Studentet.info
Lajme : INTERVISTĖ ME MINISTRIN E ARSIMIT DHE SHKENCĖS AZIZ POLLOZHANI
Kyqur 01-06-2005 5:34:57 (1340 Lexime)


POLLOZHANI: “UNĖ STABILIZOJ MAQEDONINĖ”

SHKUP, 01 QERSHOR-Ministri i Arsimit dhe Shkencės, Aziz Pollozhani, thotė se rrethi dhe prindėrit nė bashkėpunim me ministrinė mund tė parandalojnė devijimet nė arsim. Ai gjithashtu nė kėtė intervistė ka sqaruar se ėshtė vendosur paqja ndėrmjet tij dhe sekretarit shtetėror. UEJL ėshtė shembull se si implementohet procesi i Bolonjės, ndėrsa USHT-sė janė duke ia zėnė frymėn sėrish joprofesionalistėt e administartės. Ministri thotė se ėshtė ai qė stabilizon Maqedoninė, duke krijuart kushte pėr arsim tė tė gjithė popujve.

www.studentet.info: Z.ministėr, cila ėshtė gjendja reale e arsimit nė Maqedoni. Nė cilin cikėl ka probleme mė tė theksuara?

AZIZ POLLOZHANI: Arsimi nė Maqedoni ėshtė nė fazėn e reformave nė drejtim tė pėrshtatjes sė sistemit arsimor nė pėrgjithėsi, ndryshimeve tė shumėpritura nė tė gjithė aspektet ekonomike dhe si e tillė ėshtė njė fazė shumė dinamike dhe shumė delikate. Dinamike, sepse kjo imponon ndėrmarrje tė aktiviteteve nė sistemin arsimor nė tė gjitha ciklet e saj. Delikate pėr shkak se ēdo reformė, e cila nuk ėshtė nė hap me kohėn, mund tė hakmerret nė tė ardhmen. Pėr kėtė arsye ne edhe bėjmė reforma, por gjithmonė duke i pėrshtatur me kohėn dhe me standarded evropiane. Arsimin e kemi vėnė nė shėrbim tė vlerave integruese dhe globalizuese tė shoqėrisė. Kėto synime janė nė pėrshtatje me zhvillimin mbarėkombėtar tė shoqėrisė nė tė gjitha aspektet, ekonomike, sociale dhe arsimore qė imponohet tanimė nė gjithė botėn.

Kritikat shpesh ndihmojnė

www.studentet.info: Niveli i arsimtarėve dhe profesorėve duket se nuk ėshtė ai qė e kėrkon koha. Prindėrit ankohen pėr joprofesionalizėm tė arsimtarėve dhe se shumica e arsimtarėve kanė diploma tė dyshimta. Si i shihni ju kėto parregullsi?

AZIZ POLLOZHANI: Sistemi arsimor ėshtė i pėrbėrė nga shumė faktorė dhe ėshtė mjaft delikat dhe veēanėrisht ėshtė i ndjeshėm nė kėtė fushė qė ju e pėrmendni. Edhe pėrkundėr angazhimeve tona, sėrish ka devijime tė cilat fatkeqėsisht, herė pas here, paraqiten nė arsim. Kritikat shpesh ndihmojnė nė pėrmirėsimin e gjendjes, pasi ato janė si rezultat i nevojave tė brendshme qė ndikohen nga mė shumė faktorė, meqė shumica kanė pėr qėllim qė arsimi tė jetė nė dinamikėn e paraparė dhe qė tė arrihen standardet evropiane. Kritikat nė media janė shumė tė mirėseardhura, pasi unė si politikan nuk dua qė tė promovoj se ēdo gjė ėshtė ideale, por ka edhe probleme tė cialt sė bashku mund t’i zgjidhim. Ka nevojė tė madhe nė pėrforcimin e aktiviteteve tė arsimtarėve. Byroja e arsimit kryen kėtė punė. Arsimi definohet si pėrgjegjėsi publike. Nė radhė tė parė ėshtė vlera universale. Pėr kėtė shkak, arsmitarėt, kėshillat e shkollave, nxėnėsit, prindėrit, Byroja pėr zhvillimin e arsmit, shoqėria civile dhe rrethi ku gjenden nxėnėsit duhet sė bashku t’i parandalojnė dhe t’i zhdukim kėto dukuri. Vetėm nė kėtė formė do tė mund tė analizojmė mirė punėn e arsimtarit.

www.studentet.info: Konkretisht, si do tė avancohet arsimi dhe si do tė parandalohen kėto dukuri?

AZIZ POLLOZHANI: Arsimi kėrkon qė t’i qasemi nė shumė drejtime. Projekti pėr modernizimin e arsimit do tė ndihmojė qė sa mė shpejt tė ndryshohen planprogramet arsimore. Nuk mund tė bėjė ēudi me nxėnėsit vetėm arsimtari. Prindėrit janė njė faktor shumė dominues, pasi ata kalojnė njė pjesė shumė tė madhe tė kohės me prindėrit. Pastaj, njė faktor tjetėr i rėndėsishėm ėshtė edhe faktori medial, biblioteka dhe institucionet tjera qė ndihmojnė nė pasurimin e nxėnėsve me njohuri tė tjera. Universitetet janė njė faktor tjetėr shumė i rėndėsishėm, i cili duhet tė bėjė reforma nė arsimm edhe pse nė tė shumtėn e rasteve universitetet janė struktura konservative, tė cilat jo gjithmonė mund tė bėjnė reforma, ose i bėjnė ngadalė. Pastaj duhet tė merret parasysh edhe gjendja sociale e arsimtarėve dhe punėtorėve tė arsimit. Kėshtu qė tė gjitha kėto do tė duhet tė merren parasysh pėr tė mos e hedhur poshtė gjithė kėtė punė tė tė gjithėve qė janė inkuadruar nė arsim. Nė pėrgjithėsi, arsimi po e jep provimin e tij edhe pse nuk ėshtė ideale, pasi nė kėtė shoqėri ai tenton ta thyejė kėtė rreth tė vobekėsisė, pasi shoqėria e ardhshme planifikohet tė jetė mė e begatė dhe kjo begati pritet tė vijė nėpėrmjet dijes, kurse dijen e sjell arsimi.

www.studentet.info: Politizimi i arsimit?

AZIZ POLLOZHANI: Gjėja e parė pėr tė qenė i suksesshėm arsimi ėshtė depolitizimi i tij. Tani nė ligj ekziston neni i cili nė njėfarė mėnyre krijon njė ambient tė volitshėm nė punėn e arsmitarit. Kjo konkretizohet me disa nene tjera, pasi ne kemi vlerėsuar se depolitizimi i arsimit ėshtė njė ndėr prioritetet e shkallės sė parė. Fatkeqėsisht ky aspekt nuk ka gjetur mirėkuptim nė shoqėri. Pse? Sepse politizimi tjemase i arsimit, pengon realizmin ose qasjen objektive tė kėsaj dukurie. Nė ligjin e ri unė u mundova tė fus sa mė tepėr nene qė do tė ndalonin politizimin e arsimit, duke i pėrforcuar kėshillat e shkollave ku marrin pjesė edhe arsimtarėt, prindėrit, nxėnėsit, ku mė sė shumti reflektohet pėrgjegjesi publike. Nuk kam iluzion se gjėrat janė bėrė ideale, mirėpo unė dhashė bazėn qė tė avancohet ky proces nė depolitizimin e arsimit, mbi tė cilėn do tė mund tė krijohet njė politikė mė reale dhe nė funksion tė realizimit tė pėrgjegjėsisė publike.

Disa arsimtarė sillen si pubertetlinj

www.studentet.info: Para disa ditėsh ju personalisht keni kėrkuar tė suspendohet njė profesor pėr shkak tė keqpėrdorimit tė vendit tė punės, qė do tė thotė se dukuritė devijuese janė nė kulmin e tyre nė arsim. Ēfarė ndėrmerr ministria mė tepėr se suspendim rreth kėtyre devijimeve?

AZIZ POLLOZHANI: Dukritė devijuese nė arsim janė dukuri qė paraqiten nė tė gjitha shoqėritė dhe pse jo edhe nė shoqėrinė tonė. Kėto paraqiten nga shumė arsye. Njėra ndėr mė dominueset ėshtė edhe faza e ndryshimeve tė fėmijės deri nė moshėn madhore. Tė gjithė fazat e rritjes fėmijės i kalojnė nė shkollė dhe sjellin ndonjė devijim tė mundshėm, si puberteti dhe faza tė tjera ku ndikojnė edhe faktorė tė tjerė.

www.studentet.info: Arsimtarėt nuk janė nė fazėn e pubertetit?

AZIZ POLLOZHANI: Sigurisht, arsimtarėt duhet tė kontribuojnė nė zhvillimin e fėmijės nė faza tė ndryshme dhe tė kontribuojnė nė ndėrtimin e njė karakteri tė vėrtetė dhe tė njė morali pozitiv, duke ndėrtuar vlera edhe nė bazė tė vlera tona kombėtare. Jo tė ndodh e kundėrta, si thatė edhe ju, qė disa arsimitarė tė sillen si pubertetlinj dhe tė bien pre e emocioneve tė sėmura psikike dhe budallallėqeve shizofrenike. Unė pėr kėtė punė marr masa konkrete pėr persona konkretė. U bėj thirrje prindėrve, arsimtarėve, nxėnėsve qė tė denoncojnė tė gjithė ata qė mund tė keqpėrdorin profesionin e shenjtė nė gjėnė mė tė shenjtė - fėmijėn. Masat ligjore do tė jenė maksimalisht nė dispozicion, pasi unė si ministėr nuk do tė lejoj qė tė pėrdhosen vlerat tona morale, kombėtare dhe fetare. Karakteri i arsimtarit, fatkeqėsisht, nuk mund tė zbulohet me anė tė konkursit. Pėr kėtė kėrkojmė qė rrethi tė na ndihmojė nė zbulimin e kėtyre maniakėve.

www.studentet.info: Procesi i Bolonjės ėshtė njė domosdoshmėri e transformimit tė arsimit. Realisht, Maqedonia a ka kushte pėr kėtė proces?

AZIZ POLLOZHANI: Procesi i Bolonjės ėshtė dokument ku vullnetarisht janė marrė vesh ministrat e Arsimit qė ta ndėrtojnė njė rrugė tė pėrbashkėt dhe ta zhvillojnė atė rrugė. Pra, arsimin e lartė ta vėnė nė funksion tė zhvillimit tė pėrgjithshėm tė shoqėrisė. Globalizmi nė pėrgjithėsi imponon transformim sa mė tė shpejtė pėr tė kapur hapin e kohės sė zhvillimit teknologjik. Dija dhe shkenca duhet tė koncentrohet nė gjeneratat e reja qė kėto gjenerata tė shfrytėzohen nė zhvillimin ekonomik dhe social tė shoqėrive. Universiteti i Evropės Juglindore ka bėrė hapin mė tė madh nė kėtė drejtim. Universitetet tjera duhet tė marrin shembull nga ky universitet nė implementimin e mirė tė procesit tė Bolonjės. Maqedonia nė pėrgjithėsi ka kapacitet tė realizojė kėtė proces. Nė njė garė tė implementimit tė kėtij procesi, Maqedonia ėshtė vlerėsuar se gjendet diku nė mes tė tė gjitha vendeve qė e praktikojnė kėtė proces.

www.studentet.info: A po stabilizohet gjendja nė USHT?

AZIZ POLLOZHANI: Prioritet imi si ministėr ėshtė stabilizimi i USHT-sė dhe krijimi i kushteve akadamike. Shumė punė tė mira janė bėrė, por ka edhe mangėsi. Kėto mangėsi i vėren nė administratėn e USHT-sė. Kėto vėrejtje i ka bėrė edhe bashkėsia ndėrkombėtare qė janė qėllimmira. USHT-ja ēalon nė kontekst tė menaxhimit. Patjetėr duhet tė punohet mė shumė, pasi ajo ēfarė ėshtė bėrė deri tani dhe ajo qė ka mbetur pėr t’u bėrė ėshtė shumė pak. Nė rend tė parė, komptentėt e kėtij universiteti duhet tė punojnė mė shumė pėr shkak tė studentėve, profesorėve. Mungesa e kapaciteteve nė kėtė fushė ėshtė njė prioritet tjetėr i ministrisė, pasi pa menaxhim tė mirė nuk mund tė kesh edhe cilėsi tė mirė.

www.studentet.info: Problemi i objekteve tė shkollave tė mesme nė Tetovė, Shkup e qytete tjera po shkon nga zgjidhja, mirėpo ende ka mungesa tė mėdha tė hapėsirės pėr mėsim normal?

AZIZ POLLOZHANI: Njė nga aktivitetet tona ėshtė sigurimi i kushteve pėr mbarėvajtjen e mėsimit, duke rinovuar dhe duke ndėrtuar shkolla aty ku ka nevojė. Me adaptimin e politikave tė reja plotėsuese do tė aktivizohemi mė shumė nė krijimin e kushteve sa mė tė mira. Nevoja mė e madhe ėshtė nė Tetovė dhe Shkup, por nuk do tė thotė se nė qytetet tjera kushtet janė mė tė mira. Unė i orientoj mjetet aty ku ka nevojė mė shumė dhe asnjėherė ashtu si thonė disa media se mjetet shkojnė vetėm nė njė rajon tė Maqedonisė.

Maqedonisė i ndihmoj tė jetė stabile

www.studentet.info: Zėvendėsi juaj dhe sekretari shtetėror nė ministrinė qė udhėheqni dolėn kundėr jush. Cili ėshtė problemi?

AZIZ POLLOZHANI: Zėvendėsi nuk ka pasur ndonjė pakėnaqėsi. Sekretari ėshtė nisur nga emocionet momentale. Ato probleme qė ai i ka vlerėsuar se janė shumė tė mėdha, pas bisedės me mua, pa se kėto probleme nuk janė tė pazgjidhura, sepse problemet qė i ka ngritur ai, janė edhe prioritet imi dhe i qeverisė, ndėrsa tani puna vazhdon si mė parė. Disa media tentuan qė kėto mosmarrėveshje t’i ngrenė nė njė rrafsh tjetėr me qėllime tė caktuara.

www.studentet.info: Decentralizimi i arsmit?

AZIZ POLLOZHANI: Komunat do tė menaxhojnė bllok-dotacionet, mirėpo kompetencat qė i ka pasur ministri do t’i marrė Kėshilli i arsimtarėve dhe i prindėrve. Mirėpo, edhe komunat kanė shumė pėrgjegjėsi nė menaxhimin e financave. Buxheti pėr arsim ėshtė dėmtuar shumė nė funksion tė pėrshtatjes sė kornizės buxhetore pėr shkak tė kėrkesave tė FMN-sė. Duhet patjetėr tė ndryshojė kjo politikė qė dėmton arsimin. Kėto mjete duhet tė plotėsohen, pasi prej 1 shtatorit pėrgjegjėsia u kalon komunave.

www.studentet.info: Gjatė kėtyre viteve sa jeni ministėr i Arsimit, keni kaluar njė periudhė me shumė protesta, me shumė ndryshime, me shumė debate rreth jush dhe ministrisė. Mirėpo, ju nuk u dorėzuat. A do tė thotė kjo se jeni kėmbėngulės, pavarėsisht rrethanave, qė t’i shpieni deri nė fund proceset e nevojshme.

AZIZ POLLOZHANI: Pakėnaqėsitė e krijuara te qytetarėt e Maqedonisė kanė qenė tė krijuara nė fushėn e arsmit. Pėr tė parandaluar vazhdimin e kėtyre problemeve nga tė gjthė ishte e qartė se nė kėtė fushė duhet tė punohet shumė. BDI-ja duke qenė e vetėdijshme pėr kėtė problem, synoi Ministrinė e Arsimit dhe mė zgjodhi mua si ministėr. Jam munduar t’i zgjidh problemet qė janė paguar shtrenjtė nga vetė qytetarėt e Maqedonisė. Me punėn time jam duke i ndihmuar Maqedonisė qė tė jetė stabile, duke krijuar kushte pėr shqiptarėt tė cilėt nė fushėn e arsimit ishin mė tė diskriminuar. Frustaracionet e deputetėve maqedonas ndonjėherė ndihmojnė nė zhvillimin e demokracisė dhe nė rastin konkret, gjatė miratimit tė Ligjit pėr USHT-nė, kėto frustracione u treguan nė Parlament.

Intervistoi: Halit AJDINI




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2014 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio