Studentet.info
Lajme : KORRUPSIONI DHE ABUZIMET VĖHEN NĖ PESHOJĖ
Kyqur 02-06-2005 8:16:44 (1209 Lexime)

Sondazh edhe nė Universitetin e Prishtinės

PRISHTINĖ, 2 QERSHOR- E mira mė e madhe qė ėshtė arritur nė Bergen tė Norvegjisė, gjatė qėndrimit tė delegacionit tė UPSUP-sė, ėshtė se nga aty ka lindur ideja qė tė organizohet njė sondazh pėr tė identifikuar shkallėn e korrupsionit, atė tė abuzimeve seksuale dhe i cili sondazh do tė vėntė nė peshojė edhe dukuri tė tjera qė ngjajnė nė UP. Sondazhi nė fjalė do tė organizohet nga Unioni i Pavarur i Studentėve tė UP-sė nė bashkėpunim me Qeverinė Studentore Shqiptare, ku kjo e fundit organizoi njė sondazh tė ngjashėm para pak kohėsh nė disa nga universitetet shqiptare.



Pos aktiviteteve tė tjera qė pėrfaqėsuesit e UPSUP-sė zhvilluan gjatė qėndrimit tė tyre nė Bergen tė Norvegjisė, janė edhe takimet e shumėta qė kėta pėrfaqėsues kanė realizuar me drejtues tė organizatave nga universitete tė ndryshme tė Evropės. Nga takimet e tilla janė ardhur pėrfundime tė cilat pritet tė ndikojnė nė mėnyrė suksesive tek studentėt. Nga to ka rezultuar qė UPSUP tė merr pjesė nė takimin e ashtuquajtur “Katalizatori i Procesit tė Bolonjės” qė mbahet nė Danimarkė, pastaj inkuadrimi nė rrjetin e organizatave studentore tė Evropės Juglindore, me tė cilat do tė ketė projekte tė pėrbashkėta.

Bashkėpunimi mė i frytshėm pritet tė jetė me Qeverinė Studentore Shqiptare, e cila do tė ndihmoi studentėt kosovar nė organizimin e projekteve tė ndryshme. Ndėr to, pėrfaqėsuesit e UPSUP-sė dhe tė QSSH-sė janė pajtuar, qė bashkarisht, ta organizojnė njė sondazh, pėr tė vėnė nė peshė se ka apo jo korrupsion, abuzime seksuale dhe marifėtllėqe tė tjera tė cilat janė pėrditshmeri e universiteteve tė Evropės Juglindore.

“Gjatė qėndrimit nė Bergen ne kemi arritur qė me njė bashkėpunim nė mes nesh dhe Qeverisė Studentore Shqiptare, ta organizojmė njė sondazh pėr identifikimin e shkallės sė korrupsionit dhe abuzimeve nė Universitetin e Prishtinės, sepse ata sapo e kanė pėrfunduar njė sondazh tė tillė, dhe do tė na ndihmojnė edhe neve nė kėtė drejtim duke bėrė trajnime tė stafit”, tha pėr studentet.info Ardian Sadiku, nėnkryetar i UPSUP-sė.

Kjo do tė jetė njė frymė dhe realitet i ri qė po ndodhė nė Kosovė, pėrkatėsisht nė Universitetin e Prishtinės. Deri mė tani nuk dihet se ndokush ka provuar t’i prekė kėto ēėshtje pėr tė cilat perflitet mjaft dhe thuhet se janė evidente. Nuk mund tė parashikojmė se me ēfarė shifrash do tė rezultoi i tėrė sondazhi por njė gjė dihet se korrupsioni ėshtė evident nė UP, dhe ai bėhet jo larg zyrave tė dekanėve nė fakultete. Thėnė mė ndryshe redaksia jonė ishte deshmitare e njė bisede telefonike qė zhvillonte sekretaresha e njėrit nga fakultetet e UP-sė, me njė vajzė dhe ia konfirmonte asaj, se tashmė puna ėshtė kryer pėr njė lėndė gogja kapitale. Telefonata realizohej hiq mė larg se 5 metra tek ndodhej dekani i fakultetit, nga e besuara, sekretaresha e tij. Kjo don tė thotė se edhe telefonėt e UP-sė po kontribuojnė nė zhvillimin e korrupsionit nė kėtė institucion, tė cilin po e presin sfida mjaft tė mėdha.


Nga: Besnik KRASNIQI




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2014 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio