Studentet.info
Lajme : UP PĖRKUJTON STUDENTIN ENVER HARADINAJ
Kyqur 17-05-2005 1:28:29 (3441 Lexime)


Studentėt kėrkojnė qė vrasja e Enverit tė mos mbetet mister

PRISHTINĖ, 17. MAJ- Siq kishte pushuar sė rrahuri zemra e studentit Enver Haradinaj njė muaj mė parė, dje pikėrisht nė kohėn kur ai ndėrroi jetė, nė orėn 14:45, pushoi ēdo aktivitet nė UP pėr njė minutė duke e shėndėrruar atė nė heshtje. Kjo pėr tė pėrkujtuar njė mujorin e vrasjes sė studentit Haradinaj. Nė orėn 20:00 mėse 2500 studentė nė Qendrėn Studentore, pėr 10 minuta rresht shprehėn revolten e tyre ndaj vrasjes sė kolegut tė tyre. Studentėt mbanin lart fotografi tė tė ndjerit, fletė tė bardha tė cilat simbolizonin paqėn por nuk munguan edhe pankartat nė tė cilat ndodheshin mbishkrimet: ‘hetimet vazhdojnė’, ‘stop’, ‘pse?’ etj. Tubimi nė fjalė u karakterizua me hezitimin e organizatorit pėr t’u shprehur pėr mediume dhe tė cilėt tė vetmėn fjalė qė e thonin ishte ‘pa koment’.

Me gjithė kėtė, studentėt pjesėmarrės nuk hezituan tė flasin pėr redaksinė tonė. Ata bėnė thirrje qė sa mė parė vrasėsit tė dalin para drejtėsisė dhe qė vrasja tė mos mbetet mister, siq ndodhė rendom nė Kosovė.

Mė kohėn kur u mbush njė muaj, qė kur ėshtė vrarė ish-luftėtari i UĒK-sė, invalidi i lutės, studenti i Kolegjit Amerikan, Enver Haradinaj, studentėt e Universitetit tė Prishtinės nderuan vepren e kolegut tė tyre me njė minutė heshtje. Kudo qė ndodheshin ata, nė ligjėratė, ushtrime, nė bibliotekė, shoqėri apo nė provime rrespektuan kėtė kohė, orėn 14:45 dhe u ngritėn lartė pėr t’i bėrė nderė vepres sė kolegut tė tyre me njė minutė heshtje nė njė mujorin e vrasjes sė tij. Njė minutė heshtje dhe lutje pėr shpirtin e tė ndjerit Haradinaj bėnė edhe studentėt nė Universitetin e Tiranės e atė tė Tetovės.

Ashtu siq kishte paraparė organizatori, USSH dhe UPSUP, pas heshtjes nė orėn 20:00 u realizua njė protestė, nė Qendrėn e Studentėve, me tė cilėn mėse 2500 studentė shprehen revoltėn ndaj vrasjes sė kolegut tė tyre Enver Haradinaj dhe ndaj zhagitjes qė po bėhet nė nxjerrjen sa mė tė shpejtė tė dorasit para drejtėsisė. Protesta nė fjalė nuk zgjati mė shumė se 10 minuta. Prania e njė portreti tė Enverit tė ipte imazhin e ditėve tė rinisė mė tė ndritur tė tij, ditė kėto kur ai mbante me krenari uniformen e UĒK-sė. Portretit ia shtonte madhėshtinė emblema e UĒK-sė tė cilėn Enveri e mbante nė supe. Pos portretit studentėt mbanin nė duar pankarta me tė cilat mundoheshin tė pėrcillnin njė mesazh pėr t’i thėnė stop vrasjeve qė po ndodhin nė Kosovė. ‘Hetimet Vazhdojnė’ ishte njėra nga pankartat qė mbanin ata, fjali kjo tė cilėn shumė shpesh e dėgjojmė nė organet e drejtėsisė, kur i pyesim pėr tė arriturat nė zbardhjen e vrasjeve. Po ashtu studentėt i thanė ‘stop’ kėtyre vrasjeve por shtronin edhe pyetjet ‘pse?’ kjo vrasje e studentit.

Karakteristikė e kėsaj forme revolteje ishte ajo se nuk u prononcua asnjėri nga organizatorėt, as nga USSH dhe as nga UPSUP (krahu Hoxha). Ē’do mediumi ata iu pergjigjeshin me ‘pa koment’. Me gjithė kėtė, studentėt nuk hezituan tė jepnin opinionet e tyre pėr redaksinė tonė. Nė turmen e studentėve takuam edhe Elbasan Hotin i cili kishte ardhur pėr tė dhėnė mbėshtetjen e tij nė cilėsinė e kryetarit tė ri UPSUP-sė, edhe pse nuk ishte thirrur nga organizatori pėr tė marrė pjesė. “Ne si student kemi pėr detyrė ta ngrisim zėrin, edhe pse nuk mund tė punojmė nė atė drejtim pėr ta zbardhur rastin.
Nuk shpresojmė shumė nė zbardhjen e rastit meqė janė bėrė shumė vrasje gjerė mė tani. Pesimizmi shtohet kur kihen parasyshė edhe kompetencat e kufizuara qė kanė organet vendore tė sigurisė lidhur me ēėshtje tė tilla” u shpreh z. Hoti. Pėr Nehat Mustafėn, student i Mjekėsisė vrasja e studentit Haradinaj tė kthenė njė dekadė pas, pėr tė na rikujtuar vrasjet e shumėta tė cilat u bėhėshin studentėve shqiptarė nga hegjemonizmi sero-bsllav nė Kosovė. “Organet e drejtėsisė duhet qė sa mė parė kryesit e kėtij akti barbar e kriminal t’i vėjnė nė banken e drejtėsisė. Kriminelėt nuk duhet tė lėvizin tė lirė dhe Kosova nuk duhet tė jetė qerdhe e kriminelėve” tha mė pas studenti Nehat Mustafa. Arjana Sadiku njė absolvente e Kimisė nuk hezitoi tė adresoi kritika tek ata qė e bėjnė drejtėsinė nė Kosovė. “Nuk mund tė kuptoi pse deri mė tani pothuaj se asnjė vrasės nuk po kapet nga policia. Nuk mund tė besoi nė profesionalizmin e tyre meqė ata nuk po tregojnė sukses. Ne u bėjmė thirrje atyre (policisė) qė tė bėjnė diqka nė kėtė drejtim, ndryshe le ta lėnė detyren tė cilėn ia kanė vėnė vetės” tha Ariana. Edhe njė absolvent tjetėr, por tani i lėmit tė drejtėsisė, Shaban Hoti, bėri thirrje pėr njė punė mė tė madhe tė institucioneve vendore e ndėrkombėtare rreth pluhurit qė po i mbulon vrasjet. “Shprehė pakėnaqėsinė time ndaj vrasjes sė kolegut Haradinaj. Institucionet vendore dhe ato ndėrkombėtare duhet tė bėjnė mė shumė nė mėnyrė qė t’i vėjnė para drejtėsisė kryesit e vrasjeve tė cilat po i japin njė imazh shumė negative Kosovės. Unė bėjė thirrje qė vrasėsit tė marrin denimin e merituar” deklaroi studenti Hoti.

Nė kėtė protestė nuk u vėrejt asnjė ligjėrues universitar. Pėr sigurimin e masės u pėrkujdesėn njė numėr solid i pjesėtarėve tė SHPK-sė. Protestuesit pas dhjetė minutave u shpėrndanė tė qetė.
Ndryshe, edhe pse u bėnė njė muaj pas vrasjes sė Enverit, organet kompetente pėr ta vėnė para ligjit vrasėsin e kėtij studenti, nuk kan arritur ta bėjnė kėtė. Siq kanė mbetur nė misteriozitet 1100 vrasje tė pasluftes kėtu nė Kosovė, mbetet tė jetė mister edhe vrasja e Enverit. Por kur mund tė presim njė qudi dhe dorasi i Enverit tė dihet me emėr e mbiemėr?


Nga: Besnik KRASNIQI




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2014 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio