Studentet.info
Lajme : Pėrcillet nė banesėn e fundit Elton Elbasani
Kyqur 19-04-2005 2:48:25 (1795 Lexime)

Vetėdorėzohet vrasėsi i studentit

SHKODĖR 19 PRILL- Ėshtė vetėdorėzuar nė tė gdhirė tė ditės sė djeshme vrasėsi i studentit tė Akademisė Ushtarake “Skėnderbeg”, Elton Elbasani. Ardian Zija Dini, 39 vjeē, baba i tre fėmijėve, banues nė Dobraē tė Shkodrės, u vetėdorėzua rreth orės 01:00 , duke u gdhirė dita e djeshme. Burime zyrtare thanė pėr gazetėn se drejtuesit e policisė kanė marrė konfirmim nga tė afėrm tė autorit se ky i fundit kishte vendosur tė dorėzohej. Vrasėsi i studentit, sipas informacioneve tė familjarėve ndodhej pas shkallėve tė stadiumit ”Loro Boriēi”, ku dhe ėshtė prangosur nga policia. Burime nga grupi hetimor thanė pėr gazetėn se 39-vjeēari ka pranuar gjithēka dhe ka shfaqur pendim.

Ai mėsohet tė ketė deklaruar pėr policinė se kishte vendosur tė dorėzohej sapo kishte marrė lajmin se djali i plagosur prej tij kishte vdekur nė spital. Ndėr tė tjera, vrasėsi i studentit ka thėnė se nuk e njihte 22-vjeēarin dhe kėsisoj nuk kishte pasur asnjėherė ndonjė konflikt me tė, apo me tė afėrm tė tij. Burime tė policisė thanė pėr gazetėn se mbi 39- vjeēarin rėndon akuza “vrasje me dashje dhe armėmbajtje pa leje e armėve tė ftohta”. Sipas hetimeve, ai e ka goditur studentin Elton Elbasani me njė biēak qė mbante me vehte. Mėsohet se Dini ka qenė i dėnuar mė parė pėr rrahje.

Krimi, pas grindjes banale
Pas dy ditėsh qėndrimi nė shtėpinė e tij nė qytetin e Shkodrės, pasditėn e dy ditėve mė parė, studenti i Akademisė Ushtarke ka shkuar nė stacionin e furgonėve nė Shkodėr, pėr tė shkuar nė Tiranė. Furgoni i radhės ka qenė ai i 39-vjeēarit Ardian Zija Dini. Sipas dėshmive tė marra nė vendngjarje, viktima ėshtė afruar tek stacioni i furgonėve dhe aty ėshtė bashkuar dhe me njė ish- oficer, qė ka qenė bashkė me tė fejuarėn dhe tre gra tė tjera. Tė gjithė sė bashku i kėrkuan drejtuesit tė furgonit qė t’i ēonte nė Tiranė, por ai u ka thėnė se mund t’i transportonte deri nė Lezhė. Ish-oficieri i ka thėnė se tė gjashtė pasagjerėt donin tė shkonin nė Tiranė dhe jo nė Lezhė. Drejtuesi i furgonit ka kėmbėngulur pėr t’i ēuar deri nė Lezhė, duke u thėnė se atje ka makina tė tjera pėr tė shkuar nė Tiranė. Njėra nga gratė mėsohet tė ketė thėnė se kėshtu rruga pėr nė Tiranė do t’u shkonte 500 lekė tė reja dhe jo 300 aq sa ėshtė bileta. Kėtu ka ndėrhyrė dhe viktima, qė sipas dėshmive, u ka dhėnė tė drejtė pasagjerėve tė tjerė. Kjo ndėrhyrje nuk ėshtė pritur mirė nga drejtuesi i mjetit, i cili mėsohet t’i jetė drejtuar studentit me fjalėt “ti mos fol se nuk e pati kush me ty”. Ndėrsa 22- vjeēari i ėshtė pėrgjigjur se dhe ai ishte pasagjer si tė tjerėt dhe donte tė shkonte nė Tiranė. Mes tij dhe shoferit tė furgonit ka nisur grindja me fjalė dhe mė pas ata janė pėrleshur trup me trup. Sipas dėshmisė qė ka dhėnė ish- oficeri, ky i fundit ka ndėrhyrė pėr t’i ndarė. Por pas pak minutash ai ka parė sėrish drejtuesin e mjetit dhe 22- vjeēarin qė po pėrlesheshin. Nė momentin qė ėshtė afruar shoferi i furgonit ka ikur me vrap, ndėrsa 22-vjeēari ka zbėrthyer kėmishėn dhe u ka thėnė personave qė e kishin rrethuar “mė ka therur”. Studenti ėshtė rrėzuar pėrtokė dhe ka humbur ndjenjat. Ai ndėrroi jetė gjatė transportimit nė spital, pėr shkak tė tre plagėve qė kishte marrė.

I jepet lamtumira studentit
Studenti i vrarė pas njė grindjeje banale, ėshtė pėrcjell dje pėr nė banesėn e fundit. Shumė qytetarė shkodranė kanė marrė pjesė nė dhimbjen e familjes sė Agim Elbasanit qė humbi papritur djalin e tij tė vetėm. Nė ceremoni ndodheshin dhe shumė studentė dhe studente tė Akademisė Ushtarake, pedagogė dhe drejtues tė saj. Pėr t’i dhėnė lamtumirėn studentit kishte ardhur dhe rektori i universitetit Ushtarak Pėllumb Beli, komandanti Jeronim Baze, komandanti i brigadės sė kėmbėsorisė Shkodėr, Kolonel Elez Sakti etj. Shokėt e viktimės thanė pėr gazetėn se ishin troditur kur kanė mėsuar lajmin e vrasjes sė Eltonit. Ata ishin tė parėt qė mėsuan lajmin, pasi policia kishte gjetur nė xhep kartėn e studentit qė mbante viktima. ”Ne prisnim qė Eltoni tė kthehej nė mbrėmjen e sė dielės, pasi kishte shkuar nė familje nė fundjavė, kur na njoftuan se ai ishte vrarė”,- tregojnė mes dhimbjes shokėt e 22-vjeēarit. Sipas tyre “Eltoni ka qenė gjithmonė i shkathėt, i qeshur, komunikues dhe urtė. Nuk duam ta besojmė qė ka vdekur. Pėr pak muaj mbarojmė shkollėn dhe bashkė me Eltonin kishim shumė ėndrra, por fatkeqėsisht atij iu prenė nė mes”,- u shprehėn studentėt e Akademisė.


Nga:Anila DUSHI




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2014 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio