Studentet.info
Lajme : VAZHDOJNĖ PROBLEMET PĖR STUDENTĖT E TRANSFERUAR NĖ UP
Kyqur 25-05-2005 8:43:38 (1735 Lexime)


Studentėt duhet tė paguajnė 950 deri nė 2200 euro

PRISHTINĖ, 25 MAJ- Me anė tė njė komunikatė pėr media, studentėt nga ish-fakulteti i mjekėsisė i UT-sė tė transferuar nė atė tė UP-sė kanė bėrė tė ditur se njė marrėveshje e arritur nė mes tė ministrit tė ASHT-sė dhe studentėve tė transferuar, me datė 04.05.2005, e cila i siguronte studentėt pėr tė mos paguar mė shumė se kolegėt e tyre nė UP, ėshtė shkelur. Kjo pėr faktin se Xhavit Rexhaj, zyrtar nga MASHT, u kishte propozuar nė ditėn e djeshme studentėve se duhet tė pranojnė njėrin nga kushtet e vėna nga ndėrkombėtarėt e Maqedonisė. Pra studentėt mund tė zgjedhin njėrėn nga tre opsionet pėr ta paguar vitin akademik. Kjo shumė e mjeteve sillet nga 950 euro deri nė 2200 euro.

Studentėt e transferuar nga ish-Fakulteti i Mjekėsisė i UT-sė nė
fakultetin gjegjės tė UP-sė kanė bėrė tė ditur se “Edhe pse me datė 4 maj, studentėt e transferuar nga UT nė UP, morėm garanci me shkrim nga ministri i ASHT-sė, Agim Veliu, se nuk do tė ngarkohemi pėr tė paguar ndonjė shumė mė tė lartė tė hollash pėr kosoto tė studimit pos asajė ēfarė paguajnė studentėt tjerė, si duket me kėtė qėndrim nuk janė pajtuar (ose njoftuar) edhe tė gjithė zyrtarėt nė ministri”.

Me ftesė tė zyrtarit tė MASHT-it, z. Xhavit Rexhaj, studentėt patėm njė
takim me tė, i cili ua pėrcolli studentėve qėndrimin e ministrisė se
duhet tė zgjedhin njėrin nga opsionet e ndėrkombėtarėve tė Maqedonisė ku nė secilin nga kėto tre opsione ata ngarkoheshin tė paguajmė njė shumė marramendėse tė hollash. Opsioni i parė parashihte njė pagė prej 2200 euro, i dyti 1700 euro ndėrsa i treti kishte rėnė nė 950 euro. Arsyetimet e z. Rexhaj ishin se nėse nuk e pranojnė studentėt njėrin nga kėto opsione mund tė vėhet nė rrezik transferi dhe se mjetet e ndėrkombėtarėve tė ndara pėr transfer mund tė humben.

Nė komunikatė thuhet mė tej se “Ne e dhamė qėndrimin tonė se tashmė e kemi tė siguruar edhe ēėshtjen e mjeteve financiare meqė ministri Veliu tashmė ėshtė zotuar pėr gjetjen e mjeteve nė njė letėr me tė cilėn ai na ka garantuar pėr status tė njejtė me studentėt tjerė tė UP-sė duke pėrfshir kėtu edhe pagesėn e njejtė me ta”.

“Z. Rexhaj na njoftoi se ende nuk ka filluar implementimi i
marrėveshjės pėr transfer dhe nuk do tė filloi tė implementohet ajo deri sa tė sigurohen mjetet e duhura pėr projektin e transferimit tanė. Ne studentėt e konsiderojmė kėtė si njė dozė kėrcėnimi se nėse ne nuk i paguajm mjetet e parapara nė ato tre opsione atėherė do tė zvarritet fillimi i implementimit tė marrėveshjes dhe se mund tė dėshtoi nė tėrėsi edhe tėrė marrėveshja ndėrministrore e Ohrit” thuhet mė tej nė komunikatė.
Redaksia jonė siguroi edhe aneks marrėveshjen qė ua kishte nėnshkruar ministri Agim Veliu, studentėve datė 04.05.2005, kur studentėt pėr rreth gjashtė orė patėn qėndruar para selisė sė MASHT-it, dhe tė cilėn marrėveshje po ua prezentojmė nė vijim:

“Lidhur me kėrkesat e ish-studentėve tė Fakultetit tė Mjekėsisė tė
Universitetit tė Tetovės tė transferuar nė Universitetin e Prishtinės sipas Marrėveshjes sė Ohrit tė datės 08.01.2005, po konfirmojmė sėrish se MASHT, ka vėndosur qė studentėt e transferuar sipas tė njėjtės marrėveshje do tu nėnshtrohen tė njejtave norma dhe obligime ndaj Universitetit sikur edhe studentėt e tjerė tė Universitetit tė Prisdhtinės duke pėrfshirė edhe nivelin e pagesės pėr vitin akademik.

Shpenzimet shtesė tė studimeve tė studentėve, tė cilat janė krijuar si
rezulta i transferit, MASHT do ti mbulojė nga mjetet e Qeverisė sė
Kosovės dhe nga burimet e tjera pėrfshirė donacionet e pranisė
ndėrkombėtare nė Shkup sipas projektit tė prezentuar mė herėt dhe tė modifikuar pas takimit konsultativ nė Shkup”.

Nga: Besnik KRASNIQI





Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2014 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio