Studentet.info
Lajme : UNIVERSITET I PRISHTINĖS PENG I MOTIVEVE POLITIKE
Kyqur 07-06-2005 4:23:51 (1777 Lexime)


Vazhdon konflikti nė mes MAShT-it e rektoratit tė UP-sė

PRISHTINĖ, 7 QERSHOR- Po bėhen afėr tetė muaj qė kur kanė ndodhur zgjedhjet nė Universitetin e Prishtinės, tė cilat e kanė sjellė si rektor universiteti Arsim Bajramin, e i cili vazhdon edhe sot tė mos njihet nga MASHT-i si ushtrues legjitim i kėtij funksioni. Kohė mė parė ėshtė sjellur njė vendim nga Gjykata Supreme e Kosovės, vendim tė cilin e interpretuan si deshėn zyrtarėt e Rektoratit dhe ata tė MASHT-it, kuptohet nė favorin e tyre. Pos gjykatės kanė pasur edhe disa tentative pėr shuarjen e kėtij konflikti, dhe pėr njė marrėveshje tė mundėshme nė mes tė kėtyre institucioneve, por tė cilat deri mė tani nuk kanė pasur ndonjė sukses.

Selitė e Ministrisė sė Arsimit, Shkencės e Teknologjisė dhe Rektoratit tė Universitetit tė Prishtinės nuk ndodhėn larg njėra tjetrės, thėnė ndryshe i ndanė njė vi ajrore 50 metėrshe. Godinat e kėtyre selive i ndanė vetėm rruga “Nėna Tereze”, nga i cili emėrtim i rrugės duhej tė mirrnin shkas pėr njė bashkėpunim tė ndėrsjellė nė shenjė tė njė humanizmi dhe mirėsjelljeje ndaj studentėve.
Tani po bėhen afėr tetė muaj qė kur Senati i Universitetit solli nė krye tė rektoratit Arsim Bajramin, vendim ky i cili nuk u pėrfill nga ish-ministri i AShT-sė, Rexhep Osmani, duke e konsideruar kėtė zgjedhje si jo tė ligjshme dhe nė kundėrshtim mė vet statutin e sapopėrpiluar tė UP-sė. MAShT-i pat ngre njė aktpadi nė Gjykatėn Supreme tė Kosovės, kundėr njohjes sė zgjedhjeve nė rektorat. Kaloi njė kohė e gjatė deri sa kjo gjykatė nxori njė vendim i cili interpretohej ndryshe nė rektorat e ndryshe nė MASHT, kuptohet, tė dy palėt nė favorin e tyre. Ndryshe nga interpretimet e palėve nė fjalė, ekspertėt e drejtėsisė dhe mediumet e interpretonin vendimin e gjykatės, si jo kompetencė tė kėtij organi gjyqsor pėr tė ndėrhyrė nė ēėshtje tė tilla, pa e faforizuar asnjėrėn palė.
Pas vendimit tė gjykatės Supreme, ka pasur disa tentative pėr njė afrim nė mes MASHT-it dhe rektoratit tė UP-sė. Propozimet pėr ndėrmjetėsim, pėrkatėsisht zgjidhje tė problemit, ishin shtruar qė nga zyrat diplomatike kėtu nė Kosovė e gjerė tek krerėt e institucioneve vendore.
Zyra Diplomatike Austriake kishte paraparė qė palėt nė kundėrshtim tė takoheshin nė njė terren neutral, dhe se bisedimet pėr zgjidhjen e kėtij kontesti tė fillojnė mė 23 maj dhe pėr tė pėrfunduar me datėn 31 po tė kėtij muaji, qė do tė rezultonte me nėnshkrimin e njė dokumenti kompromisti nė mes palėve nė konflikt. Kjo iniciativė e zyres Austriake kishte dėshtuar pėr faktin se zyrtarėt e Rektoratit parapelqenin njė ndermjetėsim tė qeverisė.
Nexhat Daci, kryeparlamentar i Kosovės, kishte biseduar ndaras me ministrin e AShT-sė, Agim Veliu, dhe me rektorin, Arsim Bajrami, pėr t’i dhėnė fund kėsaj gjendjeje aq tė rėndė qė po ngjet, si rrjedhijė e kontesitit nė mes kėtyre institucioneve. Konkludimi i Dacit ishte qė tė riorganizohen zgjedhje tė reja nė UP dhe organet tė cilat do tė dilnin nga to tė njiheshin nga institucionet vedore, pėrfshirė edhe MAShT-in. Propozimit nė fjalė i ėshtė thėnė ‘jo’ nga zyrtarėt e rektoratit, pasi qė konsiderohej diqka e palogjikshme dhe qė nuk kishte tė bėnte me normat juridike tė cilat specifikohen nė statutin e UP-sė, the si propozim tashmė ka dalur nga loja.
Kohėve tė fundit ėshtė duke u pėrfolur mjaft se Qeveria e Kosovės mund tė pėrfshihet nė kėtė ēėshtje, dhe tė jap kontributin e saj nė zgjidhje sa mė tė favorshme pėr Universitetin. Burime brenda qeverisė kishin bėrė tė ditur se kryeministri, Bajram Kosumi, ka shprehur interesim dhe gatishmeri pėr tė ndėrmjetėsuar nė kėtė ēėshtje. Tentativen e mundėshme e patėn mirėpritur si pėrfaqėsuesit e MAShT-it, po ashtu edhe ata tė rektoratit tė UP-sė. Por zėdhėnėsi i Qeverisė sikurse i shuan shpresat pėr njė iniciaivė tė mundshme nga ana e kryeministrit duke thėnė se nuk ka ndonjė nismė zyrtare nė kėtė drejtim.
Ndryshe, marrėdhėnie konfliktuoze ndėrmjet institucioneve mė tė larta tė arsimit po reflektohen negativisht tek studentėt. Fillimisht bursat e studentėve ishin shtyer pėr njė kohė tė gjatė, tė cilat mbaheshin peng i kėtyre mosmarrėveshjeve, zvarritja e procesit tė transferimit tė studentėve tė Universitetit tė Tetoves nė Prishinė, pastaj rreziku pėr t’i humbur Fakultetit tė Edukimit rreth 2 milion euro pėr shkak tė mosmarrėveshjeve nė mes MASHT-it e Rektoratit, dhe sė fundi ka dal nė pah edhe njė e dhėnė ku Universiteti i Prishtinės mund tė konsiderohet si universitet jo institucional nga Asociacioni i Universiteteve Evropiane, pėr shkak tė kontestit qė pėrmendėm. Nuk janė vetėm kėto probleme qė i preokupojnė nė radhė tė parė studentėt por ka njė mori sish. Pėrkundėr kėsaj gjendje konfliktuoze, studentėt shpresojnė dhe njėohėsisht bėjnė thirrje pėr njė zgjidhje sa mė tė shpejtė. Por edhe sot Universiteti i Prishtinės vazhdon tė jetė peng i politikės, thėnė mė sakt e motiveve politike, gjė e cila nuk kishte dashur tė futej nė kėtė tempull tė dijes.

Nga: Besnik KRASNIQI




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2014 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio