Studentet.info
Lajme : Kontrabandohet procedura pėr doktoraturėn nė USHT
Kyqur 29-12-2011 6:05:33 (1090 Lexime)


Shkėlzen LUSHAJ

Me njė vendim tė sjellė nga Rektorati i Universitetit Shtetėror tė Tetovės, njė grupi tė caktuar magjistrash tė punėsuar apo tė angazhuar nė kėtė universitet, u ėshtė mundėsuar paraqitja e disertacionit tė doktoraturės me sistem mentorial, dhjetė ditė para pėrfundimit tė vitit aktual dhe hyrjes nė fuqi tė Ligjit tė ri pėr arsim sipėror, me tė cilin parashihen kushte tjera, mė tė zorshme, pėr marrjen e gradės - doktor shkencash. Vendimi i cili ka qarkulluar deri tek tė gjithė dekanėt e fakulteteve, ėshtė i karakterit tė brendshėm dhe jo publik, ashtu siē e kėrkon Ligji, i cili pėr njė procedurė tė tillė parasheh shpalljen e konkursit publik nė mė sė paku dy media tė shkruara. Pėr vendimin nuk ėshtė konsultuar prorektori i Arsimit, Ismail Ahmeti, ndėrsa njė nga nėnshkruesit e tij, kryetari i Komisionit pėr studime tė doktoraturės, Serafim Tomovski ka kėrkuar nga FAKTI tė mos botojė kėtė lajm

Skandal nė Universitetin Shtetėror tė Tetovės. Me urdhėr tė Rektoratit tė Universitetit, doktorė shkencash do tė “mbijnė” nė afat rekord prej dhjetėditėsh. Bėhet fjalė pėr njė vendim tė brendshėm, jopublik, tė dėrguar nga Rektorati deri tek dekanėt e fakulteteve tė Universitetit se nga data 19 dhjetor deri mė 31 dhjetor, pra pėr mė pak se dy javė, bashkėpunėtorėt e USHT-sė do tė mund tė dorėzojnė disertacionin e doktoraturės sė tyre, sipas sistemit mentorial. Shpallja e kėtij vendimi dhjetė ditė para fillimit tė vitit 2012, qė njėherėsh shėnon hyrjen nė fuqi tė Ligjit pėr arsim sipėror, me tė cilin pason ndryshimi i sistemit tė doktorimit, nga ai mentorial nė atė tė studimeve, dyshohet se ėshtė bėrė qė persona tė caktuar dhe jo tė rastėsishėm, bashkėpunėtorė tė brendshėm apo tė jashtėm tė USHT-sė, tė doktorojnė para se tė hyjė nė fuqi sistemi i doktorimit me studime dhe me kėtė t’i shmangen sistem tė ri tė doktorimit, qė ndryshe do tė thotė - tre vjet ligjėrata, shumė provime, pjesėmarrje nėpėr seminare dhe angazhime tė tjera – obligime kėto qė me sistemin e vjetėr mentorial nuk parashihen.
Gazeta FAKTI ka arritur tė sigurojė vendimin intern, tė nėnshkruar nga Sekretari i pėrgjithshėm, Adem Beadini, dhe kryetari i Komisionit pėr studime tė doktoraturės, Serafim Tomovski, ku njoftohen tė gjitha fakultetet se nga data 19 dhjetor (dita kur ėshtė evidentuar njoftimi) bashkėpunėtorėve tė USHT-sė - pa precizuar nė duhet tė jenė ata tė brendshėm apo tė jashtėm, do t’u mundėsohet paraqitja e disertacioneve tė doktoraturės sipas sistemit me mentor, deri nė pėrfundim tė vitit aktual. Ajo qė habit ėshtė se Universiteti hamendėsohet nėse pėr kėtė qėllim do tė merr leje, pa theksuar se nga cili institucion apo instancė duhet ta bėjė kėtė.
“Nė bazė tė vendimit tė lartpėrmendur, nė rast se Universiteti merr leje, kuadrove tė bashkėpunėtorėve tė USHT-sė, do t’u mundėsohet tė paraqesin disertacione tė doktoraturės, sipas tė a.q. sistem me mentor. Nė kėtė kontekst, ju lutemi qė tėrė kuadrin e bashkėpunėtorėve tė Fakultetit tuaj, nėse janė tė interesuar pėr marrjen e gradės shkencore doktor i shkencave nė Universitetin tonė, fletėparaqitjet e veta t’i dorėzojnė nė Arkivin e Universitetit”, thuhet nė shkresėn dėrguar deri tek dekanėt e tė gjitha fakulteteve.
Ajo qė e bėn kėtė vendim edhe mė shumė kontrovers, pėrveē periudhės sė shkurtėr pėr aplikim dhe shpėrndarjes sė tij deri tek dekanėt nė prag tė festave tė fundvitit, ėshtė se ai nuk ėshtė publikuar nė asnjė medium tė shkruar, edhe pse pėr procedurėn e paraqitjes sė disertacionit tė doktoraturės, sipas ligjeve tė aplikueshme nė Maqedoni, duhet shpallur konkurs nė mė sė paku dy media tė shkruara, ku tė gjithė magjistrat e interesuar do tė mundeshin tė aplikojnė pėr marrjen e gradės – doktor i shkencave.
Nė kėtė rast, mundėsia pėr doktorim u mundėsohet vetėm bashkėpunėtorėve tė Universitetit dhe kjo ėshtė bėrė me rekomandim tė Ministrisė sė Arsimit dhe Shkencės, dikur nga fillimi i vitit 2011, me qėllim qė universitetet tė shtojnė kuadrin e tyre me gradėn e doktorit. Por, nė asnjė pikė tė vendimit tė Ministrisė, nuk thuhet se paraqitja e disertacionit duhet tė bėhet pėrmes njė njoftimi tė brendshėm, jopublik, pėr tė cilin janė tė njoftuar vetėm njė grup personash tė punėsuar nė universitet, dhjetė ditė para hyrjes nė fuqi tė ligjit tė ri dhe para hyrjes nė funksion tė sistemit tė doktorimit me studime, qė ndryshe zgjatė tre vite dhe jo disa muaj, siē ėshtė sistemi me mentor. Pėrkundrazi, Ministria e Arsimit ka kėrkuar qė konform Ligjit pėr arsim sipėror, konform procedurave dhe afateve ligjore, tė shpallet konkursi publik pėr paraqitjen e disertacionit tė bashkėpunėtorėve tė universiteteve, gjė tė cilėn e kanė bėrė tė gjitha Universitetet nė Maqedoni, pėrveē USHT-sė.

Ismail Ahmeti: Nuk jam i konsultuar pėr vendimin

Prorektori i Arsimit pranė USHT-sė, Ismail Ahmeti, i pyetur nga gazeta FAKTI nėse ėshtė konsultuar pėr vendimin dhe nėse ėshtė nė dijeni pėr tė, ka hezituar fillimisht por mė pas ka pranuar se autoriteti i tij nuk ėshtė respektuar gjatė pėrgatitjes sė tij dhe se ai personalisht nuk do tė pranonte kurrė tė jetė pjesė e njė procesi tė tillė.
“Nuk jam nė dijeni pėr njė vendim tė tillė. Nėse ka njė vendim ashtu siē thoni, unė nuk jam konsultuar dhe nuk kam marrė pjesė nė pėrgatitjen e tij. As qė do tė isha pjesėmarrės ndonjėherė nė njė gjė tė tillė”, ėshtė pėrgjigjur Ahmeti nė pyetjet e gazetarit tė FAKTI-t, duke larguar nga vetja ēdo pėrgjegjėsi pėr mėnyrėn se si ka filluar paraqitja e doktoraturave nė kėtė universitet.

Tomovski: Mos publikoni kėtė lajm

Por FAKTI ka kontaktuar edhe nėnshkruesin e kėtij vendimi, nė cilėsinė e kryetarit tė Komisionit pėr studime tė doktoraturės, Serafim Tomovski, i cili sipas burimeve tė gazetės, nė kėtė detyrė ėshtė vėnė nė kundėrshtim me dispozitat ligjore, pasi mosha e tij kalon atė tė lejuar me ligj deri mė 65 vjet.
Tomovski me tė dėgjuar interesimin e gazetarit, ka tentuar tė relativizojė vendimin e tillė, ndėrsa nė njė moment i ka bėrė thirrje atij qė ky lajm tė mos publikohet.
“Ju nė kėtė mėnyrė do t’u bėni dėm kandidatėve pėr doktorė. Ne po pėrpiqemi pas legalizimit tė Universitetit qė tė rritet numri i doktorantėve dhe ky vendim ėshtė nė kuadėr tė kėtyre pėrpjekjeve”, ka thėnė Tomovski, duke paralajmėruar gazetarin e FAKTI-t se publikimi i kėtij vendimi do tė ishte me dėm pėr aplikantėt pėr doktoraturė.


Zv/ministri i Arsimit, Safet Neziri: Nuk jam nė dijeni pėr vendimin


Ndėrkohė, njeriu i dytė i Ministrisė sė Arsimit dhe Shkencės, qė ėshtė institucioni i vetėm pėrgjegjės pėr dhėnien e akreditimeve pėr doktoraturė, Safet Neziri, ka thėnė se nuk ėshtė nė dijeni pėr njė vendim tė tillė tė USHT-sė dhe se i duhet kohė qė tė njoftohet nga shėrbimet dhe nga universiteti pėr pėrmbajtjen e tij. Ai ka sugjeruar qė shpjegimet tė kėrkohen fillimisht nga pėrgjegjėsit e universitetit, ndėrsa ka paralajmėruar se do tė angazhohet personalisht pėr tė hetuar rastin.
“Unė vėrtet nuk jam nė dijeni dhe do t’ju lusja qė tė mė jepni kohė pėr tė marrė mė tepėr informacione. Vetėm atėherė do tė mundesha t’ju pėrgjigjem pyetjes suaj”, ka thėnė Neziri.
Ndryshe, gazeta FAKTI ka konsultuar profesorė tė punėsuar nė universitetet tjera, tė cilėt nė kushte anonimiteti e vlerėsojnė si tė pamundur pėr t’u realizuar njė procedurė sipas terkut tė USHT-sė, ndėrsa ka informuar se ky proces qė nė USHT ėshtė hapur mė 19 dhjetor, nė universitetet tjera veēmė ka mbaruar.
“Dhjetė ditė? Kjo ėshtė njė periudhė e shkurtėr pėr tė bėrė njė punim tė thjeshtė seminarik e lė mė tė pėrgatitet teza e doktoraturės. Nuk ka askund nė botė, qė shpallja e procedurės pėr paraqitjen e disertacionit tė doktoraturės tė bėhet brenda 10 ditėve. Kjo procedurė nuk mund tė bėhet assesi ndėr dy muaj”, kanė pėr thėnė pėr FAKTI njohės tė kėtyre ēėshtjeve.
Ndryshe, njoftimi i Rektoratit i dėrguar deri tek tė gjitha dekanėt e fakulteteve, i pėrmban tė gjitha elementet e njė konkursi, qė nė kushte normale, do tė duhej tė ishte publik - qė nga numėrimi i kushteve dhe kritereve, dokumenteve tė nevojshme e deri tek afati i paraqitjes dhe detajeve pėr kompensimin financiar.




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2014 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio