Studentet.info
Lajme : DEBAT ME TEMĖ: “SFIDAT POLITIKE TĖ KOSOVĖS NĖ VITIN 2005”
Kyqur 27-05-2005 7:01:16 (1602 Lexime)


Studentėt dhe Nexhat Daci debatuan pėr Kosovėn

PRISHTINĖ, 27 MAJ- Nė lokalet e Bibliotekės Kombėtare ėshtė organizuar njė debat nė mes tė studentėve tė Shkencave Politike tė UP-sė dhe kryeparlamentarit tė Kosovės, z. Nexhat Daci, nė temėn “Sfidat politike tė Kosovės nė vitin 2005”. Studentėt shprehen interesimin pėr procesin e standardeve, atė tė decentralizimit si dhe pėr ēėshtjen e statusit tė Kosovės. Me kėtė rast z. Daci tha se vullneti politik i popullit tė Kosovės ėshtė pavarsia dhe kjo aspiratė nuk mund tė jetė ēėshtje negociuese me askėnd. Duke folur rreth procesit gjyqėsor ndaj ish-kryeminitrit Haradinaj, kryepralamentari Daci vlerėsoi se ai ėshtė bėrė me prapavijė polike dhe me qėllim qe tė provokohet Kosova.


Nexhat Daci, kryeparlamentar i Kosovės, i ėshtė pėrgjigjur ftesės pėr tė qenė pjesė e njė debati tė organizuar nga studentėt e Shkencave Politike tė UP-sė nė temėn “Sfidat politike tė Kosovės nė vitin 2005”. Pėr ta ndjekur kėtė debat kishin shprehur interesim njė numėr i madh studentėsh, jo vetėm nga shkencat politike por edhe tė lėmenjėve tjerė, tė cilėve mė shumė u interesonin ēėshtjet tė cilat kishin tė bėnin me procesin e standardeve, procesin e decentralizimit si dhe interesim i veqantė ishte shprehur pėr ēėshtjen e statusit politik tė Kosovės. Duke folur pėr standardet, kryeparlamentari, Daci tha se “Standardet pėr Kosovėn nuk janė vetėm pėr status, por ato i mundėsojnė Kosovės integrimin e plotė nė bashkėsinė ndėrkombėtare”. Daci mė pas tha se institucionet e Kosovės janė tė vetėdijshme pėr obligimet qė kanė rreth procesit tė pėrmbushjes sė standardeve. Ndėrkaq, pėr procesin e decentralizimit, kryeparlamentari Daci u shpreh skeptik, nėse do tė realizohen tė gjitha pilot-projektet e parapara, por theksoi se ėshtė njė proces, nė tė cilin duhet tė hyjė Kosova.

Nė debatin me studentėt, z. Daci i shprehu pikėpamjet e tij edhe pėr statusin politik tė Kosovės. Ai me kėtė rast u shpreh se pėr kėtė ēėshtje nuk ka negociata dhe se, sipas tij, kjo ėshtė shumė e qartė edhe pėr Asamblenė Parlamentare tė NATO-s, pėr Sekretarin e Pėrgjithshėm tė NATO-s dhe pėr institucione tjera ndėrkombėtare. Ai premtoi me kėtė rast se Kuvendi i Kosovės gjithmonė do tė mbėshtesė interesat dhe vullnetin politik tė qytetarėve tė Kosovės.

“Pėr ēėshtje tė statusit nuk mund tė vendosė asnjė Forum, asnjė individ. Ēdo ndryshim nga vullneti politik i popullit duhet tė kėrkohet pėrsėri, nėse i beson mė asaj udhėheqjeje apo jo. Kjo do tė shprehej pėrmes referendumit apo diēka tjetėr... Parlamenti nuk do t’i lė anash, pėr mos me thėnė fjalė tė mėdha nuk do t’i tradhtojė aspiratat, se ne jemi mėsuar me dhėnė shumė fjalė. Por, parlamenti do tė mundohet qė nė ēėshtjet kruciale gjithmonė me e shpreh vullnetin politik tė qytetarėve tė Kosovės”, vuri nė spikamė Nexhat Daci, kryetar i Kuvendit tė Kosovės.

Nė kėtė debat nuk u anashkalua edhe ēėshtja e ish-kryeministrit Haradinaj. Duke folur rreth procesit gjyqėsor ndaj z. Haradinaj, kryepralamentari Daci tha se ai ėshtė bėrė me prapavijė polike dhe me qėllim qe tė provokohet Kosova.



Nga: Besnik KRASNIQI




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2014 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio