Studentet.info
Lajme : DEBAT NĖ MES STUDENTĖVE TĖ UP-SĖ DHE MYFTIUT NAIM TĖRNAVA
Kyqur 27-05-2005 10:33:04 (1683 Lexime)


Institucionet e Kosovės tė rrespektojnė vlerat fetare tė popullit

PRISHTINĖ, 27 MAJ- Nė amfiteatrin e medresesė sė mesme "Alauddin" nė Prishtinė, mbrėmė ėshtė realizuar njė debat nė mes tė myftiut tė Kosovės, Mr. Naim Tėrnavės dhe njė grupi studentėsh tė fakulteteve tė ndryshme tė Universitetit tė Prishtinės. Interesimi i studentėve ishte i orjentuar nė cungimin e tė drejtės pėr kryerjen e riteve fetare nė institucionet arsimore publike. Lidhur me kėtė myftiu Tėrnava ka thėnė se veprimet e ndėrmarra nga ana e disa institucioneve tona janė tė ngutshme dhe pa as njė bazė ligjore, siē ėshtė rasti nė Bibliotekėn Kombėtare ku nuk u lejohet studntėve ta kryejn ritualin e faljes sė namazit.


Fillimisht Myftiu Tėrnava u ka folur studentėve pėr historikun, organizimin dhe shtrirjen e Bashkėsisė Islame, si dhe me gjendjen, projektet dhe objektivat e saj."Gjatė kohės sė okupimit tė Kosovės qė nga vitet 1989-99 ne si bashkėsi, krahas kontributeve, jemi angazhuar qė tė krijojmė mundėsi pėr edukimin dhe shkollim e brezit tė ri, madje pėr kėtė qėllim e tėrė infrastruktura jonė ka qenė nė dispozicion tė institucioneve arsimore tė Kosovės duke filluar nga sistemi fillor deri tek ai universitar. Edhe tani Bashkėsia Islame e Kosovės (BIK) i kushton rėndėsi tė veēantė edukimit tė brezit tė ri", tha myftiu Naim Tėrnava para studentėve.

Mė tutje Tėrnava vuri nė spikamė se Bashkėsia Islame ėshtė institucion i konsoliduar dhe i hapur pėr bashkėpunim me tė gjitha institucion nė Kosovė si dhe ėshtė e pėrkushtuar qė tė krijojė kushte pėr zhvillimin e jetės fetare nė vend.Mė pas myftiu Tėrnva ėshtė pėrgjigjur nė pyetjet e studentėve. Duke u pėrgjigjur nė pyetjen pėrkitazi me cungimin e tė drejtės e kryerjes sė riteve fetare nė institucionet publike, myftiu Tėrnava tha se "veprime e ndėrmarra nga ana e disa institucioneve tona janė tė ngutshme dhe pa as njė bazė ligjore siē ėshtė rasti nė Bibliotekėn kombėtare, pastaj problematizimi i mbulesės si pėr nxėnėse ashtu edhe pėr mėsuese". Prandaj, tha ai, Kryesia e BIK ka takuar zyrtarėt vendorė e ndėrkombėtarė e presim qė edhe kėto shqetėsime tona tė pėrfundojnė si duhet.
"Ne jemi kėtu qė tė kontribuojmė pėr njė shoqėri me vlera, por kėrkojmė nga institucionet tona qė tė respektojnė vlerat islame tė populli tonė.
Mjaft kemi qenė tė denigruar e tė shtypur nga pushtetet e kaluara, tani ne nuk duhet qė tė kemi hipoteka por duhet qė tė ndėrtojmė njė shoqėri tė lirė, tolerante e demokratike", tha pos tė tjerash myftiu Naim Tėrnava, nė takimin e mbrėmshėm me studentėt e UP-sė.



Nga: Besnik KRASNIQI




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2014 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio