Studentet.info
Lajme : DIPLOMA PĖR STUDENTĖT QĖ NDJEKĖN KURSIN SIPAS DEKLARATĖS SĖ BOLONJĖS
Kyqur 27-04-2005 2:11:15 (1591 Lexime)

Promovohet i diploma “baqelor” nė UP

PRISHTINĖ, 26 PRILL- Nė mėnyrė solemne Universiteti i Prishtinės sot ka ndarė diplomat “BAQELLOR” studentėve tė cilėt kanė ndjekur studimet dhe sė fundmi kanė diplomuar sipas reformave tė parapara me anė tė Deklaratės sė Bolonjės. Kjo ceremoni ka filluar qė nga ora 11:00 e ditės sė sotme nė sallen Solemne tė Fakultetit Filologjik. Rreth 100 studentėve u shpėrndau diplomat rektori i kėtij universiteti, prof. dr. Arsim Bajrami. Njė diplomė e tillė ishte paraparė ta mirrte edhe ish-Kryeministri i Kosovės, z. Ramush Haradinaj i cili kohė mė parė kishte diplomuar nė lėmin e drejtėsisė. Nė mungesė tė tij diploma iu dorėzua bashkėshortes sė tij. Edhe kėsaj radhe siq ndodhė nė ceremonit qė organizon rektorati i UP-sė nuk u vėrejtėn pėrfaqėsues tė MAShT-it.

Salla Solemne e Fakultetit Filologjik sot kishte mbledhur diku 100 studentė tė cilėt patėn ndjekur kursin e studimeve sipas reformave tė parapara me anė tė Deklaratės sė Bolonjės. Po ashtu nė kėtė solemnitet ishin tė pranishėm prindėr dhe familjarė tė tė diplomuarve, studentė dhe strukturat mė tė larta tė Rektoratit tė Universitetit tė Prishtinės, duke pėrfshirė kėtu edhe dekanėt e tė gjitha fakulteteve. Ėshtė hera e parė qė UP ndanė diploma tė tilla dhe kjo gjeneratė kishte privilegjin qė tė jetė pjesė e promovimit tė diplomave “baqelor” dhe e veshjes sė re qė u pėrdor nė kėtė akt solemn. Studentėt tė cilėt u paisen me diploma, studimet i kishin dėgjuar nė Fakultetet e Filozofisė, Filologjisė, Shkencave Matematike-Natyrore, Juridik, Ekonomik, Inxhinierisė dhe Kulturės Fizike.
Ceremoninė nė fjalė e hapi rektori i UP-sė i cili vuri nė spikamė se “Ceremonia e diplomimit grupor, ėshtė bėrė me qėllim tė promovimit tė reformimit nė UP”. Ai mė pas vazhdoi se “Reformimi i UP-sė dhe integrimi i tij nė zonėn evropiane tė arsimit tė lartė paraqet njė interes nacional pėr Kosovėn”.
“Jemi tė vetėdijshėm se nevoja pėr dituri kurrė nuk ka qenė mė e madhe dhe mė e nevojshme sa sot, andaj zotohemi se drejt studimeve tė mėtutjeshme do tė ecim me moton mos nxito por mos u vono, sepse arsimi ėshtė mendja e njė kombi ndėrsa dituria forcė lėvizėse e historisė”, ka thėnė nė fjalėn e rastit Zanita Halimi nė emėr tė tė diplomuarve.
Ai qė mungoi nė kėtė ceremoni ishte ish- kryeministri i Kosovės, z. Ramush Haradinaj pėr tė cilin ishtė pėrgatitur ekzemplari i diplomės “baqelor” pėr lėmin e drejtėsisė. Ai nuk pati rastin tė ishte nė kėtė ceremoni pėr faktin se qė nga njė maji gjendet nė Tribunalin e Hagės, pas njė akuze tė ngritur nga ky tribunal. Rektori i UP-sė diplomen ia dorėzoi Anita Haradinajt, bashkėshortes sė ish- kryeministrit.
Edhe pse ishte paraparė qė tė merrnin pjesė pėrfaqėsues nga MAShT, kjo nuk ndodhi pėr faktin se ka kohė qė kjo ministri i konteston zgjedhjet e fundit qė bėri Rektorati i UP-sė, duke mos i njohur strukturat udhėheqėse tė rektoratit.
Kėtė gjeneratė tė tė diplomuarve e pėrshėndeti me njė fjalė rasti edhe kryetari i UPS-UP-sė, Sejdi Hoxha.
Sė fundi Rektorati kishte organizuar edhe njė koktej rasti pas kėsaj ceremonie.

Nga: Besnik KRASNIQI




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2014 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio