Studentet.info
Lajme : PROFESORĖT NJĖ JAVĖ NĖ GREVĖ
Kyqur 11-04-2005 3:04:14 (1480 Lexime)


Rrogat e profesorėve mė tė vogėla se tė pastruesve

PRISHTINĖ, 07 PRILL- Sindikata e Universitetit tė Prishtinės sot do tė vendosė nėse do tė hyjnė tė gjithė profesorėt nė grevė apo jo. Pavarėsisht nga ky vendim sindikalistėt e FSHMN-sė dhe tė FF-sė do tė vazhdojnė grevėn deri nė jetėsimin e kėrkesės sė tyre, pėrmirėsimit substancial tė tė ardhurave mujore.
Ėshtė arritur edhe dita e tetė, qė kurė profesorėt vendosėn tė hyjnė nė grevė, pėr tė kėrkuar rritjen substanciale tė pagave. Gjatė kėsaj kohe sindikalistet konsiderojnė se janė bėrė arritje tė vogla pėr faktin se ēėshtja e tyre ėshtė duke u diskutuar nė instancat mė tė larta tė Kosovės. “Prej se kemi hyrė nė grevė kemi vėrejtur disa hapa pozitiv. Tani po bisedohet nė nivele mė tė larta” ėshtė shprehur kryesindikalisti i FSHMN-sė, prof. dr. Muhib Lohaj.


Nga rektori, prof. Arsim Bajrami, profesorėt grevistė kanė marrė premtime se ēėshtjen do ta shtroi nė instancat mė tė larta tė shtetit. Dje ai ka realizuar njė takim me kryeparlamentarin z. Nexhat Daci, me tė cilin kanė folur pėr problemet dhe gjendjen financiare tė profesorėve
MASHT para ca dite kishte dalė me njė deklaratė se nuk ekzistojnė mundėsitė reale qė kjo ministri t’ua rrisė pagat profesorėve, sepse kėto janė mundėsitė e ministrisė duke aluduar nė buxhetin qė ka ajo. Pėr kėtė z. Lohaj tha se “Ne nuk kemi menduar ta prekim buxhetin e Kosovės.
Sivjet kemi rritje tė participimit nė universitet, kemi studentėt e ērregullt dhe shkallen master, dhe janė kėta studentė tė cilėt participojnė mė shumė. Pra nėse nuk mungon vullneti dhe dėshira, zgjidhja arrihet shumė shpejt”.
Kresindikalisti i FSHMN-sė na njoftoi se sot ėshtė edhe mbledhja e sindikatės sė UP-sė dhe pavarėsisht se ēfarė vendimi do tė merret pėr profesorėt e fakulteteve tjera ata do ta vazhdojnė grevėn, meqė vet statute i sindikatave u’a lejon njė gjė tė tillė.
Nga ana tjetėr kryetari i sindikatės sė Fakultetit Filologjik, prof. dr. Xhafer Bicaj, na njoftoi se qė nga e hėna edhe ata kanė vendosur tė hyjnė nė grevė. “Pėr tė marrė njė vendim tė tillė 88 % e profesorėve janė deklaruar pėr grevė, prandaj edhe e morėm kėtė hap”. Edhe pse dekanati ėshtė pozitė e ne opozitė kemi mirėkuptimin e tyre vuri nė spikamė prof. Bicaj. Tė dy kėshillet greviste tė kėtyre fakulteteve tani gjenden nė njė sallė. Kjo ėshtė bėrė pėr tė qenė mė ekspeditiv tha prof. Bicaj. Gjithashtu edhe kuadri i kėtij fakulteti ka vendosur qė t’ua kompenzoi tėrė mėsimin qė humbin studentėt si dhe organizimin e provimeve pėr ta. Prof. Bicaj lutė studentėt qė ta kuptojnė gjendjen nė tė cilėn ndodhen profesorėt.
Ndryshe, redaksia jonė duke u bazuar nė disa tė dhėna qė siguroi u njoftua se njė pastrues nė PTK merr pagė prej 320 euro, po njė pastrues nė Airoportin e Prishtinės merr pagė mujore jo mė tė vogėl se 387 euro, gjithashtu u njoftuam se njė ministėr nė shtetet evropiane ka rrogė tė njejtė me profesorėt mė thirrje akademike professor ordinar, dhe a nuk ėshtė nėnēmim dhe pėrbuzje e punės qė bėjnė profesorėt tanė, a kėshtu duhet t’u shpėrblehet mundi dhe sakrifica qė bėnė nė kohėn e pushtimit milloshėviqian duke organizuar mėsim nepėr bodrume dhe ja arritėn ta mbajnė gjallė kėtė universitet.

Nga: Besnik KRASNIQI





Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2014 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio