Studentet.info
Lajme : ANOMALI NĖ UNIVERSITETIN E SHKUPIT
Kyqur 12-04-2005 9:27:17 (1541 Lexime)

Pagė nga universiteti, funksione nga shteti

Shkup, 12 PRILL- Rektori i Universitetit “Shėn Kirili dhe Metodi”, pėr njė medie vendėse ėshtė shprehur se rektorati nuk ka mundėsi tė mbajė evidencė se cili profesor vjen dhe cili jo nė ligjėrata. Sipas tij, kėtė punė duhet ta bėjė dekanati
Mbi 20 profesorė tė Universitetit “Shėn Kirili dhe Metodi”, asnjėherė nuk paraqiten para studentėve, edhe pse rregullisht marrin rrogė nga Universiteti. Sipas studentėve, shumica e profesorėve janė funksionarė shtetėrorė dhe marrin rroga nė dy vende. Profesorėt tė cilėt rrallė paraqiten nė ligjėrata nė tė shumtėn e rasteve i zėvendėsojnė asistentėt e tyre. Zėvendėsimi nga asistentėt ėshtė i jashtėligjshėm pėr shkak se ata nuk kanė shkollim pėrkatės.


Rektori i Universitetit “Shėn Kirili dhe Metodi”, rreth kėtij problemi pėr njė medie vendėse ėshtė shprehur se rektorati nuk ka mundėsi tė mbajė evidencė se cili profesor vjen dhe cili jo nė ligjėrata, por sipas tij kėtė punė duhet ta bėjė dekanati. Nė Fakultetin Filozofik studentėt sqarojnė se ambasadori nė NATO Nano Ruzhin, asnjėherė nuk paraqitet nė ligjėrata, por atė e zėvendėson asistenti i tij. Profesorin e Fakultetit Filozofik, Vanēo Gorgiev, studentėt e takojnė vetėm atėherė kur duhet tė marrin nėnshkrimet, thonė studentėt e Universitetit “Shėn Kirili dhe Metodi”.
Kryetari i Partisė Alternativa Demokratike profesor i sė Drejtės Romake Vasil Tupurkovski pėr njė kohė tė gjatė nuk paraqitet nė ligjėrata. Pėr kėtė shkak dekanati i ka suspenduar 156 provime, mirėpo ai vazhdon sėrish t’i mbajė ato, sqarojnė burime nga universiteti, qė dėshirojnė tė mos u pėrmendim emrat. Shumė deputetė dhe shumė funksionarė partiakė nuk paraqiten nė fakultet.
“Karolina Ristova, deputete e LSDM-sė, profesore nė Fakultetin Juridik gjithashtu shumė rrallė paraqitet para studentėve. Profesori i Metedologjisė, Teodor Papilinov, deputet i LSDM-sė, edhe pse ėshtė nė pension, ai vazhdon tė mbajė ligjėrata pėr shkak se mungojnė profesorėt tė cilėt kanė marrėdhėnie pune. Edhe ish-guvernatori Lube Tėrpevski gjatė gjithė kohės qė ushtronte kėtė funksion, shumė rrallė ėshtė paraqitur para studentėve nė ligjėrata”, sqaruan burime nga ky Universitet.
“Drejtoresha e Inspektoratit Shtetėror, Bllagodarna Lakinska, asnjėherė nuk shkon nė ligjėrata, ndėrsa njė rrogė e merr edhe nga Universiteti”, thonė studentėt. Profesorėt qė janė zgjedhur edhe deputetė marrin 30 pėr qind tė rrogės, ndėrsa shumica e funksionarėve shtetėrorė qė janė edhe profesorė, nė universitet marrin 100 pėr qind tė rrogės.
Profesori i Fakultetit Juridik, i cili nuk dėshiron t’i pėrmendet emri pyet i habitur se si ėshtė e mundur qė Universiteti tė lejojė njė problem kaq madhor. Dekanėt e fakulteteve tė Universitetit “Shėn Kirili dhe Metodi” thonė se ky problem ėshtė evident, mirėpo jo nė masė shumė tė madhe.

Nga:Halit AJDINI




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2014 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio