Studentet.info
Lajme : Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
Kyqur 04-02-2013 9:10:46 (3929 Lexime)


Nė Universitetin Shtetėror tė Tetovės sot filloi semestri veror pėr vitin akademik 2012/2013. Pėr studentėt e Fakultetit Juridik, Ekonomik, Filozofik dhe atij Filologjik, semestri filloi nė ndėrtesėn e re universitare.

Rektori i USHT-sė, Prof. Dr. Vullnet Ameti, duke folur pėr rėndėsinė e ditės sė sotme theksoi se kjo ditė pėr Universitetin Shtetėror tė Tetovės, paraqet njė nga momentet mė tė rėndėsishme nė historikun e funksionimit tė tij, gati njėzet vjeēar.

Sot studentėt tanė e fillojnė semestrin veror nė hapėsirat moderne tė objektit tė ri. Kjo godinė e re universitare ofron kushte moderne studimi dhe dėshmon gatishmėrinė dhe pėrkushtimin e stafit drejtues tė Universitetit pėr krijimin e kushteve infrastrukturore, tė cilat janė nė pėrputhje me standardet evropiane”, theksoi rektori Ameti.

Ai, po ashtu theksoi se ky objekt ėshtė vepėr kolosale, jo vetėm pėr Tetovėn dhe rrethinėn e saj, por pėr tė gjithė studentėt nga vendi ynė dhe nga jashtė. “Ajo qė na bėnė tė lumtur ėshtė se ky Universitet po shndėrrohet nė qendėr regjionale, prandaj, dita e sotme kur po i hapim dyert e kėtij objekti grandioz ėshtė njė ditė e veēantė jo vetėm pėr Tetovėn, pėr kėtė institucion tė arsimit sipėror, pėr kuadrin drejtues, profesorėt dhe studentėt e kėtij Universiteti, por, pėr tė gjithė qytetarėt e kėtij vendi dhe mė gjerė”, tha Rektori i USHT-sė, Prof. Dr. Vullnet Ameti nė deklaratėn e sotme pėr mjetet e informimit, me rastin e fillimit tė semestrit veror tė vitit akademik 2012/2013, qė pėr studentėt e katėr fakulteteve, filloi nė objektin e ri universitar.

Objekti i ri i Universitetit Shtetėror tė Tetovės, apo ,,Shqiponja” siē e thirrin tani mė vetė studentėt, ėshtė njė projekt dhe realizim ndėrtimor me stil dhe dizajn unik. Ai pėrbėhet nga tri pjesė tė ndara nga aspekti hapėsinor, por tė lidhur nga ana funksionale. Janė dy krahėt apo lamelat anėsore, si dhe pjesa e mesme e cila ėshtė nė formė rrethi. Sipas Rektorit tė USHT-sė, Prof. Dr. Vullnet Ameti, Universiteti Shtetėror i Tetovės, aktualisht posedon godinėn mė tė pajisur dhe mė moderne nė territorin e Republikės sė Maqedonisė. (INA)




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2014 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio