Studentet.info
Opinione : Koment
Kyqur 03-06-2005 7:06:56 (1933 Lexime)

MJERIMI I ARSIMIT

Qysh ne kopsht femijes shqiptar mund t"i ndodhe te kete edukatore si ajo qe u permend ne analizen e meparshme, "botuar ne KJ, tri dite me pare me titullin "Mjerimi i Kultures"). Pastaj, dhe kjo eshte e sigurt, ne klase te pare merr ne duar abetaren me mbi 200 gabime. Me vone ndodh qe ta kaloje klasen duke paguar e pa mesuar asgje "nje katermbedhjetevjecar me thoshte se ai shkon ne nje shkolle ne Kamez nje here ne muaj dhe i dorezon ne zarf mesuesit parate, kundrejt te cilave merr noten).
Po ne fakultet? Nje pedagoge thote: "Problemi im eshte te me rrine urte, te me lejojne te zhvilloj leksionin. Sa per notat pastaj... do t`u ve pesa, por prape edhe keto do te detyrohem t`ua ngre nga presioni i prinderve". Nje pedagog tjeter: - Pesat qe u ve, ne fakt, jane katra.


Nje pedagoge e jashtme, duke pare nivelin e mjerueshem te pergatitjes se studenteve te vjeshtes, ngel shumicen derrmuese te tyre. Por i thone se duhet ta rregulloje ate qe ka katranosur. Meqe ajo s"pranon te beje falsifikime, humbet te drejten per te vazhduar leksionet. Specie e rralle kjo pedagoge, shkon kunder rrymes, qe duhet thene se eshte nje rryme qe te kthen drejt e ne tunelin prej nga s"po dalim dot.

Te dhenat zyrtare thone se 20% e personelit arsimor nuk ka pergatitjen e duhur. Pra 20% te nxenesve u mesohet Roma per Toma.

Pas personelit mesimor le te shohim tekstet. Po te behet nje kontroll ne tekstet e sotme, nje kontroll i vemendshem, i kualifikuar, do te dale ne shesh numri i madh i gabimeve qe u mesohen nxenesve shqiptare. Sa per ilustrim po permendim letren e nje nxenesi ne gazeten "Panorama", dt. 18 nentor 2004, ku ai ve ne dukje tri gabime ne nje faqe te librit te lendes se Fizikes 1, dhe nje gabim tjeter ne faqen pasardhese, qe bejne pra 4 gabime ne nje teme, te cilat kurorezohen me gabimin ne ushtrim ne faqen Pyetje dhe detyra. Pasi sjell edhe shembuj te tjere ku eshte fjala per shpjegime te mangeta, nxenesi pyet: "Kush duhet te mendoje per tekste pa gabime dhe per kohen tone qe eshte e nevojshme per t`u pergatitur plotesisht?"

Nese ketu po paraqitet nje tablo e zymte dhe e njeanshme e gjendjes se arsimit, atehere le te perpiqemi te shpjegojme se nga rrjedh rezultati kaq i mjerueshem i punes qe bejne njerezit e shkolluar, sic del ne shesh paksa me shembujt e mesiperm. Duhet theksuar se ne kete shkrim jane lene jashte ilustrimit shqyrtimi i gjuhes, gabimet ne sintakse e morfologji, varferimi i gjuhes, ngathtesia ne te shprehur, gabimet ne arsyetim, mendimet e gabuara qe ka shqiptari per veten, njohjet e pasakta qe ka ne fusha te ndryshme te dijes, se pari per historine e vendit te vet "nuk eshte fort larg nga ai shqiptari i 60 vjeteve te shkuara qe i thoshte me bindje Indro Montanelit se Homeri ka lindur ne Shkoder) etj. etj.

Vec kesaj, shembujt e mesiperm nu jane qemtuar me ndonje vezhgim sistematik te masmediave tona, "perndryshe ky shkrim do te merrte permasat e nje libri), por me c"te kap veshi e syri aty ketu, pra me nje ndjekje te pakte te mediave shqiptare. Se, kur ke pulen pse te hash sorren, cka me keqardhje te madhe shtyhesh ta thuash kur ben krahasimin me mediat e huaja, qe, kur di te zgjedhesh emisionet, te mesojne e te zbavisin e te mbajne prane botes se madhe.

Dalje nga tuneli?

Ne vogeli, ne oren e gjeografise, tek shihja harten, me vinte keq qe Shqiperia kishte vetem nje ishull, Sazanin e vogel, ndryshe nga Greqia e Italia qe kishin plot. Me vone kuptova se s"ishte ketu e keqja por ne faktin se vendin tone ne e kishim kthyer ne ishull. Dhe vazhdojme me te njejten mendesi. Nuk po duam te perfitojme nga afersia me qyteterimin, nga menyrat qe perdor bota e zhvilluar per te luftuar padijen, per te ngritur nivelin kulturor te masave. Vazhdojme te mbetemi Prane dijes te panxene.

Shembujt per te ndjekur i kemi, dhe shume prane. Mjafton te shohim se c"behet ne Itali. Le te bejme nje perqasje psh midis kanaleve tona televizive dhe atyre italiane. Ndersa ato po kthehen gjithnje e me shume ne shkolla per publikun, te ne i qendrohet larg dijes, duke u parapelqyer ca te dhena te pasigurta e madje shume te dyshimta, sic jane horoskopet, ne vend te te cilave mund te informohen lexuesit a shikuesit me te dhena te sakta.

Programe si Super Quark, Ulisse, Passaggio a Nord-Ovest, Elisir, Geo and Geo, Gaia- pianeta che vive etj. u mesojne shikuesve plot gjera qe s"i dine ose u perforcojne e u pasurojne njohurite qe kane. Kuicet, per ata qe marrin pjese jane nje nxitje qe i shtyn te pergatiten ne fusha te ndryshme te dijes, ndersa mases se shikuesve u krijojne mundesine te fitojne nje tog njohurish. Dhe c"disipline kane keto kuice! Ne lojen "Tira e molla" dikush, kur u pyet per shpikesin e shkrepeses, u pergjigj: Xampirone. Por pergjigja nuk iu pranua sepse emri i shpikesit eshte Xampironi.

Nxitje te ndryshme ka per te rinjte, sic eshte programi qe ka ne qender librin, me nxenes te gjimnazeve. Emisioni i mrekullueshem Genius ve ne gare zgjuarsie nxenesit me te shquar 12-13-vjecare, qe te habisin e te emocionojne me pergatitjen e tyre. Ishte vecanerisht emocionuese qe ne Genius 2005 merrte pjese edhe nje shqiptar, Ilir Deda, qe arriti madje ne naten finale. Dhe nuk u be asnje njoftim ne mediat tona per ta ndjekur kete gare kaq instruktive dhe kaq mbreselenese ne fushe te dijes.

Ne nje tjeter emision, Striscia la notizia, dhenia e tapirit te arte, eshte nje menyre per t"u prere rrugen gafave kulturore te personave publike. "Tapiri eshte nje kafshe qe i perngjet derrkucit, por kuptimi i dyte i kesaj fjale eshte: nje nxenes koketrashe qe mezi i perveteson dijet prandaj i duhen dhene mesime shtese).

Deputeti dhe esteti i holle italian V. Zgarbi nuk le t"i shpetoje rasti kur ve re shkarje gjuhesore te politikaneve. "Il presidente ha parlato che sara approvata..." ndersa duhej te thoshte: "ha detto". Dhe Zgarbi me gjuhen e tij therese: "Ku eshte mesuesja e ketij politikani! Pse s"vjen t"i vere 3-sh e ta lere ne klase. Pse s"vjen t"i vere ne koke kapelen e Pinokut me veshet e gomarit!"

Diskutimet e ndryshme qe behen jo vetem per politiken, i orientojne njerezit te dallojne vlerat e verteta, sepse dihet qe edhe atje mediokriteti e banaliteti perpiqen te fitojne terren. Por eshte e rendesishme qe ka kundervenie. Te ne s"ka asnje kundervenie ndaj nje ministri qe u pergjigjet femijeve se nuk e di himnin e flamurit. Nuk e turperon njeri duke i dhuruar nje tapir te arte apo duke i vene ne koke kapelen e Pinokut me veshet e gomarit. Ne letersi, shkrimtari, per te portretizuar personazhe qe perfaqesojne njerez te paditur, i ben te flasin plot gabime. C"te thuash kur te ne flasin keshtu njerezit e shkolluar? Dhe do te vazhdojne te flasin perderisa nuk ka kush t"i beje me turp.

Nje rol jo te pakte ka luajtur ne Italine e pasluftes kinemaja, duke i bere qesharake dukurite. Ne filmat njerezit mesonin se si nuk duhej te ishin. Mbetet e paharrueshme nje skene filmike e Totose me personazhin qe dikton nje leter plot mendjemadhesi e vetesiguri por plot gabime, cka krijon nje situate qesharake me kontrastin mes dukjes e permbajtjes.

Edhe rruga e meson - e nuk e corodit- qytetarin italian. Nuk sheh gjekund dicka te shkruar me gabime, as ne institucionet, as ne emrat e rrugeve, as ne restorant, as ne tren a ne autobus... Permendoret jane nje shkolle me vete per italianin e thjeshte. Ai e di madje edhe sesi ka qene fizikisht perandori Mark Aurel, qe ka jetuar me se 1800 vjet me pare, di si e ka pasur trupin, fytyren e qendrimin, di se cka perfaqesuar. Shihni permendoret tona. Shqiptari nuk e di sesi kane qene fizikisht Fishta e Noli se ne permendoret u duket vetem fytyra, e nuk eshte shenuar gjekund nese kane qene burra shteti, kompozitore apo poete... Dje s"te linte pushteti ta njihje Fishten, sot s"do skulptori. Dje as qe mund te behej fjale per nje bust te Konices. Sot busti eshte por s"ka asnje shenim qe te tregoje te pakten emrin. Dhe dy vete, ulur per qejf me raki e meze ne krye te varrit te tij, me pyesin: - Ali Demi eshte ky?- Te thuash se behet cmos per t"i ndenjur larg njohjes. Harrohet qe nje figure e do me shume kur e njeh. Nga ana tjeter behen shtatore te perfytyruara te Buzukut a te Bogdanit, per fizikun e te cileve s"ka asnje deshmi, dhe skulptori s"ka nga ta dije nese kane qene te gjate e te holle si Don Kishoti apo te shkurter e trashaluqe si Sancoja. Ndersa per Fishten e Nolin ka fotografi, ka dokumentare filmike, jeton ende ndokush qe i ka pare e njohur. Do te beheshin figura shume me te aferta per ne nese do t"i shihnim te derdhur ne bronz ashtu sic kane qene e si te ishin ende te gjalle mes nesh. Prandaj derdhen ne broz a ne mermer permendoret. Qe njerezit qe perfaqesojne te njihen edhe nga pasardhesit, se keto materiale u qendrojne koheve.

Nje menyre tjeter per te pakesuar mundesite e njohjes jane edhe pershtatjet e pjeseve teatrore te huaja per publikun shqiptar, cka ben qe ky te mos perfitoje nga nje vlere e rendesishme e letersise, nga karakteri njohes i saj lidhur me realitete te huaja.

Ndersa qe poezia e mrekullueshme shqipe te mos njihet nga masat, si ajo popullore ashtu edhe e kultivuara, per kete mendojne kompozitoret e muzikes se lehte. Keta perdorin gjithfare tekstesh te shpelare vetem e vetem te mos i hapin rruge poezise se vertete. Dhe, sic ve ne dukje me hidherim nje lexues, shqiptarit i duhet te degjoje te muzikuara vargje si: S"jam tribu, s"jam tribu. ose Mos kerko ti te me esh/se do hash vetem pershesh.

Dalja nga nje gjendje e tille do te mund te arrihej me nje sensibilizim ndaj problemit qe po trajtojme te pjeses me te ngritur te intelektualeve shqiptare. Kudo ku jane, brenda apo jashte Shqiperise. Nuk mund te vazhdohet me duke e qetesuar ndergjegjen me arsyetimin: "Une kam punen time dhe kete e bej mire". Atehere kujt i mbetet te ndreqe ata qe nuk e bejne mire punen e tyre? Dihet, institucioneve perkatese dhe organeve te masmedias. Por kur edhe keto vuajne nga po ato mungesa qe shfaq njeriu i paditur ose jane moskokecarese? A nuk duhet te vihet ne mendime kushdo qe e sheh kete gjendje te turpshme te kultures shqiptare? Me tej ky ndergjegjesim a nuk duhet ta nxise te veproje duke e marre mbi vete kete turp, pra duke e quajtur rrjedhoje edhe te papergjegjesise se vet si qytetar e si intelektual?

Por te veproje jo thjesht duke mbajtur nje konference shtypi a duke shkruar nje artikull, cka eshte krejt e pamjaftueshme. Duhet nje organizim intelektualesh qe te nxise nje ndjekje energjike te problemit. Me presione te forta e te vazhdueshme ndaj mediave. Me kerkesa te vendosura institucioneve per te marre masa ndeshkuese ndaj atyre mediave qe shkelin nje nga te drejtat kushtetuese te qytetarit: ate per informim "e jo per dizinformim).

Ne shtypin shqiptar ndonje ze i vetmuar ngrihet per ta kundershtuar te keqen. "Dac besojeni dac jo: vetem sot nga leximi i tri gazetave ne internet une kam gjetur 62 gabime" shkruan Besi Dylgjeri nga jashte shtetit. Dhe sugjeron qe gazetat te aplikojne kolonen e gabimeve. Por as kjo nuk eshte zgjidhje te ne. Kete e provon nje e perditshme qe ne kolone nxjerr vetem ca gabime te parendesishme, duke treguar qimen e jo traun.

Eshte vertet per te ardhur keq me kete pertaci mendore te shqiptarit, me kete mungese energjie qe e shpie drejt ndermarrjesh e veprimtarish te lehta. Femijes qysh ne vogeli nuk i krijohen kushte qe te stervise mendjen, syrin, veshin, doren, vullnetin. Nuk ndermerren te ne lojera, ndeshje, konkurse zgjuarsie. Kur degjon per "Gjeniu i vogel", thua: me ne fund nje konkurs inteligjence. Por vjen zhgenjimi. Quhet gjeni kush zoteron nje ze te bukur, per cka s`ka bere ndonje mundim, se e ka dhurate nga natyra.

Vertet s"kuptohet se c'e pengon te pakten nje TV si ai publik te ndermarre disa emisione qe nxisin femijet e rinine per t"iu kthyer librit e deshires per te mesuar, sic ishin dikur psh ato olimpiadat mes shkollave. Do te ishte nje ndihmese e rendesishme ne perpjekjet per formimin e nje brezi te ri me dije te sakta e te verteta.

Dhe pastaj do te mund te kishim nje shprese per kulturen shqiptare: se femijet do te mesonin te rriturit.

Nga: Donika Omari


Faqe printuese Dergo kete lajm shokut Ktheje nė PDF kėtė artikull


Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2014 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio