Studentet.info
Lajme :  Ministri maqedonas dorėzon njė deklaratė keqardhjeje
Kyqur 24-05-2005 4:00:42 (1429 Lexime)

Kosova, pėr tė dytėn herė jashtė Deklaratės sė Bolonjės

Tiranė, 24 MAJ- Ashtu si dy vjet mė parė nė Berlin, edhe tani u shqiptua fjala “jo”. Pėr tė dytėn herė radhazi, politika mban peng futjen e universiteteve kosovare nė Kartėn e Bolonjės. Tė enjten e kaluar, pesė ditė mė parė, Kosovės iu refuzua pėr tė dytėn herė kėrkesa pėr t’u bėrė anėtare e Deklaratės sė Bolonjės, njė dokument historik qė ka nė thelb idenė e tė ngriturit tė njė zone tė pėrbashkėt evropiane pėr arsimin e lartė. Refuzimi u deklarua zyrtarisht nga ministrja norvegjeze e Arsimit, Kristin Clemet, gjatė Konferencės sė Katėrt Ndėrministrore pėr Kartėn e Bolonjės, e cila drejtohej po nga Clemet, meqė zhvillohej nė Norvegji, mė saktė nė qytetin e Bergenit. “Arsyeja e mospranimit ėshtė statusi i paqartė politik i Kosovės”, - tha Clemet, pėr vendin qė edhe nė listėn e pjesėmarrėsve tė konferencės figuronte me emrin UMNIK/Kosovo.


Tė njėjtin fat tė hidhur si ai i Kosovės, pati edhe Uzbekistani, tė cilit iu tha jo pėr anėtarėsim nė Kartėn e Bolonjės. Ndėrkaq, nė konferencė iu urua mirėseardhja 5 shteteve anėtare tė reja: Moldavisė, Azerbajxhanit, Gjeorgjisė, Ukrainės dhe Armenisė. “Gjithsesi, ne i japim Kosovės mundėsinė pėr t’u anėtarėsuar nė Konferencėn e 5-tė pėr Deklatarėn e Bolonjės, qė do tė mbahet nė Londėr nė vitin 2007”, - shtoi ministra norvegjeze, pasi la tė kuptohet se gjithsesi edhe nė Londėr anėtarėsimi i Kosovės do tė varej nga statusi i saj: nėse do tė ishte shpallur shtet i pavarur, ose jo.
Ministri kosovar: E dinim qė nuk do tė pranoheshim
Nuk ishin tė paktė gazetarėt qė u habitėn, kur Clemet pyeti nėse kishte ndonjė kundėrshtim pėr mospranimin e Kosovės nė Deklaratėn e Bolonjės dhe askush nuk foli. Edhe pse nė sallėn e madhe ku zhvillohej konferenca, nė tė cilėn shtypi nuk lejohej (ai ndiqte punimet direkt nga ekranet televizive montuar nė njė sallė tė madhe vetėm pak metra larg asaj ku zhvillohej konferenca), ndodheshin pėrfaqėsuesit zyrtarė tė Kosovės, Maqedonisė dhe Shqipėrisė. Pėr Agim Veliun, ministrin kosovar tė Arsimit, gjithēka dihej prej kohėsh. “Kemi aplikuar pėr t’u anėtarėsuar nė Deklaratėn e Bolonjės, por disa gjėra janė tė lidhura me politikėn. E kemi ditur, sepse pasi dėrguam kėrkesėn, ne na u kthye njė pėrgjigje shumė e sjellshme dhe sqaruese qė na njoftonte pėr mospranimin. Mendoj qė nuk ėshtė mirė qė politika dhe arsimi tė lidhen kėshtu nė kėtė mėnyrė, sepse janė gjėra tė ndryshme, por nuk kemi ē’tė bėjmė”, - deklaroi ai pėr “Shekullin”. Veliu ishte i ftuar nė kėtė konferencė bashkė me pėrfaqėsuesin e UMNIK-ut, Johann Scrumpf, dhe me shefin e Departamentit pėr Arsimin e Lartė nė Ministrinė e Arsimit, Xhavit Rexhaj. Ministri kosovar ishet thjesht i ftuar, pa tė drejtėn e firmosjes sė ndonjė dokumenti.
Ministri maqedonas dorėzon njė deklaratė keqardhjeje
I vetmi qė reagoi pas vendimit pėr mospranimin e Kosovės nė Deklaratėn e Bolonjės, ishte ministri maqedonas i Arsimit, Azis Pollozhani. Gjatė njė interviste, fill pas pėrfundimit tė seancės sė parė, ai deklaroi se kishte dorėzuar menjėherė njė deklaratė keqardhjeje dhe proteste.
“E mėsuam lajmin me keqardhje tė madhe dhe mendoj se nuk ėshtė mirė qė arsimi tė mbahet peng i statusit politik tė njė shteti. Arsimi nuk njeh kufij dhe ėshtė rruga e vetme me anė tė sė cilės njerėzit pėrmirėsohen dhe zhvillohen”, - tha Pollozhani.
“Shekulli” i mori njė reagim pėr kėtė ēėshtje edhe pėrfaqėsueses kryesore tė Shqipėrisė nė konferencė, zėvendėsministres tė Arsimit, Edlira Haxhiymeri. “Vendimi pėr mospranimin e Kosovės pritej. Ai ishte deklaruar gjerėsisht nė grupet e punės, nė diskutimet e sė cilės mori pjesė edhe Shqipėria. Sigurisht qė mė vjen keq, por rregulli i anėtarėsimit kėrkon qė shtetet tė kenė statusin e pavarėsisė. Kosova kishte njė aplikim shumė tė mirė, por tė tilla janė rregullat”, - tha Haxhiymeri.
Me shpresėn e plotė se pas dy vjetėsh Kosova do tė jetė mė nė fund njė shtet i pavarur, tė rinjve tė saj s’u mbetet gjė tjetėr veēse tė presin se nė Londėr do t’u jepet ajo qė u takon: mundėsi tė barabarta arsimimi, lėvizshmėri nė universitetet e Evropės dhe mundėsi po aq tė barabarta punėsimi me diplomat e shkollės sė lartė.

Shqipėria, jo nė Librin e Zi tė Bolonjės
Disa ditė para se tė niste Konferenca e Katėrt Ndėrministrore nė Bergen, kryetari i Qeverisė Studentore Shqiptare deklaroi pėr shtyp se gjatė njė seminari zhvilluar nė Norvegji nga ESIB-i (Unioni Studentor Evropian), nė tė cilin ai merrte pjesė, ishte prezantuar Libri i Zi i Bolonjės. “Nė kėtė libėr raportohet pėr mossinqeritet dhe abuzime nga ana e Ministrisė shqiptare tė Arsimit ndaj procesit tė Bolonjės”, -deklaroi Dritan Nelaj.
Nė tė vėrtetė, nė Librin e Zi tė Bolonjės, i cili u shti nė dorė nga gazeta, pas shkuarjes nė Bergen, nuk kishte asgjė pėr Shqipėrinė. Sepse vendi ynė nuk ishte pjesė e sondazhit, nė bazė tė tė cilit ishte hartuar ai. Libri ishte publikuar nė bazė tė raportimeve tė qeverive studentore nga ēdo vend, por raportimi i asaj shqiptare mungonte, ngaqė Qeveria Studentore Shqiptare ende nuk ėshtė anėtare e ESIB-it, fakt qė vėrtetohet po tė kėrkosh nė faqen e internetit qė ka ESIB-i (www.esib.org). Nė kėtė faqe gjendet e publikuar edhe lista e anėtarėve, mes tė cilėve nuk gjendet ndonjė qeveri studentore shqiptare.
I njohur me kėto fakte, Nelaj sqaroi pėr gazetėn se “Libri i ZI u prezantua nga pėrfaqėsuesit e ESIB-it, duke ilustruar edhe referencat, tė cilat ishin pėrdorur pėr tė arritur nė ato konkluzione dhe gjithashtu alarme pėr tė ardhmen, ku ndėr ilustrimet ishte edhe Shqipėria. Aty u pėrmend edhe ēėshtja e rritjes sė tarifave tė shkollimit, nė kuadėr tė procesit tė Bolonjės nė Slloveni, i cili shfaqi shqetėsim tek tė gjithė tė pranishmit. Ndėrkohė qe edhe rasti shqiptar ėshtė mė i freskėt, por nuk mund te reflektohej te ky material, sepse ka vetėm tri javė qė ėshtė bėrė propozimi i rektorėve pėr rritjen e tarifės sė shkollimit, ndėrsa Libri i Zi ėshtė strukturuar nė prill”.

Nga: Elda SPAHO




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2014 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio