Studentet.info
Lajme : Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
Kyqur 24-04-2013 5:01:55 (4586 Lexime)


Nė Universitetin Shtetėror tė Tetovės, para familjeve tė dėshmorėve, studentėve, stafit akademik dhe pjesėmarrėsve tė tjerė, u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit: Naser Veliut, Nurie Zekės, Mujdin Aliut dhe Xhemajl Fetaut.

Nė fjalėn e tij, para auditorit, Rektori i USHT-sė, Prof. dr.Vullnet Ameti theksoi se historia jonė e lavdishme gjatė shekujve ka dėshmuar se kombet qė nuk pajtohen me asimilimin dhe robėrinė pėr lirinė e tyre sakrifikojnė gjithēka.

“Historia dhe populli shqiptar nuk do t’i harrojė bijtė dhe bijat qė me veprat dhe bėmat e tyre lanė gjurmė tė pashlyeshme nė momente tė caktuara tė historisė sonė, prandaj Ju shpreh nga zemra mirėnjohjen dhe falėnderimin e thellė pėr vendosmėrinė dhe guximin tyre tė pashoq, pėr sakrificėn titanike nė organizimin e lėvizjeve ēlirimtare kombėtare nė pėrmasa gjithėpopullore duke u shndėrruar nė themel pėr proceset gjithėkombėtare pėr krijimin e shtetit tė pavarur tė Kosovės dhe avancimin e statusit juridik dhe kushtetues tė shqiptarėve nė Republikėn e Maqedonisė”, tha Rektori, Prof.dr.Vullnet Ameti.

Nė vijim tė fjalės sė tij, rektori u shpreh se luftėrat e Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, UĒPMB-sė dhe Ushtrisė Ēlirimtare Kombėtare, kombi shqiptar i pėrkrahu fuqishėm dhe pa u hamendur. Nė kėto beteja tė lavdishme morėn pjesė tė rinj e tė moshuar, studentė dhe qytetarė, qė tė gjithė nė shėrbim tė arritjes sė tė drejtave sikurse tė gjithė popujt e qytetėruar.

Nė pėrmbyllje, rektori i USHT-sė vuri nė dukje se, si rezultat i sakrificės sė dėshmorėve tė kombit, nė radhė tė parė, si dhe me angazhimin pasuesve tė UĒK, u legalizua Universiteti i Tetovės.

Kryetari SHVL-UĒK-sė, Fazli Veliu, foli pėr aktivitetet qė organizohen pėr tė nderuar sakrificėn dhe heroizmin e dėshmorėve tė kombit nė tė gjitha trojet shqiptare.

Fazli Veliu vuri theksin nė pėrpjekjet konkrete qė ndėrmerr shoqata qė ai drejton dhe nė kėtė drejtim deklaroi, “ Ne presim qė Mujdin Aliu tė shpallet hero i kombit, kurse statusin e dėshmorit ta marrin Naser Veliu dhe Nurije Zeka, kurse Xhemajl Fetau tashmė e ka fituar statusin e dėshmorit”.




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2014 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio