Studentet.info
Lajme : U PAJISEN ME DIPLOMA GRUPI I DYTĖ I GJENERATĖS SĖ PARĖ
Kyqur 31-05-2005 9:01:00 (2089 Lexime)


Diploma baqelor edhe pėr 100 studentė tė UP-sė

PRISHTINĖ, 31 MAJ- Sot, Universiteti i Prishtinės ka organizuar ceremoninė e promovimit tė grupit tė dytė tė gjeneratės sė pare, tė studentėve tė cilėt i kanė ndjekur studimet deridiplomike sipar reformave tė Deklaratės sė Bolonjės, tw cilwt sė fundmi janė pajisur me diplomėn ‘baqelor’. Pos 100 tė diplomuarve, nė kėtė ceremoni ishin pjesėmarrės edhe strukturat udhėheqėse tė UP-sė, studentė, familjarė tė tė diplomuarve, por qė nuk u vėrejtėn zyrtarė nga strukturat udhėheqėse tė institucioneve kosovare. Nė redaksinė studentet.info tė diplomuarit shprehėn edhe emocionet, planet dhe sfidat tė cilat i presin ata.

Nė sallen Solemne tė Fakultetit Filologjik, solemnisht u janė ndarė 100 studentėve diplomat e tipit ‘baqelor’. Ky ėshtė grupi i dytė i studentėve tė cilėt kanė ndjekur studimet sipas Deklaratės sė Bolonjės. Edhe pse ka kohė qė studentėt nė fjalė kanė diplomuar, pėr shkak tė ca procedurave, ata u pajisen tek sot me diploma. Nė kėtė manifestim njė fjalė rasti mbajti rektori i UP-sė, prof.dr. Arsim Bajrami, i cili tha se “Diplomimi i kėtyre studentėve ėshtė njė tregues i sukseseve dhe i vendosmėrisė sonė pėr t’i dhėnė Kosovės dhe rinisė sė Kosovės njė universitet cilėsor dhe tė reformuar, universitet ky i cili do tė jetė edhe krenaria e Kosovės, e nė veqanti do tė jetė edhe njė shpresė e rinisė kosovare”. Rektori vuri nė spikamė se diplomat tė cilat do tė miren sot nga studentėt do tė njihen nė tėrė Evropėn dhe tė cilat mund tė transferohen nė tė gjitha universitetet evropiane. Duke folur pėr reformat tė cilat ėshtė duke i aplikuar UP, rektori theksoi se “Universiteti i Prishtinės prinė nė rajon sa i pėrket reformave sipas Deklaratės sė Bolonjės, por ne ende jemi larg kėrkesės sonė pėr tė krijuar njė realitet pėr njė kualitet evropian”.Nė vazhdėn e kėsaj ceremonie diplomat ua ndanė kandidatėve dekanėt e fakulteteve pėrkatėse, ndėrsa tė diplomuarit i uroi rektori, Arsim Bajrami.
Pas marrjes sė diplomave, nė emėr tė studentėve tė diplomuar, fjalė rasti mbajti e sapodiplomuara Blerta Deliu. Ajo falėndėroi, nė emėr tė saj dhe kolegėve, tė gjithė profesorėt tė cilėt dhanė gjithqka nga vetja e tyre pėr t’i pajisur me kėto diploma akademike. Mė pas ajo tha se “Akti i diplomimit bartė nė vete ndjenjėn e pėrgjegjėsisė pėr punėn tonė nė profesionin tė cilin e kemi zgjedhur”. Nė fjalėn e saj, e diplomuara Deli, bėri thirrje pėr pėrkrahje institucionale. “Kosova jo njė herė ka treguar se ka talentė nė tė gjitha fushat, por ata duhet mbėshtetur e pėrkrahur pa rezervė”, tha Blerta Deliu, studente e cila u pajis sot me diplomėn ‘baqelor’. Tani ishte koha qė tė bėhej edhe zyrtarisht promovimi i tė diplomuarve, tė cilin promovim e bėri rektori, Arsim Bajrami, me qka edhe u pėrmbyll kjo ceremoni. Tė pranishmit u ftuan mė pas nė njė koktej rasti.

Redaksia jonė mori edhe opinionet e disa nga tė diplomuarve.

Memli Krasniqin jemi mėsuar ta shohim tek kėndon, por ai sot ėshtė pajisur me diplomėn e politikanit. Memli nuk do ta lė mė kaq, por pretendimet e tij janė tė vazhdoi mė tutje. “Ėshtė njė kėnaqėsi e madhe qė pėrfundimisht pas njė stėrgjatje tė procedurave administrative, ne i morėm diplomat. Kemi punuar mjaftė dhe njėkohėsisht kemi pasė fatin qė ne qemė gjenerata e parė e njė fillimi tė ri dhe e njė reforme nė procesin akademik tė UP-sė. Tani solemnisht ne e kremtuam njė udhėtim tė cilin e kemi bėrė pėr tre vite dhe ėshtė njė nderė dhe kėnaqėsi e veqantė pėr ne”, tha pėr redaksinė tonė Memli Krasniqi. Ai mė pas na informoi se nuk o ta lė vetėm me kaq. “Planifikoj t’i vazhdoj studimet pasdiplomike nė Universitetin e Varvikut nė Angli. Tashmė jam pranuar atje pėr studime master dhe planifikoj tė vzhdoj nė drejtimin pėr mardhėnie ndėrkombėtare”, tha i sapodiplomuari, Memli Krasniqi, i cili diplomoi nė lėmin e Shkencave Politike.Vlora Karadidaj ėshtė e diplomuara e cila studimet i pėrmbyli nė Shkollėn e Lartė Pedagogjike nė Prizren. “Perjetuam sot emocione tė veqanta. Jemi gjenerata e parė qė kemi diplomuar me tė tilla diploma akademike dhe ėshtė njė nderė i veqantė me kėtė rast”, tha Vlora, pas aktit tė
diplomimit. Edhe kjo ka pretendime tė vazhdoi mė tej. “Studimet nuk kanė fund. Mendoi ta vazhdoi shkallėn master”, tha ajo duke e shikuar me fanatizėm diplomen e sapomarrur. Ajo nė emėr tė studentėve prizrenas falenderoi organizatorin pėr kėtė ceremoni.Tė pranishėm nė aktin e paisjes me diploma tė kėtyre 100 studentėve ishin edhe familjarė tė tyre. Prindėrit nuk i fshehėn emocionet e tyre. Njėri nga ta ishte edhe Hysen Morina tė cilit i’u pais vajza me diplomė tė Ekonomikut. “Ėshtė njė moment tė cilin nuk mund ta pėrshkruaj asnjė prind. Tashmė mundi qė e kam dhėn pėr bijen, Lejlėn, mė ėshtė shpaguar”, tha Morina.Ndryshe, edhe nė kėtė ceremoni nuk u vėrejtėn zyrtar nga institucionet e Kosovės. Kohė mė parė edhe Universiteti Amerikan nė Kosovė ndau diploma, nė tė cilėn ceremoni ishin prezent qė nga Kryetari e deri tek pėrfaqėsuesit e MASHT-it. Pavarėsisht nga problemet qė ndodhen nė mes tė rektoratit tė UP-sė dhe MASHT-it, studentėt, pėrkatėsisht tė diplomuarit nė UP, ndjehen tė pėrbuzur dhe tė anashkaluar nga institucionet kosovare, meqė atyre nuk u bėhet njė rrespekt dhe nuk u ipet njė pėrkrahje morale, duke e ndjerė veten inferior ndaj kolegėve tė cilėt diplomojnė nė universitetet private.

Nga: Besnik KRASNIQI




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2014 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio