Studentet.info
Lajme : Mbresa nga jubileu i 35-vjetorit tė themelimit tė Universitetit tė Prishtinės.
Kyqur 21-05-2005 3:13:33 (2430 Lexime)


Profesorėt e Tiranės e Prishtinės, bashkė pas 25 vitesh

21 MAJ-Pas njė periudhe tė gjatė shkėputjeje, profesorėt e njohur tė Shqipėrisė takohen edhe njė herė me kolegėt e tyre nė Prishtinė. Festimi i fundit, ashtu masiv, qė tė gjithė kujtojnė ishte ai i vitit 1980. Kohė kur Universiteti i Prishtinės festoi 10-vjetorin e themelimit tė tij. Mė pas, heshtje totale. Leksionin e parė pėr mjekėsinė nė ato auditore, pas hendekut tė madh qė u krijua mes kolegėsh e bashkėpunėtorėsh, e ka dhėnė profesori i njohur i Mjekėsisė, Gjergji Minga, nė korrik tė 1999. Por tė gjithė bashkė, ashtu si nė vitet 70 janė takuar vetėm kėtė fillim maji. Kur Universiteti i Prishtinės mbushi 35 vjeē.


Mė 15 shkurt 1970 u themelua Universiteti i Prishtinės. Pėr ne ish-pedagogėt e parė nga Universiteti i Tiranės nė fakultetet e ndryshme tė kėtij universiteti tė sapolindur, ishte njė kėnaqėsi dhe emocion i madh thirrja qė na u bė nga rektori i Universitetit tė Prishtinės prof.dr. Arsim Bajrami pėr festim tė pėrbashkėt dyditor tė kėtij jubileu nė Kosovė.
Para nisjes nga Tirana na uruan rrugė tė mbarė dy rektorė tė universiteteve tė Tiranės prof. Pėrparim Hoxha dhe Shezai Rrokaj, tė cilėt njėkohėsisht kėrkuan ndjesė meqenėse obligimet nuk i lejonin tė na shoqėronin. Autobusi me flokėbardhėt e profesoratit tė Universitetit tė Tiranės dhe atij Politeknik u nisėn drejt Prishtinės sė lirė. Por autobusi u shndėrrua qė nė fillim nė njė kuvend “sui generis”, ku nuk reshtėn bisedat dyshe apo treshe, tė cilat gėrmonin nė kujtimet e “freskėta” tė profesorėve ngjarje e ndodhi nga mė tė ndryshmet. Mė sė fundi atė mbrėmje tė 9 majit autobusi ndali para hotel “Grand”-it ku ndodheshin edhe shumė mikpritės nga rektorati i Universitetit tė Prishtinės, nga ish-asistentėt e kolegėt tanė tė viteve 1970-1981 dhe nga ish-studentėt tanė, tashmė tė gjithė personalitete tė njohura tė jetės kosovare. Atėherė drejt Kosovės u dėrguan kuadrot mė tė mira, midis tė cilėve ishin edhe personalitetet mė tė shquara tė shkencės e kulturės shqiptare, si profesor Eqerem Ēabej, Kol Popa, Aleks Buda, Androkli Kostallari, Zija Xholi, Bujar Hoxha, Arben Puto, Pepi Pilika, Sotir Kuneshka, Zihni Sako, Pėllumb Bitri, Skėnder Ēiēo, Mynir Karagjozi, Pandi Stratobardha, Haxhi Sauku, Reiz Ēani, Tahir Haxhiymeri, Kiēo Rambi, Bardhyl Golemi, Islam Zeko, Aleko Minga, Jorgji Gjinari e shumė tė tjerė.
Atėherė ata punuan si djelmosha tė rinj sepse tė tillė ishin nė shpirt e nė mendime dhe nuk lodheshin edhe kur mbanin 3-4 ligjėrata nė ditė. Disa prej tyre mungonin nė jubileun e 35-vjetorit tė UP sepse nuk janė mė midis nesh, disa tė tjerė mosha e gjendja shėndetėsore nuk i lejoi tė ndėrmerrnin njė udhėtim tė tillė tė gjatė e tė vėshtirė, por asnjėri nuk mungoi sepse ata tė gjithė ishin tė pranishėm nė bisedat e kujtimet tona me kolegėt e Kosovės. Por mes pedagogėve qė shkuan pėr tė ndihmuar nė UP kishte edhe tė rinj 30-40- vjeēarė qė lanė gjithashtu gjurmė tė pashlyeshme. Veēse tek i shihja tė zbrisnin nga autobusi, buzėqesha, sepse tashmė tė gjithė ishin nė njė emėrues tė pėrbashkėt, flokėbardhė, por jo pleq. Atė natė, megjithėse tė lodhur nga rruga ne ndenjėm gjatė deri nė mesnatė, grupe-grupe nė tavolina tė veēanta sipas “fushave” e specialiteteve duke biseduar edhe pėr kujtimet qė ēuditėrisht ringjalleshin e shpėrthenin ashtu si kishin ndodhur nė “origjinal”, por edhe pėr problemet e sotme.
E nesėrmja, 10 maj, ishte njė ditė e bukur, por e ngjeshur, jo pėr shkak tė veprimtarive, por nė radhė tė parė pėr shkak tė emocioneve, kujtimeve, pėrjetimit tė njė mikpritjeje mbresėlėnėse. Nė krye tė vėllezėrve mikpritės ishte rektori Arsim Bajrami, bashkė me prorektorėt, sekretarin e pėrgjithshėm dhe tėrė stafin e rektoratit. Ishin dekanėt e prodekanėt me stafet e dekanėve, ishin rektorėt akademik Minir Dushi e Idriz Ajeti, profesorė, ish-studentė dhe studentė.
Fillimisht shkuam nė rektoratin e UP, nė atė godinė ashtu si ishte mė 1970, ku rektori na foli shkurt pėr rrugėn dhe problemet e UP-sw. Ai na dhuroi gjithsecilit nga njė flamur tė vogėl tavoline tė UP-sw dhe nga njė libėr tė vyer qė pėrmblidhte nė faqet e tij dhimbje e krenari, krisma e lavdi, sepse nė tė shpalosej jeta e atyre profesorėve e pedagogėve dhe e studentėve tė UP-sė, qė pa asnjė hezitim u radhitėn nė frontin e luftės pėr liri, duke dhėnė edhe gjakun e tyre pėr vaditjen e rrėnjėve tė saj tė stėrlashta.
Libri kishte njė titull kuptimplotė “Nė kėrkim tė dijes dhe lirisė”. Nė faqet e para tė tij ishin mėsimdhėnėsit e rėnė nė kėrkim tė dijes dhe lirisė. Profesor Bardhyl Ēaushi, juristi i mirėnjohur, akademiku Fehmi Agani, shkencėtari, sociologu dhe politikani i urtė e vizionar i Kosovės; doktori i Shkencave Hamdi Gashi; inxhinieri-arkitekt, Hajdin Berisha; prof Jakup Nushi i Fakultetit tė Xehtarisė; studiuesi, poeti dhe publicisti Latif Berisha ligjėrues nė Fakultetin Filozofik; magjesteri Ukshim Hoti, i zhdukur nė burgjet serbe; Shpėtim Robaj, asistent i kirurgjisė sė Fakultetin e Mjekėsisė etj. Krahas tyre ishin edhe shumė e shumė studentė e dėshmorė nga tė gjithė fakultetet. Takimin nė rektorat e pasoi solemniteti nė Sallėn e Kuqe tė Fakultetit tė Filologjisė. Aty ishin mbledhur tė gjithė udhėheqėsit mė tė lartė tė UP-sė dhe fakulteteve si dhe profesorė, kryetari i Akademisė sė Shkencave e Arteve, Rexhep Ismajli, akademikėt Idriz Ajeti, Minir Dushi, Rexhep Qosja, e plot akademikė tė tjerė, ish- ministra, ish- dekanė, etj. Shkurt, pėrfaqėsuesit mė tė shquar tė inteligjencės, shkencės e tė kulturės kosovare. Aty ishin edhe familjarėt e mjaft prej atyre qė mungonin, ish-punonjės tė palodhur tė administratės sė atėhershme, ish- studentė, personalitete tė njohura tė kulturės, ekonomisė, shkencės, jurisprudencės nė Kosovė dhe sė fundi edhe pėrfaqėsues tė brezit mė tė ri tė studentėve tė UP-sw. Pėrshendetjet pasonin njėra-tjetrėn si nė njė mbrėmje poetike, ku ndėrthureshin mirėnjohja, dashuria, respekti dhe dėshira pėr tė vazhduar bashkėpunimin. Solemniteti pati edhe njė ēast kulmor kur “kryeplakun” e urtė tė profesorėve tė UT-sė, Osman Krajėn, matematicienin, organizatorin, drejtuesin, ish- rektorin dhe diplomatin e mirėnjohur e tradhtoi zėri nga ngashėrimi i ligjshėm i shpėrthyer prej kujtimeve. Lotėt dhe ajo dridhje belbėzuese e zėrit tek pėrmendtte miqtė tanė tė Kosovės qė nuk jetojnė mė, folėn mė shumė, mė bukur, mė njerėzisht e mė intelektualisht sesa dhjetėra ligjėrata formale. Me propozim tė prof. Osmanit u mbajt edhe njė minutė heshtje nė nderim tė atyre qė mungonin nga tė dy universitetet tona: Eqerem Ēabej, Aleks Buda, Pol Popa, Sotir Kuneshka, Androkli Kostallari, Shaban Baxhaku, Jorgji Sota (rektori qė nėnshkroi protokollin e parė tė bashkėpunimit UT-UP), e tė tjerė nga Shqipėria; Dervish Rozhaja, Gazmend Zajmi, Ali Hadri, Eshref Ademaj, Ejup Statovsci, Osman Imami etj tė UP-sė.
E gjithė kjo atmosferė e shndėrrojė solemnitetin nė njė odė tė madhe kuvendi, ku bisedonin e kujtonin edhe profesori i fizikės, ish-presidenti i Shqipėrisė Rexhep Mejdani e ish-rektorėt e UT-sw, Agim Mero dhe Halil Sykja. Solemniteti u mbyll me ndarjen e fletėmirėnjohjeve pėr profesorėt e Universitetit tė Tiranės, qė me aq pėrkushtim 35 vjet mė parė e pėr mė shumė se 10 vjet dhanė ndihmesėn e tyre pėr ngritjen e lėndėve e tė katedrave qė pėrfaqėsonin sė bashku me asistentėt e tyre.
Fill pas kėsaj, u bė promovimi i librit tė akademikut Minir Dushi “Universiteti i Kosovės 1981-1983” qė doli nė qarkullim para pak kohe. Nė tė shpaloset puna e madhe dhe vėshtirėsitė e UP-sw pas vitit 1981 kur shpėrthyen dhe u mbytėn me gjak demonstratat e studentėve dhe tė popullit tė Kosovės. Ishin vite tė rėnda qė bartin dhe zbatimin e egėr tė filozofisė shoviniste- genocidiste tė pushtuesve serbė, njė nga aktet e para tė sė cilės ishte edhe ndėrprerja e bashkėpunimit me UT-nw. Nė promovim folėn shumė tė ftuar, mes tė cilėve recenzentėt, akademiku Pajazit Nushi, njohėsi i thellė i arsimit e specialist i mirėnjohur nė fushat e pedagogjisė e psikologjisė dhe profesor Osman Kraja. Fola edhe unė duke treguar disa ndodhi nga thesari i madh i kujtimeve tė mia, tė nxitura nga leximi i librit tė akademikut Minir Dushi dhe qė lidheshin me hapat e parė tė Fakultetit tė Mjekėsisė dhe me ish-rektorin e parė tė UP, prof. Dervish Rezhajėn, dekanin e parė tė FM tė UP Osman Imami, sekretarin e pėrgjithshėm tė atėhershėm tė UP-sw, tė urtin Zeqė Shehu etj.
Solemniteti vazhdoi me drekėn e shtruar pėr nderin tonė nė vilėn “Germia”, karakteri i ngrohtė e familjar i tė cilės e zgjati atė deri nė mbrėmje, tė pasuar nga takime mė tė ngushta qė vazhduan deri pas mesnate.
Edhe e nesėrmja, data 11 maj ishte po aq e gjallė dhe e ngjeshur me takime, veprimtari mbresėlėnėse. Nė fakultete profesorėt u takuan e biseduan ashtu si nė vitet 70-tė. Nė kėto takime ishin mbledhur stafet komplete tė dekanateve, profesorė tė asaj kohe qė barra e moshės nuk ua kishte venitur aspak gjallėrinė karakteristike.
Na njoftuan se kryeministri i Kosovės, ish-student i UP-sw, Bajram Kosumi na kishte rezervuar njė pritje mirėnjohjeje dhe unė isha mes pėrfaqėsisė sė profesorėve tė Tiranės, bashkė me Osman Krajėn, Agim Meron, Aleks Luarasin, Bashkim Bahollin, Luan Voshtinėn.
Po e pėrmbledh gjithė kėtė takim shumė tė pėrzemėrt dhe njėkohėsisht shprehės tė shqetėsimeve, dėshirave e urimeve tona pėr bashkėpunim midis universiteteve, pėr Kosovėn e lirė, me faktin se ishte parashikuar tė zgjaste gjysmė orė dhe vazhdoi mė shumė se njė orė e gjysmė. Aty, kryeministri, profesor Osman Kraja dhe prof. Agim Mero dhanė pas takimit njė konferencė shtypi.
Nė tė njėjtėn kohė, njė grup tjetėr i profesorėve tė Shqipėrisė, i kryesuar nga ish-rRektori i Universitetit prof Halil Sykja u prit nė Akademinė e Shkencave dhe tė Arteve tė Kosovės nga kryetari, akademiku Rexhep Smajli dhe anėtarė tė tjerė tė Akademisė, me tė cilėt zhvilluan njė bisedė shumė tė pėrzemrėt.
Menjėherė pas takimit autobusi ynė u nis nė drejtim tė Prekazit heroik, nė kullėn e komandantit legjendar tė UĒK-sė, Adem Jashari dhe nė bregoren ku preheshin tė 50 Jasharajt e rėnė pėr lirinė e Kosovės. Nė kėto varreza vendosi njė kurorė me lule nė emėr tė profesorėve tė Shqipėrisė, mė i moshuari prej tyre, Reiz Ēani. Gjithashtu njė kurorė me lule edhe nė monumentin madhėshtor tė Ademit nė Skėnderaj u vendos nga prof. Agim Mero. Pas kėsaj shkuam nė kullėn e Haradinajt, ku na priti i ati i dy dėshmorėve dhe i Ramushit, i cili zhvilloi njė bisedė tė ngrohtė me tė gjithė grupin e profesorėve tė Shqipėrisė dhe tė shoqėruesve tė tyre. Nė kullėn e dėshmorėve, nė Gllogjan tė ngritur nė kujtim tė luftėtarėve tė UĒK-sė tė rėnė nė luftė, ku prehen edhe vėllezėrit Haradinaj, u vendosėn buqeta me lule.
Vonė u kthyhem nė Prizrenin historik, ku njė shlodhje e ėmbėl na priste ashtu si dhe nė netėt e mėparshme. Nė darkėn e shtruar merrnin pjesė rektori me gjithė stafin e tij. Kjo darkė e ngrohtė dhe vėllazėrore ishte njė sipar i bukur qė mbylli festimin e 35-vjetorit tė krijimit tė UP-sė. I gjithė solemniteti qė u zhvillua pėr ne u konsiderua solemniteti kryesor nė kuadrin e 35 vjetorit dhe ky ishte njė vlerėsim i punės tė profesoratit shqiptar nė bashkėpunimin me UP-nė.
Ne u larguam nga Kosova me urimin qė bashkėpunimi aq frytdhėnės nė ato kohė tė vėshtira tė viteve ’70, sot kur janė zhdukur pengesat e atėhershme, tė rivendoset i plotė dhe tė ngihet nė nivele mė tė larta, sepse ėshtė nė dobi tė tė dy palėve dhe tė ēėshtjes kombėtare.
Ky bashkėpunim tashmė ėshtė midis partnerėsh tė barabartė.


Universiteti Tiranės

Osman Kraja
Rexhep Mejdani
Halil Sykja
Aleks Luarasi
Myzafer Korkuti
Gjergji Minga
Hamza Memi
Elmaz Eltari
Skėnder Skėnderi
Ylli Sarolli
Vasil Mici
Gojart Cerga
Viron Kola
Javon Zoto

Universiteti Politeknik
Agim Mero
Reiz Ēani
Hysen Agolli
Ismail Demneri
Burhan Jukniu
Naun Xhoxhi
Luan Voshtina
Iliaz Nako
Nexhmedin Lohja
Haxhi Sauku
Andon Grazhdani
Bashkim Baholli
Ruzhdi Karapici

Nga: prof. Gjergji Minga




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2014 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio