Studentet.info
Lajme : VAZHDON ODISEIADA E PROBLEMEVE TĖ STUDENTĖVE TĖ TRANSFERUAR
Kyqur 07-06-2005 10:51:22 (1270 Lexime)


Studentėt paralajmėrojnė grevė tė pėrgjithshme qė nga 13 Qershori

PRISHTINĖ, 7 QERSHOR- Studentėt e transferuar nga ish-Fakulteti i Mjekėsisė i Universitetit tė Tetovės nė Fakultetin pėrkatės tė Universitetit tė Prishtinės kanė paralajmėruar se me datė 13 tė kėtij muaji mund tė futen nė grevė tė pėrgjithshme pėr shkak tė njė sėr ēėshtjesh qė ende nuk u janė zgjidhur atyre. “Nė rast se kėrkesat tona nuk realizohen deri tė premtėn (10.06.2005), ne nuk na mbetet rrugė tjetėr pos tė fillojmė me grevė tė pėrgjithshme, ditėn e hėnė (13.06.2005), nė njėrin nga kėto institucione: Dekanatin e Fakultetit tė Mjekėsisė apo Rektoratin e Universitetit tė Prishtinės”, thuhet ndėr tė tjera nė njė komunikatė tė ardhur sot nė redaksinė e studentet.info.

Studentėt pas njė analize tė bėrė lidhur me mėnyrėn, pėrkatėsisht rrjedhėn e implementimit tė marrėvshjes sė ministrave tė Arsimit tė Kosovės e Maqedonisė, tė arritur nė Ohėr, me datė 08.01.2005, lidhur me transferimin e studentėve tė ish-Fakultetit tė Mjekėsisė tė Universitetit tė Tetovės nė Fakultetin gjegjės tė Universitetit tė Prishtinės, kanė lėshuar njė komunikatė. Me anė tė komunikatės studentėt kanė njoftuar me neglizhencėn, padrejtėsitė, dhe qasjen e gabuar qė po bėhet ndaj tyre, nga institucionet tė cilat janė tė involvuara nė kėtė ēėshtje (MAShT-i, rektorati i UP-sė dhe dekanati i FM-sė), dhe me hapat tė cilėt do tė ndėrmirren nga ana e tyre nėse nuk plotėsohen kėrkesat e parashtruara nga studentėt.
“Tani, ne studentėt e transferuar, e konsiderojmė si tė zgjidhur problemin financiar, meqė ėshtė obliguar ministri i AShT-sė, z. Agim Veliu, me anė tė njė shkrese se studentėt e transferuar do t’u nėnshtrohen tė njejtave norma dhe obligime ndaj Universitetit sikuse studentėt e tjerė tė UP-sė duke pėrfshirė edhe nivelin e pagesės pėr vit akademik. Po ashtu ministri, nė shkresė, ėshtė zotuar edhe pėr mbulimin e shpenzimeve shtesė tė studimeve qė kanė tė bėjnė me ēėshtje administrative”, thuhet nė komunikatėn e studentėve tė adresuar nė redaksinė tonė.
Ata vėjnė nė theks disa probleme tė cilat vazhdojnė ende t’i preokupojnė. “Problemi ende qėndron tek disa ēėshtje teknike pėr tė cilat ėshtė pėrgjegjės pėr t’i realizuar rektorati i Universitetit tė Prishtinės dhe Fakulteti i Mjekėsisė i kėtij Universiteti. Ka kaluar tashmė njė kohė e gjatė dhe ne ende nuk jemi pajisur me indeks tė UP-sė, ne nuk kemi tė drejtė pėt t’iu nėnshtruar provimeve, na kontesotehn provimet e lėndėve tė dhėna nė UT vetėm pėr teke personale dhe sė fundi ne nuk kemi njohuri se kur dhe si do tė filloi mėsimi i rregullt. Tashmė ka skaduar koha kur rektorati i UP-sė kishte paraparė, me anė tė njė plani pėr zbatim tė marrėveshjes pėr transfer, qė deri me njė qershor studentėve t’u rregulloheshin dosjet e qė nėnkuptonte paisjen me indeksa, e kjo e fundit do tė mundėsonte t’u nėnshtroheshim provimeve nė kėtė afat”, thuhet nė komunikatėn e studentėve.
Ata disa herė kishin adresuar kėrkesa nė Dekanatin e Fakultetit tė Mjekėsisė dhe nė Rektoratin e Universitetit tė Prishtinės ku kishin kėrkuar tė plotėsohen kėrkesat e tyre dhe tė njoftohen mė mėnyren e rrjedhės sė kėtij transferi. Studentėt kėtyre institucioneve u kishin parashtruar tre kėrkesa, prapa tė cilave qėndrojnė edhe sot:
1. Paisja e studentėve me indeks deri me datė 10.06.2005, e qė do tė mundėsonte t’u nėnshtroheshim provimeve pėr lėndet e pa dhėna nė UT dhe ato tė ndjekura nė UP, nė afatin e kėtij muaji (qershor),
2. Legjitimimi i tė gjitha notave tė dhėna nė UT,
3. Nė tetor tė kėtij viti, kur pritet qė tė fillojmė vitin e rregullt akademik, tė organizohet mėsimi nė inkorporim me kolegėt e Fakultetit tė Mjekėsisė.

“Pasi e analizuam tėrė kėtė gjendje tė krijuar, tė gjithė studentėt e transferuar, nė njė konsultim tė pėrbashkėt morėm vendim: Nė rast se kėrkesat tona nuk realizohen deri tė premtėn (10.06.2005), ne nuk na mbetet rrugė tjetėr pos tė fillojmė me GREVĖ tė pėrgjithshme, ditėn e hėnė (13.06.2005), nė njėrin nga kėto institucione: Dekanatin e Fakultetit tė Mjekėsisė apo Rektoratin e Universitetit tė Prishtinės. Gjatė gjithė kėsaj eksperience me aq probleme, ne e kemi kuptuar se institucionet i qasen njė ēėshtjeje atėherė kur ne dalim nė rrugė ose na imponohet hyrja nė grevė”,thuhet nė fund tė komunikatės.
Me kėtė komunikatė studentėt i kanė njoftuar: Ministrinė e Arsimit, Shkencės e Teknologjisė, Rektoratin e Universitetit tė Prishtinės, Dekanatin e Fakultetit tė Mjekėsisė dhe mediumet elektronike dhe ato tė shkruara.

Nga: Besnik KRASNIQI




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2014 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio