (FSHMN) tė UP-sė, sot filluan grevė nė afat tė pa caktuar. “Pėrmirėsimi substancial itė ardhurave” ėshtė kėrkesa me tė cilėn hynė nė grevė ata, kėrkesė tė cilėn ia parashtruan MASHT-it dhe rektoratit tė UP-sė qė nga data 21 shkurt, nga tė cilat institucione nuk ėshtė bėrė asnjė hap pėr ta pėrmirėsuar gjendjėn financiare tė mjeruar tė profesorėve. Qė nga e hėna parashihet shtrirje e grevės, edhe nė Fakultetin Filologjik dhe nė atė tė Bujqėsisė, gjithashtu nuk pėrjashtohet mundėsia qė shumė shpejt tė paralizohet i tėrė aktiviteti mėsimorė nė UP. Pėr ē’do reflektim negative tek studentėt, pėrgjegjėsinė duhet ta mbajė Qeveria, thonė profesorėt grevistė.

Rrugėt institucionale u mbyllėn
Gjendja financiare e mjerueshme e profesorėve ka bėrė qė dita e sotme tė mos i gjejė nė krye tė detyres, dhe i ka detyruar ata tė hyjnė nė grevė pėr njė afat tė pa caktuar. Pėr kėtė ēėshtje redaksija jonė vizitoj pedagogėt, duke u njoftuar me gjendjėn momentale tė tyre. Mė tė hyrė nė objektin e FSHMN-sė t’u ngjallte njė ndjenjė jo e mirė, ishte qetėsi dhe nuk dėgjoheshin zhurmat e studentėve. Edhe profesorėt nuk dukeshin aty pari. Njėri nga kujdestarėt na drejtoi pėr nė katin e tretė ku ne mund ti gjenim profesorėt grevistė. Trokitėm nė njė sallė mėsimi dhe na u dha leja tė hynim. Aty gjetėm tre profesorė qė ishin organizatorėt e kėsaj greve. “Tė gjitha rrugėt institucionale i provuam dhe ne nuk kemi mjete tjera veprimi, pos ta ndėrprejmė mėsimin” ėshtė shprehur kryetari i sindikatės sė FSHMN-sė Prof. dr. Muhib Lohaj, qė njėherit ėshtė edhe organizatorė i greves. Pėrfaqėsuesit e kėsaj sindikate qė nga 21 shkurti, kurė patėn realizuar njė grevė njė ditore paralajmėruese, deri mė sot kishin realizuar njė varg takimesh me institucionet arsimore. Takimet me zv-ministrin e AShT-sė, me rektorin e UP-sė dhe me prorektorėt nuk patėn ndonjė sukses qė gjendja financiare e profesorėve tė zbutet as pėr sė afermi. “Qė nga 21 shkurti e deri tash nuk ėshtė bėrė asnjė hap drejt realizimit tė kėrkesės sonė, duke e zbutur kėtė gjendje aq tė mjeruar” tha Prof. dr. Qerim Selimi, njėri nga sindikalistėt. Lidhur me gjendjen shumė tė rėndė financiare, pedagogėt thanė se tė ardhurat e tyre nuk u’a lidhin muajin me muaj. “Pos asajė qė mbajmė familjen ne duhet edhe tė jemi nė rrjedha me tė rejat nė shkencė” thanė ata, duke spikatur se “me tė ardhurat prej 180 € deri nė 300 € ėshtė e pamundshme qė edhe mė tutje t’i kryejmė punėt tona nė universitet. Pikėrisht pėr shkak tė kėsajė situate ekziston njė degradim i jetės dhe i punės nė universitet.

S’ka mė pardon, pėrgjegjėsin pėr pasojat I mbanė Qeveria

Fillimi i greves ka pėrkrahjen unanime tė tė gjidhė kuadrit mėsimdhėnės nė FSHMN. Asnjėri nga pedagogėt nuk mbajti leksione apo ushtrime qė ishin tė parapara pėr sot, dhe nuk do ta ushtrojnė punėn e tyre edhe nė tė ardhmen, deri sa tė pėrmbushet kėrkesa e tyre. “Tani jemi tė vendosur, nuk do tė ketė mė pardon. Deri sa kėrkesa jonė tė vėhet nė jetė ne nuk do tė heqim dorė nga greva” tha prof. Lohaj. Mė pas a’i vazhdoj se “pėrderisa Qeveria ka mjete qė njė punonjės nė PTK apo nė Airoport ta paguaj pėr njė muaj 500-800 euro, atėherė tė quditė fakti pėrse njė gjė tė tillė nuk e bėnė edhe me ne” ka thėnė kryesindikalisti Lohaj.

Se si do tė ndikojė kohėzgjatja e grevės tek studentėt, grevistėt kanė bėrė pėrgjegjės ata qė mund ta zgjedhin problemin e tyre. Pedagogėt thanė se studentėt janė tė vetėdijshėm me gjendjen e mjeruar qė ekziston tek ne. “Neve na vjen keq qė studentėve nuk po u mundėsohen mbajtja e ligjėratave dhe e provimeve, por ne kėrkojmė mirėkuptimin e tyre” ėshtė shprehur Prof. dr. Qerim Selimi. Pėr t’u dalė haku studentėve profesorėt premtojnė se nė rast tė zgjidhjes sė shpejtė tė problemit, ata do t’i kompenzojnė oret e humbura duke u mbajt mėsim shtesė studentėve.
Pasi qė nga e hėna pritet fillimi i greves edhe nė Fakultetin Filologjik dhe nė Fakultetin e Bujqėsisė, atėher mund tė supozojmė qė shumė shpejtė greva tė pėrsfshijė tėrė universitetin. Pėrgjegjėsinė pėr paralizimin e rrjedhės sė mėsimit nė universitet pedagogėt ia hudhin atyre qė janė pėrgjegjės pėr rritjen e pagave. “Nėse ndodhė paralizimi i plotė i jetės universitare, qė nėnkupton edhe humbjen ndoshta tė semestrit apo provimeve pėr studentėt, tė gjithė pėrgjegjėsinė e mbanė Qeveria e Kosovės mė tėrė digasterin e sajė sepse ajo ėshtė qelėsi i problemit” ka thėnė Prof. dr. Ramadan Limani nga sindikata e FSHMN-sė.

Rektorati: mė mirė rruga institucionale, UPS-UP: tė prekur me fatin e profesorėve.
Lidhur me grevėn, rektorati i UP-sė ka shprehur edhe njė herė pėrkrahjen pėr kėrkesat e profesorėve por pėr zgjidhjen e kėtij problemi, rektorati e sheh rrugėn institucionale. Nga ana tjetėr edhe Unioni i Pavarur i studentėve tė UP-sė ka dalė mė njė deklaratė tė nėnshkruar nga sekretari i pėrgjithshėm, z. Bujar Karpuzi, nė tė cilėn thuhej se “jemi tė prekur thellė me rastin e grevės sė profesorėve tė FSHMN-sė pėr shkak tė pakėnaqėsive qė shprehin ata lidhur me pagat e ulėta qė marrin”, pastaj vazhdon deklarata “aq mė tėpėr jemi tė prekur me faktin se problemeve tė shumėta qė kanė studentėt e UP-sė dhe ata tė FSHMN-sė u shtohet edhe ky i mosmbajtjes sė ligjėratave dhe provimeve”. Nė fund tė sajė thuhej “Mbesim me shpresė qė edhe gjendja financiare e profesorėve tanė tė rregullohet dhe tė shkojnė punėt mbarė nė universitet, ashtu edhe siq kanė filluar tė shkojnė”.

Nga: Besnik KRASNIQI




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2014 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio