Studentet.info
Lajme : NĖ USHT, AFATI I PROVIMEVE PĖRFUNDON MĖ 15 PRILL
Kyqur 12-04-2005 9:34:22 (3029 Lexime)

“Libri i ankesave” jep rezultate

Tetovė, 12 PRILL- Studentėt e Universitetit Shtetėror tė Tetovės, pas pėrfundimit tė provimeve nė afatin e janarit, janė duke zhvilluar edhe afatin e provimeve tė muajit prill. Afati i provimeve tė kėtij muaji ka filluar qė nga 4 prilli dhe vazhdon deri mė datėn 15 tė kėtij muaji. Ky afat provimesh ėshtė vlerėsuar si njė shansė mė shumė pėr studentėt qė duhet tė arrijnė kushtin pėr kėtė vit akademik.
Shėrbimi pėr informim i USHT-sė njoftoi se ky afat i provimeve ėshtė duke rrjedhur sipas planeve tė parapara. “Nuk ėshtė vėrejtur mungesa e profesorėve nė datat e caktuara pėr dhėnien e provimeve”, u shprehėn nė Shėrbimin pėr informim tė USHT-sė.



Mungesa e profesorėve nė datat e caktuara nga vetė ata ka qenė praktikė e njohur pėr studentėt e Universitetit tė Tetovės. Si duket Universiteti Shtetėror i Tetovės, ka filluar ta rimarrė vetveten, duke mbajtur pėrgjegjėsi ndaj studentėve.
Qė nga legalizimi, administrata e re e USHT-sė ka njoftuar se prioritet i USHT-sė do tė jetė, rendi, krijimi i kushteve tė mira pėr studentėt, ndalimi i keqpėrdorimeve nga ana e profesorėve dhe disa prioritete tė tjera. Masat e marra nga rektorati dhe “Libri i ankesave” qė ėshtė vendosur nė objektin e rektoratit tė USHT-sė pėr parregullsitė e mundshme, si duket do tė ndihmojnė nė stabilizimin e gjendjes nė USHT.

Nga:Halit AJDINI




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2014 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio