Studentet.info
Lajme : Rrokaj: Nuk e pėrkrah protestėn
Kyqur 20-04-2005 2:00:56 (1323 Lexime)


Fakultetet sot nė grevė, rektorėt nuk dinė gjė

Tiranė, 20 PRILL-Pėr njė orė tė tėrė, administrata e fakulteteve shqiptare sot nuk do tė punojė. Qė nga ora 9.00 e mėngjesit e deri nė 10.00, financieret do tė dalin jashtė zyrave, sekretaritė nuk do tė bėjnė regjistrime e as do tė lėshojnė vėrtetime. Kurse pastrueset do tė lėnė mėnjanė kovat me ujė. “Kemi vendosur qė bojkotimi i punės tė bėhet para secilit fakultet nga administrata pėrkatėse. Kėrkojmė qė qeveria tė mbajė premtimet e veta pėr rritjen e rrogės”,- tha kreu i sindikatės sė pedagogėve nė Fakultetin e Shkencave tė Natyrės, Qazim Lataj, i cili shton se protesta qė i paraprin njė greve tė mundshme, do tė pėrkrahet sot edhe nga pedagogėt, tė cilėt pėr njė orė do tė braktisin auditoret.


Edhe pse organizatorėt e protestės sė sotme betohen tė sigurt se i kanė lajmėruar qysh para tri ditėsh rektorėt e Universitetit Politeknik, atij tė Tiranės dhe atij Bujqėsor, kėta tė fundit deklaruan se nuk kishin marrė asnjė lloj lajmėrimi pėr ndėrprejen njėorėshe tė punės nga administrata e fakulteteve e ndoshta nga pedagogėt. “Nuk kam marrė asnjė lloj lajmėrimi pėr kėtė protestė. Unė them se duhen respektuar kriteret ligjore, sipas tė cilave, qė njė ndėrprerje e organizuar e punės nė fakultet tė quhet e ligjshme, duhet njoftuar mė parė rektori i universitetit. Unė e quaj tė paligjshme kėtė protestė, jo vetėm sepse nuk jam lajmėruar, por edhe sepse pa administratėn njė fakultet nuk mund tė punojė. Nė kėto momente, kur viti akademik po i afrohet fundit, unė jam kundėr ēdo greve qė praktikisht dėmton studentėt”,- tha dje pėr gazetėn rektori i Universitetit tė Tiranės, Shezai Rrokaj.


Edhe pse pohon qė as ai nuk ėshtė lajmėruar zyrtarisht pėr ndonjė protestė nė fakultetet qė drejton, rektori i njė tjetėr universiteti, atij Bujqėsor tė Tiranės, ėshtė shumė mė i butė nė qėndrimin e tij. “Me sa di unė, administrata e universitetit nuk ka ndėrmend tė zhvillojė sot ndonjė grevė. Jo vetėm qė nuk jam lajmėruar zyrtarisht, por as nuk kam dėgjuar pėr njė gjė tė tillė. Gjithsesi, nėse punonjėsit do tė vendosin njė ditė tė hidhen nė grevė, unė mendoj t’i pėrkrahim dhe tė gjejmė njė formė zgjidhjeje pėr rrogat e tyre”,- deklaroi Velesin Peēuli.
Krerėt e sindikatave tė pedagogėve pohuan pėr dy ditė me radhė se ata i kanė njoftuar rektorėt zyrtarisht me letra, qysh para tri ditėsh. Si Angjelin Shtjefnin, ashtu edhe Qazim Latajn. Gjithsesi ky i fundit nuk hoqi mundėsinė qė nė rastin e Universitetit Bujqėsor tė jetė shkaktuar ndonjė vonesė nga posta.
Pas bojkotimit njėorėsh tė punės, punonjėsit e universiteteve, tė cilėt bėhen rreth 1 000 nė tė gjithė Shqipėrinė, do tė vendosin pėr hapat e mėtejshėm. Deri tani krerėt e sindikatave kanė deklaruar se si formė proteste pėr tė marrė rritjen e premtuar tė rrogave, administrata nuk do t’u japė pedagogėve pagat e majit, nuk do tė bėjė regjistrimet e studentėve etj.

Ekonomiku, sot njė orė grevė pėr ndėrtesat ngjitur
Njė tjetėr protestė do tė zhvillohet sot nė njėrin nga fakultetet e Tiranės. Bėhet fjalė pėr atė tė Ekonomisė. Nė orėn 10.00 pedagogė e studentė tė tij do tė ndėrpresim mėsimin pėr njė orė, pėr tė protestuar rreth disa ndėrtimeve qė po ngrihen fare afėr godinės sė njėrit prej fakulteteve mė tė mėdha tė Shqipėrisė. Kjo ėshtė e kushedisata protestė e nisur nga dekani i fakultetit, Dhori Kule, kundėr kėtyre ndėrtesave. Ngritja e tė cilave po shqetėson qysh prej rreth tri vjetėsh studentė e pedagogė tė Ekonomikut.

Nga:Elda SPAHO




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2014 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio