Studentet.info
Lajme : Talenti i paparė ndėr shqiptarėt
Kyqur 28-05-2005 6:22:09 (3016 Lexime)


BISEDĖ ME 20 VJEQARIN, MR.SC. QĖNDRIM GASHI

PRISHTINĖ, 28 MAJ- Ėshtė ndoshta e ēuditshme kjo por kosovari, Mr. sc. Qėndrim Gashi, nė moshėn 20 vjeqare, nuk ėshtė larg doktoraturės. Sukseset e tij i fillon nė shkollimin fillor duke u bėrė i veēuar nė shkencėn e numrave ndėr shqiptarėt, pastaj pa kaluar nepėr tė mesmen vijon studimet nė Fakultetin e Matematikės, duke e pėrmbyllur nė moshė rekorde. Qėndrimi mbaroi magjistraturėn nė universitetin prestigjoz tė Kembrixhit, nė qershor tė 2003-tės, ndėrsa tani gjendet tej Atlantikut dhe ėshtė jo larg doktoraturės nė universitetin me renome nė botė, atė tė Ēikagos. Nė korrik tė kėtij viti, Universiteti Veror i Kosovės do ta ketė nė mesin e ligjėruesve mysafirė ta ketė edhe Qėndrimin pėr tė ligjėruar nė lėndėn Hyrje nė Topologjinė Algjebrike.
20 vjeqari, Mr. sc. Qėndrim Gashi, ekskluzivisht pėr studentet.info, rrėfen pėr tė kaluaren, pėr tė tashmen, por nuk hezitoi tė flasė edhe pėr ēėshtje tjera, pa kursyer edhe informacione rreth jetės private.


Dita e katėrt e qershorit tė 1984-ės e kishte vėnė nė jetė djaloshin Qėndrim Gashi, ditė kjo e cila i solli Klinės dhe Kosovės njė talent tė rrallė. Prindėrit Mirja dhe Reshiti shumė shpejt ia mėsuan numrat, dhe Qėndrimi filloi tė luante me ta, lojė kjo qė i mahniste prindėrit. I mbushi edhe tė gjashtat dhe tani koha ishte pėr t’ia filluar shkollimit fillor. Pėr shumė vogėlushė ishte pak sa e bezdisshme njė sfidė e re, por Qėndrimin e bėnte tė ndjehej si kurrė mė parė, e posaēėrisht kur kishte tė bėnte me lėndėn e numrave. Me kalimin e kohės mesimdhėnėsit e tij po vėrenin njė fenomen tė pazakontė ndėr nxėnės. Nė klasėn e shtatė ai mori vendin e parė nė Kosovė nė garat e matematikės, por jo vetėm kaq, edhe nė Olimpiadėn e Plusit, nė Kėrēovė tė Maqedonisė, u stolis i pari ndėr shqipėtarėt. Organizatori i garave nė Kosovė, prof. Ilaz Zogaj, ia kishte propozuar Qėndrimit qė gjatė klasės sė tetė tė mėsonte nga librat e matematikės sė nivelit tė shkollės sė mesme, ndėrsa mbėshtetja e prof. Marjan Demajt bėri qė propozimin nė fjalė ta realizonte. Tani erdhi koha qė tė ndahej nga shkolla follore “Motrat Qiriazi” dhe Qėndrimi e mbaroi klasėn e tetė nė “Elena Gjika” nė Prishtinė dhe mė pas ndodhi diē jo e zakontė, tė paktėn kėtu nė Kosovė. Pa kaluar fare nė tė mesmen ai regjistroi Fakultetin e Matematikės, dhe atė nė moshėn jo mė tė madhe se 14 vjeē.
Pėr sfidat me tė cilat ai u pėrball nė Universitetin e Prishtinės, si studenti mė i ri ndėr kolegė, njėkohėsisht edhe mė i suksesshmi, pėr periudhėn e studimeve pasdiplomike nė universitetin prestigjoz tė Kembrixhit, pėr tė tashmen ku ai ndjek studimet e doktoraturės nė Universitetin e Ēikagos, universitet i cili ka njė renome nė Glob dhe pėr shumė ēėshtje tjera duke mos kursyer rrėfimet edhe pėr jetėn private, redaksia virtuale studentet.info realizoi njė bisedė me Qėndrimin tė cilėn po ua prezentojmė nė vijim.


www.studentet.info: Ishit nė moshė mjaft tė re kur u regjistruat nė Universitetin e Prishtinės. Me ēfarė sfidash u pėrballėt atėbotė dhe si ju rrjedhėn punėt gjatė gjithė kohės sė studimeve?

Qėndrim Gashi: Koha e studimeve tė mija nė UP koincidoi me njė kohė tė vėshtirė pėr tė gjithė shqiptarėt nė Kosovė, prandaj me ato vėshtirėsi ndeshesha edhe unė. Sa pėr sfidat nė universitet, ato ishin kryesisht burokratike nė fillim dhe ēdo shkoi pėr sė mbari mė vonė. Posaēėrisht u jam mirėnjohės profesorėve tė mi, tash miqė tė mi, pėr punė e tyre tė palodhshme pėrkundėr kushteve tė rėnda materiale.

www.studentet.info: Si ndodhi qė nga UP tė fitoni tė drejtėn pėr tė magjistruar nė Kembrixh, kur kihet parasyshė konkurrenca e fortė pėr t’i ndjekur studimet pasdiplomike atje?

Qėndrim Gashi: Unė konkurova nė njė konkurs tė tyrin dhe ata vendosėm tė mė pranojnė. Pėrvoja nė Kembrixh mbetet e paharrueshme pėr mua.

www.studentet.info: Tani gjendeni nė Ēikago. Si ndodhi qė tė shkoni mu atje?

Qėndrim Gashi: Profesori im nė Kembrixh, Ian Grojnowski, mė sugjeroi qė t’i vazhdoja studimet e mija nė Universitetin e Ēikagos sepse lėmija e cila mė tėrhiqte nė atė kohė dhe qė ende mė tėrheq, Gjeometrija Algjebrike, ishte mė sė miri e pėrfaqėsuar kėtu. Unė nuk e kisha vizituar Amerikėn mė parė kur vendosa tė konkuroj pėr studime post-diplomike nė kėtė vend dhe natyrisht qė isha pak i brengosur se a do ta pėlqeja vendin dhe shoqėrinė nė departamentin e ri. Por, tashmė janė mbushur pothuajse dy vite qė nga ardhja ime kėtu dhe vazhdoj tė mendoj se ishte njė vendim shumė i mirė, jo vetėm nė askpektin profesional, qė ta ndėrmarrė kėtė hap, do tė thotė qė ta dėgjoj kėshillėn e profesorit tim, tė cilit i jam shumė mirėnjohės edhe pėr kėtė kėshillė.

www.studentet.info: Si ju pritėn profesorėt dhe kolegėt nė kėtė universitet, universitet tė cilin shumėkush e ka ėndėrr pėr tė studjuar?

Qėndrim Gashi: Unė jam shumė i lumtur qė gjendem nė mesin e profesorėve me nam botėror, nė mesin e studentėve shumė tė zotė, por edhe qė jam i rrethuar me miqė tė shumtė tė cilėt janė tė gatshėm tė mė pėrkrahin kurdo. Tė gjithė ne studentėt ishim tė mirėseardhur kėtu dhe, edhe pse jemi nga plot vende tė ndryshme, gjuha jonė universale nė shkencė, nė Departamentin e Matematikės, na bėn qė tė kuptohemi ndoshta mė mirė se nė departamentet e tjera.
Po shtoj se unė kam patur fatin qė ta kem pėr mentor profesorin Robert Kottwitz, i cili jo vetėm qė ėshtė shumė i zoti nė shkencė por edhe i kushton vėmendje tė jashtėzakonshme studentėve tė vet. Besoj se ne tė dy kemi arritur ta krijojmė njė raport shumė produktiv ku unė mėsoj shumė nga ai dhe shpresoj se edhe ai nuk mbetet i zhgėnjyer me punėn time.

www.studentet.info: Mund tė ma pėrshkuruani se si ju kalon njė ditė Ju, gjeni kohė tė dilni me shoqėri?

Qėndrim Gashi: Nuk e kam njė orar strikt tė cilit duhet patjetėr t’i pėrmbahem. Megjithatė zakonisht gjatė njė jave i ndjek disa kurse tė shkallės sė tretė e disa seminare, i mbaj ushtrimet dhe orėt e konsultimeve pėr lėndėn ku jam asistent. Njė pjesė e madhe e javės mė shkon duke studjuar dhe duke u orvatur tė zgjidh probleme nė matematikė bashkė me mentorin tim. Sa pėr shoqėri, mendoj se jam me fat se kam qėlluar tė kem shumė shokė dhe tė mirė madje. Kėshtu qė tė paktėn ēdo fundjavė takohem me ta, mirėpo me disa prej takohem pothuajse ēdo ditė. Njeriu merr kuptim mė tė plotė si pjesė e njė shoqėrije dhe unė nuk e privoj dot veten nga marrja e kėtij kuptimi.

www.studentet.info: Deri me tani keni ndėrruar disa nga universitetet mė me renome nė glob. Keni arritur tė gjeni shoqėri, pėr tė mos thėnė shoqėn e jetės?

Qėndrim Gashi: Ajo qė e pėrmendėt ėshtė njė hap i natyrshėm nė jetė qė pothuajse secili e bėn, ani pse dikush e bėn mė herėt e dikush mė vonė. Unė ende nuk e kam arritur moshėn kur kam tė drejtė tė pij alkool nė SHBA, e lėrė mė ta marrė njė vendim kaq tė rėndėsishėm. Besoj se pėr mua ka ende mjaft kohė pėr diēka tė tillė. Nuk po i dėshiroj vetes beqari tė pėrjetshme, pėrkundrazi, por duhet shijuar pak edhe kjo kohė kur kemi mė pak kokėdhembje...

www.studentet.info: Ju e vizitoni Kosovėn ēdo vit. Si ndjeheni tash kur pritet qė nė njė moshė shumė tė re tė ligjeroni nė Universitetin Veror tė Prishtinės?

Qėndrim Gashi: Unė jam shumė i kėnaqur qė po mė jepet rasti qė tė jap mėsim nė Universitetin Veror nė korrik tė kėtij viti. Ky universitet ėshtė njė mundėsi, e cila duhet shfytėzuar maksimalisht, pėr studentėt e rajonit dhe profesorėt kosovarė, qė tė vėjnė bashkėpunim ndėrmjet vete dhe me profesorėt qė vijnė nga jashtė. Do tė ketė, shpresoj, shkėmbim profesional mendimesh nė subjektet pėrkatėse qė do tė mund tė rezultonte edhe nė ndonjė ndėrmarrje mė afatgjate.
Unė mbetem i brengosur pėr gjendjen e universiteteve shqiptare dhe sidomos pėr departamentet e matematikės nė ato universitete. E di qė ka plot arsye, e sidomos dominon ajo ekonomike, pėr tė konkluduar se nė Kosovė mbizotron njė jetė e vėshtirė pėr tė gjithė. Mirėpo, ėshtė korrekte tė thuhet se, si nė plot sfera tė tjera, ashtu edhe nė botėn akademike shqiptare, mbretėron njė apati qė ėshtė edhe mė evidente nė matematikė dhe nė shkenca natyrore.
Mė lėjoni tė shtoj se sado abstrakte qė mund tė duket matematika, gjė qė ėshtė e vėrtetė, ajo ka zbatime konkrete dhe ne nuk mund tė mėtojmė tė kemi ekonomi ose industri tė avansuara nėse nuk kemi as mjaft profesorė tė mirė tė matematikės qė do tė mund t’iu mėsonin ekonomistėve apo inxhinierėve matematikė, pėr shembull. Momentalisht siē ėshtė gjendja nė Kosovė, nuk ka as mjaft matematikanė tė rinjė qė do tė pėrmbushnin nevojat pėr kuadėr nė Departamentin e Matematikės atje. Personalisht jam shumė i interesuar qė pėrmes seminareve, ligjeratave dhe kontakteve direkte ta ndihmoj, sado pak, zhvillimin mė tė shpejtė tė matematikės shqiptare. Dhe nė kėtė kuadėr do ta mirėprisja zgjerimin e bashkėpunimit edhe me universitetet e tjera nė rajon, jo vetėm me atė tė Prishtinės ku kam studjuar mė parė.

www.studentet.info: Ke ndonjė mesazh pėr kolegėt tuaj shqiptarė, kudo qė studjojnė ata?

Qėndrim Gashi: Tė gjithė atyre ju dėshiroj sukese tė shumta! Shpresoj se nė botėn e komunikimit tė lehtėsuar ata do tė kenė mundėsi mė tė mėdha pėr tė prezentuar kualitetet e tyre. Unė, gjithsesi, gjithnjė do t’i gėzohem progresit tė tyre.


Bisedoi: Besnik KRASNIQI




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2014 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio