Studentet.info
Lajme : PROBLEME PĖR ATA QĖ STUDIOJNĖ NĖ USHT
Kyqur 14-04-2005 15:42:55 (1337 Lexime)


Studentėt nė konfuzion, si tė sigurojnė kredi

Tetovė, 15 PRILL- Studentėt e Universitetit tė Shkupit, Manastirit dhe Universitetit tė Evropės Juglindore, mund tė marrin kredi pa asnjė problem, pasi qė mė parė institucionet e tyre janė kujdesur pėr nėnshkrimin e kontratave dhe procedurave tjera ligjore.
Edhe pas 1 viti legalizim tė Universitetit tė Tetovės, studentėve tė Universitetit Shtetėror tė Tetovės, nuk u mundėsohet tė marrin kredi nė shumė kursimore nė Maqedoni, qė kryejnė shėrbime tė kėsaj natyre. Studentėt e USHT-sė sqarojnė se edhe kursimoret e specializuara pėr dhėnien e kredive pėr studentėt nuk ua mundėsojnė kėtė, pėr shkak tė mungesės sė nėnshkrimit tė njė kontrate me USHT-nė.



Kursimorja “Mozhnosti”, u shprehėn studentėt nuk u mundėson atyre tė marrin kredi pėr shkak tė neglizhencės sė rektorit.
“Kemi biseduar me pėrfaqėsuesit e ‘Mozhnosti’-t, tė cilėt e kanė refuzuar me keqardhje kėrkesėn tonė pėr kredi studentore, pėr shkak se rektori i USHT-sė, nuk ka gjetur kohė tė nėnshkruajė kontratė me kėtė kursimore. Nė “Mozhnosti” na janė lutur qė tė presin disa javė, derisa rektori tė gjejė kohė dhe tė nėnshkruajė kontratė me kursimoren”, deklaruan studentėt e USHT-sė.
Kursimorja “FULM” ka filluar dhėnien e kredive pėr studentėt e USHT-sė. Ata kėrkojnė dokumentet e nevojshme, si indeksin, semestrin e paguar, dy persona garanci, ndėrsa kamata e kredive ėshtė 9.6 pėr qind nė vit.
Studentėt e Universitetit tė Shkupit, Manastirit dhe Universitetit tė Evropės Juglindore, mund tė marrin kredi nė kėto kursimore pa asnjė problem pasi qė mė parė institucionet e tyre janė kujdesur pėr nėnshkrimin e kontratave dhe procedurave tjera ligjore qė janė tė nevojshme pėr sigurimin e ndihmave tė tilla.
Studentėt e USHT-sė, kėrkojnė qė rektori i tyre, Nexhbedin Beadini, tė nėnshkruajė kontratė me tė gjitha kursimoret e specializuara pėr kredi tė kėsaj natyre nė vend, qė t’u mundėsohet edhe atyre marrja e kredive, ku do tė pėrballonin disi mė lehtė harxhimet qė duhet tė bėjnė pėr tė ndjekur normalisht studimet.
“Kreditė do tė na ndihmonin nė mbarimin e studimeve”, thonė studentėt qė kanė nevojė pėr kredi. Ata intervenimin urgjent tė kompetentėve tė USHT-sė e shohin si mė se tė nevojshėm sepse mė kėtė do tė kontribuohej nė njė stabilitet mė tė mirė ekonomik tė studentėve.

Nga: Halit AJDINI




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2014 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio