Studentet.info
Opinione : Opinion
Kyqur 26-05-2005 4:10:24 (1603 Lexime)

UNIVERSITET ME DATĖLINDJE TĖ FALSIFIKUAR

Kompleksi i Rozafės ndoshta shpreh nė mėnyrė tė figurshme thelbin e njėrės prej prirjeve mė problemtike tė kulturės shqiptare: prirjen pėr tė vetasgjėsuar edhe vlerat mė pak tė kontestueshme, ose madje tė pakontestueshme, tė cilat nė kulturėn shqiptare, sė paku krahasuar me shtrirjen e saj hapėsinore e numrin e kufizuar tė anėtarėve, janė tė shumta nė rrjedhėn e trazuar tė mijėvjeēarėve, tė shekujve e tė viteve. Si njė metastazė nga mė agresivet e kėsaj prirje ėshtė edhe pėrpjekja e ngulėt, e vazhdueshme pėr tė mohuar themelet e vlerave, pėr t’i tėrhequr rrėnjėt e vlerave, nga thellėsitė e historisė nė periudha tė mėvonshme dhe qė gabimisht lidhen me emra politikanėsh mė sė shumti pretenciozė, por tė dėshtuar

1. Prirje kulturore me kahje kundėrperėndimore

Ėshtė njė prirje nga mė tė emancipuarat dhe mė emancipueset e kulturave tė vendeve mė tė urbanizuara tė Perėndimit pėr tė vlerėsuar e rivlerėsuar me realizėm e pėrgjegjėsi qytetare vlerat e tyre, pėr tė nxjerrė nė dukje evolucionin e tyre nė rrjedhėn e kohės, pėr tė saktėsuar sa herė ėshtė e nevojshme kohėngjizjen e tyre. Nė shumė rrafshe mishėrimi nė praktikė i njė prirjeje tė tillė shpreh respekt tė perėndimorėve jo vetėm pėr kulturėn e tyre, po edhe pėr kulturat e tė tjerėve, sidomos pėr ato me tė cilat kanė pasur mė shumė bashkėkomunikime tė shumėllojshme e jetėgjata.
Me gjithė dėshirat e pėrpjekjet pėr t’iu afruar Perėndimit, shumica e shqiptarėve tė qindvjeēarit tė fundit nė kėtė aspekt kanė ecur me vetėdashje ose janė detyruar tė ecin nė kahje tė kundėrt tė kėsaj rrjedhe perėndimore. Ndryshimet e shpeshta tė formave tė organizimit politik tė shoqėrisė shqiptare janė shoqėruar, me pėrvetėsimin e vlerave tė caktuara sociokulturore e arsimore, pra edhe me zhvendosjen e kohės sė ngjizjes ose tė fillimit tė ngjizjes sė tyre nga periudhat mė tė hershme nė ato mė tė vona.
Viktimė e njė prirjeje tė tillė ėshtė edhe mohimi i themeleve tė Universitetit tė Tiranės, tkurrja e ndjeshme e moshės sė tij.
Nė shumicėn e dokumenteve zyrtare pohohet se Universiteti i Tiranės ėshtė themeluar nė vitin 1957, pra 13 vite pas mbarimit tė Luftės sė Dytė Botėrore. Nė fjalėn e mbajtur nė ceremoninė e pėrurimit me 16 shtator 1957 nga zėvendėsi i parė i kryetarit tė Kėshillit tė Ministrave tė Republikės Popullore tė Shqipėrisė, ndėr tė tjera, theksohet: “Ne po e hapim Universitetin nė njė datė qė ka njė rėndėsi tė madhe historike pėr popullin tonė, nė datėn e 15 vjetorit tė Konferencės sė Pezės…” (Gazeta “Zėri i Popullit”, 17.09.1957, f. 2). Gjithashtu, nė Fjalorin Enciklopedik Shqiptar, tė botuar nga Akademia e Shkencave tė RPSSH nė vitin 1985 theksohet se Universiteti i Tiranės “u themelua nė Tiranė mė 16.9.1957, me bashkimin e disa instituteve tė larta tė mėparshme” (f. 1134). Nė ceremoninė pėruruese tė kėsaj dite, nė tė cilėn merrnin pjesė drejtuesit mė tė lartė tė strukturave partiake e shtetėrore tė shtetit shqiptar, pėrshėndetėn edhe rektorė e zėvendėsrektorė tė universiteteve mė prestigjioze tė vendeve ish-socialiste tė Europės Lindore.
Nė shumicėn e kėtyre pėrshėndetejve rilevohet qartė krenaria e ligjshme e kėtyre pėrfaqėsuesve tė shkencės e tė arsimit tė lartė pėr vjetėrsinė e universiteteve tė tyre. Nė pėrshėndetjen e tij prorektori i Universitetit tė Karlit tė Pragės (Ēekosllovakia e atyre viteve), veē tė tjerash, theksoi: “Universiteti i Karlit nė Pragė, mė i vjetri universitet nė Europėn Qendrore, pėrshėndet vėllanė e vet mė tė ri, Universitetin Shtetėror tė Tiranės…” (Gazeta “Zėri i Popullit), 17.09.1957, f.2).
Ndėrkohė, pasi lexoi pėrshėndetjen e rektorit tė Unviersitetit tė Moskės akademikut I.C. Petrovski, prorektori Prof. Dr. Gallbin veēoi: “Unė erdha kėtu nga Universiteti mė i vjetėr i atdheut tim dhe jam i lumtur qė mund t’i dorėzoj personalisht Rektorit tė Universitetit tė Tiranės historinė e Universitetit tė Moskės nė dy vėllime dhe medaljen qė doli pėr nder tė 200-vjeēarit tė universitetit tonė” (Po aty).
Nė kėtė ceremoni festive tė 16 shtatorit 1957 me siguri ka pasur specialistė me arsim tė lartė tė diplomuar nė Shqipėri, tė cilėt nuk mund tė mos habiteshin pasi kanė marrė pjesė nė pėrurimin e fillimeve tė Universitetit pas diplomimit tė tyre, ka pasur pedagogė mjaft tė nderuar, tė cilėt nuk mund tė mos ndjenin dhimbje, ndėrkohė qė njė ceremoni e tillė, formalisht u mohonte, njė punė shumė tė mundimshme mė se dhjetėvjeēare pėr ngritjen e konsolidimin e arsimit universitar.


2. Koha pėr njė korrigjim: 20 dhjetori 1946 datėthemelimi i
Universitetit tė Tiranės

Nė mjediset universitare, sipas njė tradite tashmė tė konsoliduar ka filluar tė ndjehet atmosfera e pėrgatitjeve, ose mė saktė e parapėrgatitjeve pėr festimin e pesėdhjetė vjetorit tė Universitetit tė Tiranės nė vitin 2007. Mendoj se, sė paku, nė kėtė klimė psikokulturore, veēanėrisht bota akademike mund e duhet tė reflektojė thellė, me racionalizėm e larg pasioneve vetjake, mund e duhet tė tejkalojė kornizat politike e ideologjike pėr tė korrigjuar njė padrejtėsi historike.
Duke iu referuar pėrvojave tė vendeve tė tjera me traditė mė tė hershme nė arsimimin universitar si datė e themelimit tė Universitetit tė Tiranės duhet tė konsolidohet pa kurrėfarė mėdyshje 20 dhjetori i vitit 1946, data e themelimit tė Institutit Pedagogjik tė Tiranės. Nė ceremoninė e pėrurimit tė kėtij institucioni, Ministri i Arsimit Sejfulla Maleshova, njė nga njerėzit mė tė ditur, mė tė mirarsimuar nė Shqipėrinė e atyre viteve, mes tė tjerash, tha:
“Iniciativa e organizimit tė shkollave tė larta nė Shqipėri ka pėr qėllim tė krijojė kuadro tė larta nė fushėn e teknikės dhe tė shkencės, tė domosdoshme pėr realizimin e problemeve tė mėdha ekonomike e sociale, qė qeveria e Republikės Popullore ka shtruar nė rend tė ditės. Por pėr tė arrirė kėtė qėllim kuadrot tonė duhet tė jenė kuadro tė njė tipi tė ri, kuadro qė tė vėnė tėrė zotėsinė dhe diturinė e tyre nė shėrbim tė interesave tė masave punonjėse tė vendit tonė… Me pėrpjekjet e pėrbashkėta tė profesorėve, tė studentėve dhe tė personelit administrativ… ne do ta bėjmė Institutin Pedagogjik njė vatėr kulturore pėrparimi nė shėrbim tė interesave tė larta tė Shqipėrisė sė re. Shkolla jonė duhet tė jetė njė institucion avangardė, ku nxėnėsit dhe studentėt duhet t’edukohen me frymėn revolucionare tė kohės sonė nė tė gjithė fushat e aktivitetit shoqėror. Kuadro tė tillė duhet tė formohen nė tė gjithė shkollat tona, kuadro tė tilla duhet tė formohen edhe nė kėtė bėrthamė tė parė tė shkollave tė larta qė po inagurojmė sot” (Revista “Arsimi popullor”, 1947, nr. 1, f. 56-57). Qė nė ato vite tė pastabilizuara tė pas Luftės sė Dytė Botėrore ministri Malėshova ishte i vetėdijshėm se po mbante fjalėn e rastit nė promovimin e bėrthamės sė parė tė shkollave tė larta, pra nė promovimin e themelimit tė Universitetit tė Tiranės.
Gjatė vitit tė parė akademik 1946-1947 nė Institutin Pedagogjik tė Tiranės studionin 53 studentė, prej tė cilėve 15 ishin vajza. Sipas tė dhėnave statistikore zyrtare, 24 studentė i vazhdonin studimet nė sistemin me shkėputje nga puna dhe 29 studentė nė sistemin pa shkėputje nga puna (Vjetari statistikor i RPSH – 1963, f. 335).
Nė kėtė Institut jepnin mėsim 13 pedagogė nga mė tė shquarit e atyre viteve, si Aleksandėr Xhuvani, Eqrem Ēabej, Mahir Domi, Dhimitėr Shuteriqi, Kostaq Cipo etj. Njėri nga studentėt e brezit tė parė qė kanė studiuar nė kėtė institut, akademiku i shquar Shaban Demiraj kujton me nostalgji e krenari tė ligjshme fjalėt e pedagogut tė shquar atdhetar, Kostaq Cipo (1892-1952) nė fillimin e orės sė parė tė mėsimit: “Ngritja e arsimit tė lartė mė ngjall tė njėjtat emocione tė forta e tė papėrshkruara si ngritja e flamurit tė Pavarėsisė sė vendit tonė 34 vite mė parė, me 28 nėntor 1912”. Qoftė dhe vetėm pėr faktin se nga auditorėt e Institutit Pedagogjik tė Tiranės doli gjuhėtari i shquar shqiptar me format europian e botėror, prof. Shaban Demiraj, ky institut e meriton plotėsisht statusin e tė qenit themelvėnės i Universitetit tė Tiranės.

3. Pse janė zhvendosur nė kohė themelet e Universitetit tė Tiranės?

Nė literaturėn shqiptare veprimtaria e Institutit Pedagogjik tė Tiranės ėshtė rrethuar me njė komplot heshtjeje tė shumėfishuar. Natyrshėm lind pyetja: Pse?
Mendojmė se njė sfond heshtjeje i tillė ėshtė bazuar mbi kėto paterica kryesore motivimi.
1. Nė veprėn “Socializmi qė erdhi nga tė ftohtėt” Zhan – Pol Sartri ka argumentuar se komunistėt nuk kanė histori, sepse ata e mohojnė historinė herė pas here. Ndėr tė tjera, ai theksonte: “S’ka histori, jo. s’ka kujtesė. Partia e ka edhe njėrėn, edhe tjetrėn, por tė falsifikuar” (Situatat, 1986, f. 203-204). Mjaft fakte e dokumente tė shumėllojshme provojnė se gjatė periudhės sė regjimit socialist totalitar (1945-1990) herė pas here nė Shqipėri u mohuan, u nxinė e u falsifikuan deri nė trajta absurde aspekte e momente tė rėndėsishme jo vetėm tė historisė politike, ekonomike e sociale, por edhe tė historisė arsimore e artistike sipas interesave pragmatike tė grupimeve tė caktuara politike brenda strukturave partiako-shtetėrore. Viktimė e njė prirje tė tillė ėshtė zhvendosja nė kohė rreth 11 vjet e datėthemelimit tė Universitetit tė Tiranės, tė institucionit tė parė tė arsimit tė lartė nė hapėsirat shqiptare.
2. Gjatė viteve 1945-1960 nė Republikėn e Shqipėrisė u formėsua e u konsolidua njė traditė servile, pėr tė realizuar njė analogji formale ndėrmjet dukurive e ngjarjeve kryesore nė shoqėrinė shqiptare dhe atyre pėrkatėse nė ish-Bashkimin Sovjetik, sidomos me pėrvjetorėt jubilarė tė Revolucionit Socialist tė Tetorit tė vitit 1917. Nė fjalėn pėrshėndetėse tė zėvendėskryetarit tė kėshillit tė Ministrave, Manush Myftiu theksohej: “Ne po e hapim Universitetin nė njė kohė kur populli ynė, bashkė me gjithė punonjėsit e botės po pėrgatitet tė festojė me madhėshti 40-vjetorin e Revolucionit tė Tetorit…” (Gazeta “Zėri i Popullit” 17 shtator 1957, f. 2). Vetėkuptohet qė data 20 dhjetor 1946, kur u pėrurua realisht themelimi i Universitetit tė Tiranės, nuk pėrkonte me ndonjė pėrvjetor jubilar tė Revolucionit tė Tetorit.
3. Nė periudhėn e regjimit socialist totalitar pėrgjithėsisht ngjarjeve historike u “akordohej” zyrtarisht njė shkallė e caktuar rėndėsie, vartėsisht nga niveli i drejtuesve tė strukturave partiako-shtetėrore qė prisnin shiritin e pėrurimit tė tyre. Pėrgjithėsisht ishin tė privilegjuara ato ngjarje historike qė pėruroheshin nga Enver Hoxha, shpesh atyre u akordoheshin mė shumė vlera se ē’kishin nė tė vėrtetė. Mirėpo, kur drejtuesit partiako-shtetėror tė niveleve tė larta ndėshkoheshin si armiq tė Partisė ose tė popullit, bashkė me fshirjen e emrit tė tyre bėheshin pėrpjekje pėr tė fshirė nga kujtesa historike edhe ato ngjarje qė ishin pėruruar prej drejtuesve fatkeqė. Njė fat i tillė i keq ka goditur edhe themelimin e Universitetit tė Tiranės, i cili u pėrurua nga Sejfulla Malėshova, anėtar i Byrosė Politikė tė Komitetit Qendror tė Partisė Komuniste Shqiptare dhe Ministėr i Arsimit nė vitin 1946. Bashkė me ndėshkimin e Sejfulla Malėshovės si element oportunist antiparti u zhvleftėsua zyrtarisht edhe data e themelimit tė Universitetit tė Tiranės, u zhvendos ajo rreth 11 vite mė vonė nė kohė, u zėvendėsua me datėn 16 shtator 1957, e cila pėrfaqėson njė hap cilėsor nė zgjerimin e konsolidimin e Universitetit tė Tiranės, por jo vetė themelimin e kėtij Universiteti. Nė vitin 1957 Universiteti i Tiranės kishte 6 fakultete, 15 specialitete dhe 45 katedra, nė tė cilin vazhdonin studimet me dhe pa shkėputje nga puna rreth 5000 studentė (Revista “Arsimi popullor”, 1957, nr. 6. f. 55). Pra, ai ekzistonte realisht dhe funksiononte vite mė parė, pavarėsisht se dikush u kujtua ta “pėruronte” me rastin e 40 vjetorit tė Revolucionit tė Tetorit.

4. Themelet e Universitetit tė Tiranės tė rivlerėsohen
sipas standardeve perėndimore

Pėrvoja historike tregon se nė asnjė vend tjetėr tė Europės ose tė botės, shumė mė tė madh se Shqipėria, asnjė universitet nuk ėshtė pėruruar me kaq shumė specialitete e studentė. Pėr shembull Universiteti i Oksfordit i themeluar nė vitin 1187 ose 1188 fillimisht funksiononte si fakultet drejtėsie. Deri tani dihet qė vetėm tre profesorė jepnin mėsim tė drejtėn kishtare nė kėtė Universitet nė vitin 1190.
Ose Universiteti i Sienės, njė nga mė tė vjetrit e mė prestigjiozėt e Italisė dhe tė Europės ėshtė themeluar nė vitin 1240 si shkollė e tė Drejtės Civile me njė numėr tė kufizuar studentėsh. Mė vonė kėtij Universiteti iu shtua edhe Dega e Mjekėsisė dhe akoma mė vonė degė tė tjera (Charters of Foundations and Early Document of the Universities of Coimbra Groups, Groatingen 1994, f. 20, 24). Edhe nė kohėt e mėvonshme universitetet e reja kanė pasur nė fazėn e parė njė, dy pra pėrgjithėsisht pak degė dhe pak pedagogė e studentė. Pėr shembull Universiteti Kenterber-it i themeluar nė qytetin Krajstēerēe tė Zelandės sė Re rreth mesit tė viteve ’80 tė shekullit XIX kishte 7 pedagogė dhe 150 studentė. Ndėr brezat e parė tė studentėve ka qenė edhe fizikanti i shquar Ernest Radhėford (Libri “Ernest Radhėford” 1970, f. 10).
Madje edhe kur ka ndodhur qė datėthemelimi i ndonjė universiteti tė vjetėr tė Europės tė jetė mjegulluar nė rrjedhėn e trazuar tė disa shekujve mė parė dhe tė jetė bėrė objekt debatimi, gjithnjė ėshtė fiksuar data mė e hershme nė diskutim. Pėrgjithėsisht diskutantėt priren t’i gjejnė rrėnjėt e themelimit tė universiteteve nė thellėsi tė kohės, e jo t’i shkulin ose t’i nxjerrin ato dhunshėm nė sipėrfaqe, duke i bėrė kėshtu mė anemike. Vetėm nė Shqipėri ndodh e kundėrta. Latini i lashtė do tė thoshte: “O tempora, o mores”.
Vėshtruar edhe nga pėrvoja e universiteteve mė tė vjetėr tė Europės, pėrurimi i 16 shtatorit 1957 shėnoi simbolikisht njė fazė rritjeje tė shumanshme sasiore e cilėsore tė Universitetit tė Tiranės, fryt i pėrpjekjeve tė mėparshme gati njėmbėdhjetėvjeēare tė pedagogėve, studentėve dhe tė personelit ndihmės. Ristrukturime tė Universitetit tė Tiranės janė realizuar edhe nė vitet e mėvonshme dhe do tė realizohen edhe nė tė ardhmen. Por themelet e kėsaj ngrehine tė madhe tė dijes e tė pėrparimit nė vendin tonė janė pėruruar me 20 dhjetor 1946. Mendoj qė mė 20 dhjetor 2006 Universiteti i Tiranės mund e duhet tė festojė me krenari tė ligjshme gjashtėdhjetėvjetorin e themelimit. Besoj, ose sė paku shpresoj qė pedagogėt e Universitetit tė Tiranės do tė pėrkrahin pa mėdyshje kėtė fakt. Qė vėrtetohet nga gjithė praktika botėrore e pėrcaktimit tė datėthemelimit tė universiteteve. Njė korrigjim i tillė nė historinė e zhvillimit tė arsimit shqiptar do tė ishte shprehje e respektit jo vetėm pėr punė me pėrkushtim e aftėsi profesionale tė pedagogėve qė hodhėn themelet e arsimit tė lartė, por edhe pėr aspiratat e zjarrta tė shqiptarėve, pėr ta ngritur sa mė shpejt, fill pas Luftės sė Dytė Botėrore, universitetin ose gjithėmėsonjėtoren, siē e quante eruditi shqiptar Sami Frashėri. Shpresoj qė ky shqetėsim qytetar tė mos atrofizohet brenda horizontit tė kufizuar tė shprehjes sė latinėve tė lashtė: “DIXI ET ANIMAM SALVAVI” (E thashė dhe shpėtova shpirtin tim).

Nga: Zyhdi Dervishi, Doktor i Shkencave Sociologjike


Faqe printuese Dergo kete lajm shokut Ktheje nė PDF kėtė artikull


Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2014 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio