Studentet.info
Lajme : Nė seminar u pėrmend se Shqiperia ka treguar mos sinqeritet
Kyqur 18-05-2005 3:38:04 (1500 Lexime)

Bolonja, Libėr i Zi edhe pėr Shqipėrinė

Tiranė, 18 MAJ- Ministria shqiptare e Arsimit nuk ka qenė e sinqertė me pėrmbajtjen e Procesit tė Bolonjės. Ky ka qenė njė nga pėrfundimet e Librit tė Zi tė Bolonjės, prezantuar dy ditė mė parė nga ESIB-i (Unionet Studentore Kombėtare Evropiane), nė Norvegji.
Sipas drejtuesit tė Qeverisė Studentore Shqiptare, Dritan Nelaj, qė po merr pjesė nė seminarin organizuar nga ESIB-i, nė Librin e Zi tė Bolonjės, nė rastin e Shqipėrisė “u pėrmend edhe mossinqeriteti dhe abuzimi me pėrmbatjen e Procesit tė Bolonjės nga ana e Ministrisė sė Arsimit dhe Shkencės, e cila ndėr udhėzimet e caktuara nė lidhje me reformimin e strukturės akademike dhe administruese tė universiteteve pėrfshiu edhe detyrimin e pjesėmarrjes sė komunitetit studentor nė njė pėrqindje tė caktuar nė seminare dhe leksione dhe e gjithė paketa u prezantua ne kuadėr tė Procesit tė Bolonjės”.



Nelaj shtoi se atė kohė Qeveria Studentore e kundėrshtoi kėtė vendim, derisa ministria vendosi t’ua lėrė nė dorė vetė universiteteve dhe fakulteteve pjesėmarrjen e studentėve nė seminare e leksione.
Nė Librin e Zi tė Bolonjės u theksua shqetėsimi se nė kuadėr tė Procesit tė Bolonjės prezantohen edhe pėrpjekje pėr vendime tė cilat nuk kanė lidhje me kėtė proces apo lidhje indirekte qė bėhet midis vendimeve tė tilla dhe procesit tė reformimit evropian tė arsimit tė lartė nė pėrgjithėsi. “Ky shqetėsim lidhet edhe me njė aktualitet nė vendin tonė, ku Konferenca e Rektorėve propozoi dyfishimin e tarifės sė shkollimit pėr vitin akademik 2005-2006, pa marrė parasysh studentėt dhe gjimnazistėt, pa kryer ndonjė studim qoftė edhe tė thjeshtė, se ē’nivel ekonomik kanė familjet tė cilat janė tė prirura tė shkollojnė me tej fėmijėt e tyre”, - tha Nelaj.
Pas seminarit, organizuar nga ESIB-i, po nė Bergen tė Norvegjisė do tė mbahet Konferenca e ministrave tė Arsimit, nė tė cilėn do tė pėrfaqėsohet edhe arsimi i lartė shqiptar. Saktėsisht, nė Bergen do tė shkojė zėvendėsministrja e Arsimit, Edlira Haxhiymeri, rektori i Universitetit Politeknik, Pėrparim Hoxha, dhe ai i Universitetit tė Shkodrės, Mahir Hoti. Konferenca do tė ndiqet edhe nga “Shekulli”, njė korrespodent i tė cilit do tė shkojė pėr kėtė arsye nė Bergen, me mbėshtetjen e fondacionit Soros. Aty, zėvendėsministres sė Arsimit do t’i merret edhe njė reagim zyrtar mbi tė dhėnat aspak optimiste tė Shqipėrisė, raportuar nė Librin e Zi tė Bolonjės.

Nga: Elda SPAHO




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2014 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio