Studentet.info
Lajme : Fillojnė regjistrimet pėr Universitetin Ndėrkombėtar Veror tė Maqedonisė
Kyqur 04-05-2005 3:01:03 (2052 Lexime)


Pjesėmarrės 70 studentė nga rajoni i Europės Juglindore

SHKUP, 4 MAJ- Ky universitet do tė ketė 14 kurse nė fushat e ekonomisė, administrim-biznesit, ligjit, administrimit publik, shkencat e edukimit e trajnimit tė mėsuesve, ku mund tė marrin pjesė 70 studentė nga rajoni i Europės Juglindore
Universitetet verore janė njė fenomen i njohur nė fushėn e arsimimit tė lartė universitar e pasuniversitar. Njė organizatė me qendėr nė Universitetin e Amsterdamit nė Holandė ka menduar qė vit pėr vit tė organizojė nė Prishtinė njė universitet vere. Me kėtė universitet janė njohur e kanė aplikuar edhe shumė studentė shqiptarė. Kėtė vit studentėt shqiptarė do tė kenė mundėsi tė aplikojnė edhe nė Universitetin Veror nė Maqedoni, tė organizuar nga e njėjta shoqatė, Academic Training Foundation (ATA). Ky ėshtė universiteti i parė veror qė organizohet nga ATA nė Maqedoni.



Regjistrimi

Ėshtė njoftuar zyrtarisht hapja e procesit tė pararegjistrimit pėr Universitetin e Verės sė Maqedonisė 2005. Kjo do tė thotė se ju mund tė fusni nė sistem adresėn tuaj tė postės elektronike. Mė pas do tė njoftoheni pėr hapjen e datės sė regjistrimeve. Procesi i regjistrimit pritet tė fillojė gjatė muajit maj.

Universiteti i Verės

Universiteti i Verės i Maqedonisė pėrmban 14 kurse nė fushat nė fushat e ekonomisė, biznesit, ligjit, administrimit publik dhe e trajnimi tė mėsuesve. Kėto kurse janė tė akredutuara sipas Sistemit Europian tė Transferimit tė Krediteve (ECTS). Nė kėtė universitet, mund tė marrin pjesė 320 studentė qė studiojnė nė Maqedoni. Pėrveē tyre, mund tė marrin pjesė edhe 70 studentė nga Europa Juglindore (Shqipėria, Bosnjė-Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Maqedonia, Rumania, Sllovenia, Mali i Zi dhe Serbia) si dhe 25 studentė nga vende tė tjera tė Europės e Botės. Kurset do tė zhvillohen nga profesorė ndėrkombėtarė, por edhe maqedonas. Pėrveē kurseve tė programit akademik, do tė organizohen forume publike e aktivitete tė ndryshme si ekskursione, vizita studimore nė terren dhe festa tė ndryshme.
Datat e sakta tė zhvillimit tė universitetit tė verės nuk janė pėrcaktuar akoma, por datat mė tė mundshme do tė jenė 18 deri mė 29 korrik. Ky universitet do tė organizohet nė bashkėpunim me universitetet e Shkupit, Manastirit si dhe Universitetin Shtetėror tė Tetovės e Universitetin e Europės Juglindore nė Tetovė.

Pagesat dhe materialet mėsimore

Pjesėmarrja nė kėtė universitet ėshtė pa pagesė. Gjithashtu, edhe materialet mėsimore do tė sigurohen pa pagesė. Pėr studentėt e vendeve tė Paktit tė Stabilitetit (pėrfshi edhe Shqipėrinė) do tė ketė bursa tė plota. Kėto bursa do tė mbulojnė shpenzimet pėr transportin, fjetjen dhe ushqimin, kurse studentėt nga vendet e tjera do t’i pėrballojnė vetė kėto shpenzime.

Metodat e mėsimdhėnies

Metodat e mėsimdhėnies nė Universitetin Ndėrkombėtar tė Verės do tė jenė tė ndryshme si grupe pune, leksione, diskutime, prezantime dhe punė praktike. Ēdo kurs do tė ketė rreth 30 pjesėmarrės nė mėnyrė qė tė arrihet njė zhvillim sa mė i mirė i mėsimit. Ēdo pjesėmarrės mund tė marrė pjesė vetėm nė njė kurs.

Literatura e pėrdorur

Nė klasa do tė pėrdoren materiale tė ndryshme; nė pėrgjithėsi ēdo kurs do tė ketė librin e vet. Gjithashtu, nė dispozicion tė studentėve, pėrveē materialeve tė nevojshme qė duhen studiuar, do tė ketė edhe njė listė me materiale plotėsuese. Universiteti nė fillim tė kurseve do t’i pajisė tė gjithė studentėt me materialet e nevojshme pėr ēdo kurs. Kėto materiale dhe literatura do tė mbeten nė pronėsi tė univesitetit deri nė fund tė programit, ku mė pas pjesa mė e madhe e tyre do t’u shpėrndahen bibliotekave tė universitetit.

Provimet

Provimet qė duhen dhėnė pas pėrfundimit tė studimeve janė tė pėrcaktuara nė varėsi tė llojit tė kursit tė ndjekur. Nga profesorėt mund tė zgjidhen mėnyra tė ndryshme testimi si, pėr shembull, testim me gojė, me shkrim, punė praktike etj. Ēdo student do tė informohet pėr mėnyrėn e testimit qė do tė pėrdoret nė fillim tė kursit. Gjatė kursit profesorėt mund tė caktojnė detyra tė ndryshme, tė cilat do tė kenė ndikimin e tyre nė vlerėsimin final. Testimet do tė bėhen nė fund tė ēdo kursi.

Aplikimi

Aplikimi pėr kėtė universitet mund tė bėhet nė faqen e internetit (academictraining.org). Pėr momentin, janė hapur procedurat e pararegjistrimit. Nė kėtė faqe mund tė aplikohet edhe pėr pjesėmarrjen nė Universitetin Ndėrkombėtar Veror tė Prishtinės.



Kurset e mundshme nė Universitetin Veror Ndėrkombėtar tė Maqedonisė

DEPARTMENTI I ADMINISTRIM-BIZNESIT
1. Menaxhim Strategjik
2. Marrėdhėnie Ekonomike Ndėrkombėtare
3. Hyrje nė Bashkimin Europian etj.

FAKULTETI I EKONOMISĖ
1. Pėrgjegjėsia Sociale e Kompanive
2. Modele bashkėkohore tė organizimit ekonomik
3. Ekonomi Globale

FAKULTETI I DREJTĖSISĖ
1. Teoria Bashkėkohore Ligjore
2. Studimet e paqes
3. Aplikimi i sė drejtės ndėrkombėtare e tė Bashkimit Europian
4. E drejta e Mediave
5. BE dhe Europa Juglindore

Nga:Halit AJDINI




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2014 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio