Studentet.info
Lajme : PROTESTĖ PARA DEKANATIT TĖ FAKULTETIT TĖ MJEKĖSISĖ
Kyqur 29-04-2005 8:10:17 (1989 Lexime)


Tė respektohet Marrėveshja ndėrministrore e Ohrit

Shkup, 29 PRILL- Para Dekanatit tė Fakultetit tė Mjekėsisė, protestuan dje studentėt e Fakultetit tė Mjekėsisė dhe Stomatologjisė, tė Universitetit tė Tetovės pėr tė shprehur revoltėn ndaj zhagitjes sė zgjidhjes sė problemit tė transferimit nė Universitetin e Shkupit. Studentėt mbanin parullėn “Mirėsia ėshtė mė fisnike se hakmarrja”. Studentėt e revoltuar dhe tė pakėnaqur rreth zhagitjes sė procesit pėr transferimin dhe pėr mosrespektimin e marrėveshjes qė ėshtė bėrė pėr kėta studentė shprehin indinjatėn e tyre te ministri i Arsimit dhe Shkencės, si dhe te Dekanati i Fakultetit tė Mjekėsisė dhe Stomatologjisė.

Pėrfaqėsuesi i studentėve tė Stomatologjisė, Mirsad Jakupi, tregon pėr kėrkesat qė i kanė studentėt: Sa mė shpejt tė fitojmė statusin e studentit tė Fakultetit tė Mjekėsisė dhe Stomatologjisė nė Shkup, tė pranohen tė gjitha provimet e dhėna nė UT dhe tė vazhdojmė me vitin akademik aty ku kemi mbetur, kurse kėrkesa e tretė ėshtė: tė kenė status tė njėjtė me studentėt tjerė tė Fakultetit tė Mjekėsisė dhe Stomatologjisė sa i pėrket pagesės sė shkollimit. Studentėt kėrkojnė qė tė respektohet Marrėveshja ndėrministrore nė Ohėr pėr transferimin e studentėve tė Mjekėsisė nė tre qendrat universitare atė tė Shkupit, Prishtinės dhe Tiranės, me zotimin e vet ministrit Pollozhani, pėr zgjedhje sa mė tė shpejtė tė problemit. Marrėveshja ėshtė bėrė pėr 108 studentė, ndėrsa dokumentet i kanė dorėzuar rreth 87 studentė, ndėrsa ky numėr sot ėshtė zvogėluar nė 32 studentė. Studentėt tė cilėt kanė dorėzuar dokumentet nė Universitetin e Shkupit, kanė hasur nė pengesa rreth pranimit tė provimeve tė viteve qė i kanė kaluar nė Universitetin e Tetovės, edhe pėrkundėr faktit qė kanė pasur kushtin pėr tė vazhduar nė vitin tjetėr.
Ndėrsa, profesor Avzi Mehmeti, kėshilltar nė Ministrinė e Arsimit pėr kėtė problematikė thotė: “Ne punojmė qė sa mė shpejt tė respektohet marrėveshja pėr transferimin e studentėve nė Universitetin e Shkupit. Edhe pse ka pakėnaqėsi te studentėt, sė shpejti do tė mund tė kemi zgjidhje pozitive pėr kėtė ēėshtje. Rreth pagės sė participimit dhe vitit aktual akademik, ai shton se “do tė mundohemi qė pagesa e participimit tė bėhet nga Ministria e Arsimit, ndėrsa ky vit dihet se ėshtė i humbur, pasi kemi edhe zhagitje tė procesit, qė studentėt do tė duhej tani t’u nėnshtroheshin provimeve pėr kėtė afat dhe afatin e qershorit”.
Pėrveē problemit tė Fakultetit tė Mjekėsisė, studentėt e USHT-sė, kanė hasur nė njė problem tjetėr, tė cilėt nga Fakulteti i Shkencave Natyrore kanė marrė pėrgjigje negative, pėr disa provime. Provimet e dhėna nė Fakultetin e Mjekėsisė nė Tetove, Universiteti i Shkupit, nuk dėshiron t’i njoh si provime “legjitime”, duke ua humbur ato, pėr t’u kthyer ata studentė prej vitit tė parė.
Pėr kėtė dukuri shprehet studenti i Fakultetit tė Mjekėsisė, Bashkim Saiti, student i vitit tė katėrt, i cili thotė: “Ne kemi dalė kėtu pėr tė shprehur pakėnaqėsinė tonė rreth kėsaj zhagitjeje, ngase premtimet e dhėna nuk janė realizuar dhe ndjehemi tė manipuluar nė kėtė rast, sepse nuk trajtohemi si studentė tė Universitetit tė Shkupit, por vetėm si “persona”, qė nuk definon statutin e njė studenti”. Ai mes tjerash shton se “unė nė Tetovė kam qenė nė vit tė katėrt, kurse kėtu mė kanė nxjerrė prej fillimi, qė do tė thotė se nuk m’i pranojnė provimet e dhėna”.
Studentėt tė revoltuar thonė se nėse nuk merret diēka, ne do tė marrim masa mė radikale duke vazhduar me protesta, bashkė me kėshillin e prindėrve pėr tė mbrojtur dinjitetin tonė si student. Protestat do tė vazhdojnė edhe pas festave nėse nuk ndėrmerret asgjė nga Ministria e Arsimit pėr zgjidhje tė kėtij problemi.

Nga:Servet DEMIRI




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2014 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio