Studentet.info
Lajme : Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
Kyqur 11-02-2013 2:53:44 (4223 Lexime)


Tė dielėn nė orėt e vona nė moshėn 73 vjeēare ka ndėrruar jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani.
Nė ora 12:00 nė pallatin e kulturės nė Tetovė do tė bėhen homazhe, ndėrsa nė orėn 15:00 ( pas namazit tė Iqindisė) do tė bėhet varrimi.
Fadil Sulejamni ishte rektori i parė nė Universitetin e Tetovės.

Biografia:



Prof. dr. Fadil Sulejmani ėshtė i lindur mė 5.XII.1940 nė fshatin Bozovcė tė malėsisė sė Tetovės.

Shkollimi

Nė Bozovcė dhe Tetovė e ka mbaruar shkollimin fillor, nė qytetin e Prizrenit Shkollėn e Lartė Pedagogjike dhe nė Prishtinė Fakultetin Filozofik-Dega Gjuhė dhe Letėrsi Shqipe.

Nė Beograd i ka kryer studimet pasdiplomike dhe ėshtė magjistruar. Nė Prishtinė ėshtė doktoruar nė shkencat filologjike-Albanologji.

Puna pedagogjike-profesionale

Njė vit ka punuar si arsimtar i gjuhės dhe i letėrsisė shqipe nė Shkollėn Eksperimentale tetėvjeēare tė katundit Kastriot afėr Prishtinės dhe dy vjet si profesor i gjuhės latine nė Gjimnazin e Mitrivocės sė Kosovės.

Nga viti 1971 e deri mė 1994 ka punuar si profesor i rregullt i gjuhės shqipe-Morfologji, Fonetikė, Sintaksė…, nė Fakultetin Filologjik tė Universitetit tė Prishtinės.

Prej vitit 1994/95 punon si profesor i rregullt i gjuhės shqipe nė Fakultetin Filologjik tė Universitetit tė Tetovės nė Tetovė.

Publikimet dhe artikujt

Krahas punės edukuese dhe arsimore si pedagog nė fakultet, prof. F. Sulejmani, ėshtė marrė intensivisht edhe me krijime profesionale-shkencore, duke shkruar dhe publikuar njė numėr librash, kryesisht nga gjuha shqipe, dialektologjia, etnografia shqiptare, gjuha gjermane etj., siē janė: 1. “E mbsuame e krėshterė e Lekė Matrėngės” (Monografi pėr jetėn dhe veprėn e kėtij autori arbėresh tė Italisė); 2. “Praktikumi i gjuhės shqipe”; 3. “Lindja, martesa dhe vdekja nė Malėsitė e Tetovės”; 4. “Njohuri themelore pėr Gjermaninė dhe popullin e saj”; 5. “Fonetika e gjuhės gjermane”; 6. “Morfologjia e gjuhės gjermane”; 7. “Hap historik i Universitetit tonė”, si dhe disa libra tė tjerė qė janė nė pėrgatitje e sipėr pėr botim, si: 8. “E folmja e Malėsisė sė Sharrit tė Tetovės”; 9. “Toponimia e tri malėsive tė Tetovės”; 10. “Sintaksa e gjuhės gjermane” etj.

Ai Ka shkruar edhe disa dhjetra artikuj tė ndryshėm profesional-shkencorė, kryesisht nga fusha e albanistikės.

Gjithashtu ka shkruar edhe njė numėr artikujsh publicistikė nga fusha tė ndryshme tė jetės dhe punės shoqėrore, politike, kulturore dhe shkencore pėr ēėshtje tė ndryshme tė shqiptarėve nė Maqedoni.

Specializimet

Mė vitin 1979 ka fituar bursėn e Fondacionit tė Aleksandėr Humboltit nė Gjermani. Si bursist i kėtij Fondacioni ka specializuar dy vjet nė kuadėr tė Institutit tė Gjuhėsisė nė Bon, ku ka bashkėpunuar me profesorin e mirėnjohur dr. Johan Knobloch.

Ka qenė njė vit nė specializim edhe nė Itali, nė Romė.

Njohja e gjuhėve tė huaja

Njeh gjermanishten dhe italishten.

Kontribite tė veēanta shoqėrore

Mė vitin 1990 nė Shkup ka organizuar simpoziumin nacional “Shqiptarėt e Maqedonisė”, kushtuar ēėshtjes sė shqiptarėve nė Maqedoni pėr liri, barazi dhe demokraci.

Mė 1990 ka formuar Kėshillin pėr Pajtimin e Gjaqeve dhe, duke qenė nė krye tė tij dhe nė bashkėpunim me intelektualė tė tjerė, kanė pajtuar vetėm nė komunėn e Tetovės afėr 100 familje pėr zėnie e ngatėrresa tė ndryshme dhe kanė bėrė qė tė falen mbi 50 gjaqe midis shqiptarėsh.

Themeilimi i institucioneve kulturore dhe arsimore-shkencore

Mė vitin 1991 bashkė me intelektualė tė tjerė ka themeluar nė Maqedoni Bashkėsinė Kulturore Shqiptare me seli nė Tetovė. Kjo shoqatė ka luajtur njė rol me rėndėsi nė hulumtimin dhe kultivimin e kulturės shpirtėrore dhe materiale tė shqiptarėve nė Maqedoni.

Mė vitin 1994 ka themeluar Universitetin e Tetovės dhe bashkė me intelektualė tė tjerė dhe me ndihmėn e popullit shqiptar kanė arritur qė kėtė universitet ta mbajnė gjallė deri mė sot.

Shteti sllavomaqedonas me qėllim qė ta pengojė edukimin dhe arsimimin e plotė tė shqiptarėve nė Maqedoni dhe krijimin e kuadrove tė tyre tė nevojshme ka qenė kundėr themelimit tė Universitetit tė Tetovės dhe pėr ta ndalur punėn e tij e ka sulmuar vazhdimisht kėtė universitet me mjete dhe mėnyra tė ndryshme tė dhunės dhe represionit mbi pedagogėt, studentėt dhe qytetarėt e tjerė qė e pėrkrahnin atė.

Prof. F. Sulejmanin si ideator dhe themelues tė Universitetit tė Tetovės pushteti sllavomaqedonas e dėnoi me dy vjet e gjysmė burgim. Me intervenimin e faktorit ndėrkombėtar Gjykata e Lartė sllavemaqedonase ia fali njė vit e gjysmė, kurse njė vit burgim e ka vuajtur nė burgjet e Maqedonisė: nė Shkup, Manastir dhe Tetovė.

Gjithashtu pėr themelimin dhe mbijetesėn e Universitetit tė Tetovės mbi dhjetė herė ka qenė i arrestuar, i izoluar dhe i maltretuar psikikisht dhe fizikisht nga policia sllavemaqedonase, e cila ia rrėnoi me bolduzher edhe shtėpinė familjare.

Postet

Prof. F. Sulejmani ėshtė kryetar i Bordit tė Universitetit tė Tetovės.
Prej vitit 1991 dhe deri mė 1994 ka qenė kryetar i Bashkėsisė Kulturore Shqiptare nė Maqedoni.
Prej vitit 1994 dhe deri mė 2003 ka qenė Rektor i Universitetit tė Tetovės.

Dekoratat, ēmimet dhe mirėnjohjet

Pėr punėn humane dhe me shumė sakrifica qė ka bėrė pėr themelimin dhe zhvillimin e Universitetit tė Tetovės, Senati i kėtij universiteti mė 25 nėntor 2002 i ka dhanė prof. F. Sulejmanit titullin mė tė lartė akademik “Rektor Nderi i Universitetit tė Tetovės”, kurse mė 17 Dhjetor 2002 ėshtė shpėrblyer nga ky Senat me medalien e artė “Nderi i Universitetit tė Tetovės”, qė ėshtė ēmimi mė i lartė nė kėtė universitet.

Gjithashtu pėr arritjet e tij nė arsim, edukim, shkencė dhe kulturė, si dhe nė themelimin dhe zhvillimin e Universitetit tė Tetovės, ai ka marrė shumė mirėnjohje dhe diploma nderi nga disa shoqata, klube dhe institucione shqipatre nė Maqedoni, Kosovė, Shqipėri dhe nė diasporė.




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2014 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio