Studentet.info
Intervista : Pajtim Thaēi: Shkollimi i gjeneratave tė reja, rrugė pėr emancimpin e shqiptarėve
Kyqur 28-04-2011 10:18:27 (1610 Lexime)


Tre aktivitete i kam pasur shumė pėrzemer: Mbledhja e nėnshkrimeve kundėr raportit tė Dick Mart-it, Pėrkrahje pėr Ramush Harajdinajn dhe ndihma nga studentet pėr situatėn e vėrshimeve nė Shkodėr tha nė njė intervist pėr shqipmedia kryetari i Unionit tė studentėve tė UEJL-sė Pajtim Thaēi .

Cilėt janė arritjet e Unionit tė UEJL-sė qė kur keni marrė detyrėn e kryetarit?

Pajtim Thaēi:
Po, nga fillimi i punės nė krye tė Unionit kemi organizuar aktivitete tė ndryshme si edukativo-arsimore ashtu edhe sociale. Jam munduar ne maksimum (nė bashkėpunim me gjithė Unionin e studentėve) tė sjell dicka ndryshe nga administratat e Unionit tė kaluar. Aktivitetet qė ja vlejnė tė pėrmenden janė tribuna tė ndryshme tė debatave qė kemi organizaur nė bashkėpunim me profesor tė ndryshėm dhe profesionist tė temave qė kemi zgjedhur. Kemi marrė pjesė nė njė seminar tė organizaur nga Universiteti I Lubjanės nė Slloveni.

Me kėmbenguljen tonė kemi arritur tė heqim kufizimin e notės nė UEJL, dmth tani studentėt do tė kenė mundėsi tė kėrkojn notė mė tė lartė, dmth nqs nuk jan tė kėnaqur me notėn qė kanė marrė nė herėn e parė tė provimit do tė kenė mundėsi te hynė dhe njėherė nė provim me qėllim te arrin njė notė mė tė lartė nqs se munden. Po ashtu kemi siguruar pėr herė tė parė votė nga Unioni I studentėve nė Senat tė Universitetit, Keshillit tė Rektorit dhe Kėshillit tė Fakulteteve. Aktivitetet tjera janė tė tipit si psh: kemi vazhduar me traditėn e “Euro-Tripi-it”, kemi organizuar udhėtime pėr 28 Nėntorin nė Vlorė, Durrės, Krujė dhe Tiranė. Kemi mundėsuar qė ēdo faklutet I universitetit tonė tė ketė mundėsi tė vizitoj institucionet pėrkatėse, psh. Fakulteti I Drejtėsisė ka pasur mundėsinė ti vizitoj instuticionet shtetėrore tė Maqedonisė, Kosovės dhe Shqipėrisė siē janė parlamenti, qeveria, gjykatat, burgjet etj. Tre aktivitete I kam pasur shumė pėrzemer qė ka pas nė fakt dhe njė angazhim shumė tė madh edhe nga vetė studentėt e UEJL-it, ato jan Mbledhja e nėnshkrimeve kundėr raportit tė Dick Maryt-it, tubimi I organizuar nė pėrkrahje tė Ramush Harajdinės dhe iniciativa e ndėrmarė pėr tė ndihmuar situatėn e vėrshimeve nė Shkodėr. Kėto aktivitete kanė pėrfshirė mbarė shqiptarėt nė tė gjitha trojet tona dhe jo vetem nė Maqedoni. Aktivitetet tjera janė organizimi I koktejeve tė ndryshėm pėr “7 Marsin” ditėn e mėsuesit qė pėr universitetin dhe Unionin tonė ishin shumė tė rėndesishme nga qė u bė pėr nder tė gjithė profesorėve e nė veēanti tė profesorėve tė UEJL-it. Po ashtu kemi shpėrndare lule pėr 8 Marisn, gjinisė mė tė bukur. Nė ambientet e UEJL-it kemi kontribuar nė mjedisin ekologjik duke mbjellė drunj tė ndryshėm. Gjatė dimrit morėm pjesė dhe nė gara sportive dimėrore “Univerziada” tė organizaur nė Kodrėn e Dilleit. Nė aktivitete tjera tė thjeshta bėjnė pjesė dhe party tė ndryshėm qė kemi organizuar me DJ dhe kėngėtar nga dhe jashta vendit tonė.

Studentėt nė Maqedoni, sidomos ato shqiptarė, hasin shumė problem edukativo-arsimor. Sipas juve cilat janė problemet mė tė theksuara?

Pajtim Thaēi:
Siē thatė dhe vetė, problemet janė tė shumta, por unė personalisht besoj qė ndėr problemet kryesore janė pagesat e larta shkollore qė jo ēdo prind ka mundėsi ti ofroj fėmijeve tė tyre, dhe ne nuk jemi akoma shtet I cili mund t’ju siguroj studentėve ‘punė studentore’ qė ata vetė ti mbulojnė shpenzimet e tyre. Kėtu bazohem duke e pasur parasysh situatėn ekonomike nė Maqedoni. Problemet tjera pėrfshinė kushtet e shkollave, respektivisht tė universiteteve. Kėtu, jo pėr shkak tė publicitetit, por pėr shkak tė asaj qė shifet dhe dihet, besoj qė UEJL-I ėshtė ndėr universitet e pakta ose tė vetme nė Maqedoni qė ofron kushte dhe standarte evropiane pėr studentėt e saj. Studentėt Shqiptarė nė Maqedoni kanė problem dhe me bursat qė shpėrndahen nga qeveria dhe Ministria e Arsimit…nuk po flas vetem pėr bursat shtetrore por mė sė shumti u referohem bursave qė mundėsojnė studentėt shqiptarė nga Maqedonia tė studiojnė nė vendet perėndimore. Janė tė paktė studentė shqiptarė nga Maqedonia qė studiojnė nė vėnde tė huaja nė krahasim me studentėt maqedonas, kėtu shifet qartė diskrimini. Problem madhorė ekziston edhe nė bashkėpunimin “student-profesor”. Fatkeqėsisht ekzistojnė akoma profesorė demodé qė perdorin tekniken e vjeter e tė sjellurit me njė student, por po ashtu vlen njejtė dmth anasjelltas, sepse ka akoma student qė nuk arrin tė themelojnė relata shoqėrore-profesionale me njė profesor.



Pėrse duhet njė nxėnės qė mbaron shkollėn e mesme tė zgjedh UEJL-n si universitet tė ardhshėm pėr tu studiuar dhe edukuar?


Pajtim Thaēi:
Besoj qė pėrgjigja e pyetjes se parė eshte e lidhur ngushtė me kėtė pyetje,sepse aty mund tė bazohemi sa shumė gjera ofron UEJL-I si universitet. UEJL-I ofron goxha privilegje pėr njė student. Ofrojmė kushte evropiane, standart shumė tė lartė tė edukimit, profesor shumė eminent, degė te fakulteteve tė ndryshme e kėshtu me rradhė. Ndoshta ēmimi mund tė jetė pak i lartė, por kjo justifikohet duke e pasur parasysh kualititetin qė ofrojmė. Pėr ta lehtėsuar kėtė, UEJL-I ofron shumė bursa pėr studentėt nė nevojė. Besoj qė nė Maqedoni nuk kemi universitet tjera privatė qė mund tė konkurojnė me ne sepse ne jemi Universitet Ndėrkombėtarė, me kudro ndėrkombėtare. Nje numėr shumė I lartė I studentėve punėsohen shpejt pasi mbarojnė studimet tek UEJL-i. Parimi I Universitetit tonė ėshtė qė studentėt janė tė parėt para gjithckaje, janė tė mbrojtur dhe tė respektuar. Pėrveē shkollimit ne ofrojmė dhe edukim dhe socializim tė ndryshėm, nuk jemi tė fokusuar vetėm nė sistemin arsimor por e marėm parasysh dhe jetėn dhe nevojat normale tė njė studenti. Besoj qė ky spjegim mjafton pėrse njė student qė zgjedh UEJL-in si institucion pėr te krijuar karieren e tij/saj, nuk bėn gabim. Pėr ti vėrtetuar gjitha kėto, UEJL-I ka krijuar “Open day” ku gjithkush ėshtė I mireseardhur tė informohet sa mė thellėsisht pėr kualitetin e UEJL-it.



UEJL-ja akuzohet shpesh pėr kualitet jo tė lartė arsimor. Ėshtė krijuar bindja qė studentėt “kalojnė” shumė lehtė nė provime, sa e vėrtet ėshtė kjo tezė?



Pajtim Thaēi:
Besoj se pėr kritikėt ėshtė shumė e lehtė tė kritkojnė se sa tė lavdėrojnė. Mund tė themi qė mbase por ndodh e kundėrta.. qė Universiteti ėshtė shum I fortė dhe e imponon njė student tė studioj mė shumė, e fut nė rrugė tė drejt sepse vetė ambienti I universitetit tė bėn tė kthjellohesh mė shumė si student dhe arrin tė mėsosh mė shumė se sa nė tė kaluarėn. Besoj qė pėr jo-kualitetin arsimor nė UEJL,janė nė pėrgjithėsi spekulime tė paverteta. Sė shpejti do tė plotėsohet 10 vjetori, njė dekadė qė nga themelimi I universitetit, dhe kjo tregon sa tė fortė dhe cilėsor jemi. Nqs kėto spekullime do ishin tė vėrteta nuk do kishim mijėra aplikantė nga gjitha trojet shqiptare qė vijnė tė studiojnė nė UEJL..Kjo tregon vetė sa kualitet jemi dhe sa tė sigurt jemi nė atė qė bėjmė.



Qė kur keni mar postin e Kryetarit tė Unionit, ėshtė perfolur shpesh qė gjendeni nė kėtė post falė mbiemrit tuaj. Jeni djali I Z. Menduh Thaēit dhe kjo ju bėn automatikish tė implikuar nė politikėn e Maqedonisė…ēfar mendoni pėr kėtė ?



Pajtim Thaēi:
E kam dėgjuar dhe mė parė kėtė pyetje dhe nuk habitem aspak. Unė kam gati njė vit qė jam zgjedhur kryetar I uniont dhe kjo ka ndodh fal meritės time direkte. Jam zgjedhur nė mėnyrė demokratike me votė tė fshehur nga studentėt e Universitetit dhe kam arritur njė fitore tė thellė kundėr kandidatit tjetėr. Besoj qė deri tani e kam vertetuar qė jam zgjedhur me meritėn time, kam punuar dhe do tė punoj pėr studentėt e UEJL-it. Kėtė e bėj pėr tė mirėn e studentėve tė cilėt janė si unė, janė tė barabarte si unė, ndajnė tė njejtat problem si unė. Unė jam student, si gjithė tė tjerėt, nuk jam ndyrshe, nuk jam mė I priviligjuar se tė tjerėt. Nė UEJL unė nuk identifikohem si djali i dikujt, por thjesht si student i UEJL-it dhe kėtė besoj qė mund ta konfirmoje ēdo kush qė me njeh. Pastaj nuk e kuptoj lidhjen qė disa njerėz e bėjnė, babi im ėshtė politikan, lider i njė partie politike shqiptare dhe nuk ka tė bėj asgje me UEJL-in apo me universitetet nė pėrgjithsi.



Cilat janė planet e ardhėshme tė Unionit tė Studentėve tė UEJL-sė?

Pajtim Thaēi:
Pėr momentin po punoj intenzivisht tė arrij tė siguroj votėn e kryetarit te Unionit ne Kėshillin e Universitetit, pasi qe kryetari ėshtė pjesė e saj por nuk ka te drejtė vote. Dua ta ndryshoj kėtė sepse me tė drejtėn e votės do tė kemi me shumė efekt si Union I studentėve. Plan tjetėr qe e konsideroj madhor ėshtė ideja qė tė krijojmė gjitha Universitetet shqiptare “Unionin e pėrbashkėt e studentėve Shqiptare ne tė gjitha trojet shqiptare”. Ky bashėkpunim do tė sjellė lidhje akoma mė tė afėrta mes studentėve shqiptarė. Planet tjera janė vazhdimi I traditės tė “Open Air” party me DJ tė famshėm botėrorė. Nė fakt kam shumė plane, por nuk do doja tė flas qė tani pėrpara se tė kem gjithcka tė sigurt. Nuk mė pėlqen tė bėj apo jap premtime tė cilat mbase mė vone pėr shkaqe tė ndryshme nuk do jem ne gjendje ti realizoj.



Mesazhi juaj pėr gjithė studentėt shqiptarė:


Pajtim Thaēi:
Pėr nxėnėsit e shkollave tė mesme do t’ju sygjeroja qė tė gjithė tė zgjedhin edukimin e lartė qoft kjo tek UEJL-i apo tek njė universitet tjetėr. E mira ėshtė tė kemi sa mė shumė gjenerata tė shkolluara sepse kjo ėshtė e vetmja rrugė e duhur per emancipmmin tonė, sidomos pėr ne shqiptarėt.

Pėr studentet tjere besoj qe kėshillat janė tė pėrgjithme, tė pėrkushtohen mė shumė studimeve dhe edukimit arsimor. Unė besoj shumė tek studentėt shqiptarė, jemi shumė tė aftė dhe kemi shumė ambicje pėr njė jetė mė tė mirė. Po ashtu do ju kisha rekomandaur tė kėnaqen, ta shfrytėzojnė dhe shijojnė deri nė fund jetėn studentore sepse kėto kohėra nuk kthehen mbrapsht. Ju falemnderit.

Intervistoi: Enisa Bajrami




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2014 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio