Studentet.info
Lajme : NĖ JUBILEUN E 35-tė TĖ THEMELIMIT TĖ UP-sė
Kyqur 12-05-2005 15:47:54 (1691 Lexime)

Ndahen mirėnjohje pėr ish-ligjėruesit nga Shqipėria


PRISHTINĖ, 12 MAJ - Me rastin e 35-vjetorit tė themelimit tė Universitetit tė Prishtinės, pėrkatėsisht Senatit tė tij, me ftesė tė rektorit tė UP-sė Prof. Arsim Bajramit, 38 profesorė tė Universitetit tė Tiranės qė nė vitet e shtatėdhjeta deri nė demonstratat e vitit 1981 ligjėruan nė Prishtinė, nė mesin e tė cilėve edhe ish-presidenti Rexhep Meidani po qėndrojnė nė Prishtinė. Atyre dje u janė ndarė mirėnjohje nga Rektorati i UP-sė pėr pėr shtytjeėn qė i kanė dhėnė mendimit shkencor dhe ndėrgjegjes kombėtare. Profesorėt nė fjalė kanė realizuar disa takime me udhėheqės tė vendit si dhe po realizojnė vizita nė disa nga vendet me rendėsi kulturore e historike kėtu nė Kosovė.


27 profesorėve tiranas UP u ndau mirėnjohje.

Me ftesė tė rektorit tė Universitetit tė Prishtinės prof. Arsim Bajrami, qė nga dita e djeshme po qėndrojnė nė Kosovė 38 profesor nga Shqipėria, dikur ligjėrues nė UP. Atyre u janė ndar 27 mirėnjohje nga rektorati pėr kontributin qė kanė dhėnė profesorėt tiranas qė nga themelimi i UP-sė e deri mė sot. Me rastin e ndarjes sė mirėnjohjeve Zenun Halili, kėshillėtar i rektorit potencoi se “Manifestimi po mbahet nė shenjė tė 35 vjetorit tė themelimit tė Universitetit tė Prishtinės pėr nderė tė profesorėve nga Republika e Shqipėrisė”. Nga ana tjetėr rektori Bajrami tha me kėtė rast se “Nė realizimin e detyrave tė institucionit tonė ndihmė tė jashtėzakonshme akademike, arsimore, shkencore dhe kombėtare dhanė pedagogėt nga Republika e Shqipėrisė”. Ai vuri nė spikamė se bashkėpunimi i universitetit tė cilin pėrfaqėson me atė tė Tiranės ka hapur shtigje tė reja pėr zhvillimin e mendimit shkencor e akademik. Rexhep Meidani njėri ndėr ish-ligjėruesit nė ditėt mė tė vėshtira pėr UP-nė, nė fjalėn e tij vlerėsoi se “35 vjet nuk janė shumė pėr njė institucion tė tillė, por nuk janė pak pėr njė jetė veprimtari njerėzore individuale. UP ėshtė njė vatėr e kulturės dhe e shkencės e cila ka mbajtur lart ndjenjėn pėr flamurin dhe pėr kombin”. Fjalė rasti mbajti edhe ish-rektori i Universitetit tė Tiranės, prof. Osman Kraja i cili tha se “Bashkėpunimi i filluar nė ato vite tė vėshtira tė cilat ju do ti kujtoni sot, nuk ėshtė ndėrprer asnjėher dhe kjo nė saje tė vullnetit tė profesorėve dhe shkencėtarėve tė pėrkushtuar nė tė dy anėt tona”.
Delegacioni i profesorėve realizon takime e vizita tė ndryshme
Nė ditėn e djeshme profesorėt nga Shqipėria kanė vizituar institucionin qė mbanė shpresėn kosovarėve pėr njė mbrojtje tė sė nesėrmes, TMK-nė. Ata i priti zv-komandanti i TMK-sė gjeneral Sylejman Selimi i cili i njoftoi profesorėt me tė arriturat e gjerė tanishme nė TMK.
Ndėrsa sot ata u pritėn nga kryeministri z. Bajram Kosumi. Takimin nė fjalė kryeministri e ka clėsuar mė shumė se takim dhe i ka falenderuar profesorėt pėr kontributin e dhėnė. “Kontributi i veēantė dhe ndihmesa qė dhanė profesorėt nga Shqipėria nė fushėn e arsimit nė periudha tė ndryshme kohore, ishte dhe do tė jetė gjithmonė i pamohueshėm” tha ndėr tė tjera z. Kosumi. Nė anėn tjetėr delegacioni i profesorėve nga Shqipėria ka shprehur dėshirėn qė Qeveria e Kosovės tė ketė sukses nė punėn e saj dhe qė statusi final i Kosovės tė zgjidhet ashtu siē e dėshiron vetė populli dhe qė sa mė shpejt Kosova tė bėhet shtet i pavarur.
Po sot profesorėt tė shoqėruar nga kolegėt e tyre kosovar ia kanė mėsyer t’i vizitojnė disa nga vendet me mė rėndėsi nė Kosovė. Cak i parė pėr ta ishte Prekazi, pastaj Gllogjani dhe vende tė tjėra.

Nga: Besnik KRASNIQI




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2014 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio