Studentet.info
Lajme : Nese flet gjuhen e huaj tė sulmojn
Kyqur 13-04-2005 8:10:16 (1566 Lexime)


U sulmuan tre studentet shqiptarė nga njė grup naziskinėsh nė Rusi

Rusi, 13 PRILL- Tingulli i ndyshem i gjuhes shqipe nga ai i gjuheve sllave, u ka kushtuar shtrenjte tre studenteve shqiptare ne Rusi. Ndersa ishin duke folur ne gjuhen e nenes, tre studentet shqiptare te universitetit te Arkitektures te Voronezhit (500 kilometra ne jug te Moskes) jane sulmuar dhunshem dy dite me pare nga nje grup naziskinesh vendas. Paksa e habitshme, qe ruset te shkojne ne veprime te tilla ne nje kohe kur vete kombi i tyre kete njeqindvjecar te fundit nuk i ka paraprire ndonje revolucioni te mireqenies apo kultures boterore, madje eshte bere inisiatori i se kundertes, duke mbeshtetur sistemin komunist. Gjithsesi ngjarja ka ndodhur dhe viktima kane qene shqiptaret. Gjysma e se keqes, qe grupet ruse te ksenofobeve, tek shqiptaret kishin shkuar pas disa eksperiencash.

Sipas agjencise ruse te lajmeve "Itar-Tas" tre studentet shqiptare te Universitetit te Arkitektures dhe Ndertimit ne Voronezh, qytet qe gjendet gjeografikisht ne qender te Rusise, u sulmuan nga nje grup ksenofobesh, vetem sepse ata ishin duke folur ne gjuhen shqipe. Grupi i te rinjve vendas kishte qene i madh ne numer dhe tre studentet shqiptare nuk kishin mundur te rezistonin. Keshtu te tre kishin rene viktima. Sipas agjencise ruse te lajmeve, ne gjendje me te rende shendetesore nder te tre studentet, eshte Zaho Edari (emri mund te jete i perafert, pasi agjencia ka te ngjare te mos kete bere sakte konvertimin nga gjuha ruse ne ate angleze, red.) 22 vjecar, i cili gjendet i shtruar ne spital me disa fraktura e trauma ne trup e koke si dhe me nofulla e dhembe te thyera. Nderkohe gjendja shendetesore e dy te tjereve raportohet me e mire. Nje ngjarje e tille ka shqetesuar studentet shqiptare ne Rusi, sidomos ata ne Voronezh. Sipas te dhenave ne kete qytet studiojne gjithsej 12 shqiptare, te gjithe ne Universitetin e Arkitektures dhe Ndertimit, sipas nje marreveshjeje nderqeveritare. Ngjarja eshte denuar pothuaj nga te gjitha mediat vendase dhe opinioni. Dekani i Fakultetit Nderkombetar ne Universitetin e Arkitektures dhe Ndertimit, Vladimir Sherbakov, pasi denoi ngjarjen pohoi se gjendja shendetesore e njerit prej studenteve shqiptare qe u bene viktima te ksenofobise, mbetet e rende. Sipas Sherbakov, personat qe kryen sulmin jane naziskine qe banojne ne kete zone, te cilet i sulmuan shqiptaret vetem sepse degjuan qe ata po flisnin ne gjuhen e tyre. Prokuroria ka hapur nje hetim per ceshtjen. Te njejtet naziskine qelluan per vdekje vitin e kaluar ne te njejtin qytet nje student nga Angola vitin e kaluar dhe theren disa studente te tjere afrikane.




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2014 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio