Studentet.info
Lajme : Nėse studenti nuk merr gjysmėn e lėndėve,atėherė e pėrsėrit atė.
Kyqur 11-07-2005 8:32:08 (1714 Lexime)

Ministria: Studentėt, stazh kur mbesin nė gjysmėn e lėndėve


Tiranė, 11 KORRIK- Do tė ketė studentė mbetės, studentė qė do ta pėrsėrisin vitin. Edhe pse shumė dekanė e rektorė shqiptarė kanė kėrkuar qė stazhi tė hiqet.
Ministria e Arsimit ka deklaruar pėr „Shekullin“ se mbetės do tė quhen tė gjithė studentėt qė nuk marrin gjysmat e krediteve (pikėve) tė njė viti akademik ose mbeten nė gjysmėn e lėndėve.
Njė vit akademik ka 60 kredite dhe ēdo kredit pėrbėhet nga 25 orė mėsimore. Por studentėve mbetės nuk do t‘u duhet tė pėrsėrisin thjesht vitin (ky ėshtė stazhi). Nėse marrin bursė, ata do t‘i humbin atė.



Ekziston njė vendim i qeverisė qė parashikon mospagimin e bursės sė studentit i cili mbetet nė gjysmėn e lėndėve ose ndryshe merr mė pak se gjysmėn e totalit tė krediteve tė planifikuara nė njė vit akademik“, - tha pėr „Shekullin“ drejtori i Drejtorisė sė Arsimit tė Lartė dhe Njehsimit tė Diplomave, Agim Muēaj.
***
Sipas tij, stazhi nuk mund tė hiqet krejtėsisht nga fakultetet shqiptare. Propozimeve dhe deklaratave mė tė fundit, bėrė nga disa dekanė apo edhe rektorė shqiptarė, sipas tė cilave, koncepti „student mbetės“ duhet tė hiqet, ministria u ėshtė pėrgjigjur se kjo nuk mund tė bėhet. „Nė bazė tė reformimit tė arsimit tė lartė, sipas parametrave tė Kartės sė Bolonjės, koncepti i studentit mbetės nuk mund tė hiqet“, - shtoi Muēaj.
Disa javė mė parė, dekani i Fakultetit Ekonomik nė Tiranė, Dhori Kule, tha se Kėshilli i Fakultetit kishte votuar pėr heqjen e stazhit. „I cili ėshtė njė vatėr korrupsioni nė shkollėn e lartė shqiptare“, - shtoi dekani. Shifrat e stazhistėve nė kėtė fakultet ishin vėrtet tė larta: 730 studentė sapo pėrfunduan sė pėrsėrituri vitin akademik.
Por ministria tha pėr gazetėn se „ndryshimet nė rregulloren e brendshme tė fakulteteve duhet tė ligjėrohen mė parė nga rektori i universitetit pėrkatės“.
Pro heqjes sė stazhit (pėrsėritjes sė vitit akademik nga studenti, kur ky ngel nė njė numėr tė caktuar provimesh) ėshtė shprehur publikisht edhe rektori i Universitetit Bujqėsor tė Tiranės, Velesin Peēuli, si dhe dekani i Fakultetit tė Historisė dhe tė Filologjisė nė Tiranė, Gjovalin Gruda. Kundėr ėshtė shprehur, po nė media, dekani i Fakultetit tė Shkencave tė Natyrės, nė Tiranė, Llukan Puka. „Nuk mė duket e arsyeshme qė njė student qė s‘ka marrė disa lėndė, tė lejohet tė kalojė nė vitin tjetėr“, - ka thėnė ai.
***
Stazhi ekziston, por mundėsia pėr tė pėrsėritur vitin akademik tani do tė jetė mė e vogėl. Kjo ėshtė e qartė: nuk duhen vetėm mbetja nė tri lėndė pėr tė humbur vitin dhe pėr ta filluar atė nga e para. Duke filluar qė nga ky tetor, me futjen e tė gjitha fakulteteve shqiptare nė Kartėn e Bolonjės, pėr tė ngelur nė stazh do tė duhen gjysmat e lėndėve.
„Ėshtė liberalizuar pėrsėritja e studimeve jo mė me tri lėndė, si mė parė, por me gjysmėn e lėndėve“, - tha Muēaj.
Kurse pėr studentėt e vitit tė parė, tė cilėt pėrfitojnė nga sistemi i Kartės sė Bolonjės, llogaritjet do tė bėhen me pikė (kredite). Nėse secili prej tyre nuk merr tė paktėn 30 kredite nga 60 tė tilla qė ka njė vit i tėrė akademik, ai futet nė stazh. Pra duhet tė pėrsėrisė tė gjithė vitin. Dhe tė humbasė bursėn, nėse merr njė tė tillė.


Tė rejat e Diplomės Universitare
Si janė ndarė kreditet, si mund tė merrni pikėt e duhura nė universitet

Diploma Universitare (DU), do tė jetė zakonisht 3-vjeēare. Studenti duhet tė fitojė 20-30 module, tė cilat vlerėsohen me 180 pikė kredite (pikė).
Ēdo vit akademik ka 60 kredite. Tre vjet kanė 180 kredite.
Ēdo kredit ka 25 orė mėsimore.
Njė vit akademik pėrbėhet nga 30 javė mėsimore, ku ēdo javė studenti do tė zhvillojė rreth 20-30 orė 60 minutėshe nė auditor. Modulin qe s’e ka fituar, si rregull, studenti ėshtė i detyruar ta pėrsėrisė vitin pasardhės.
Studenti vazhdon studimet me frekuentim tė detyruar dhe pjesėmarrja e aktivizimi i tij nė mėsim ka peshė nė vlerėsimin me notė tė modulit.
Lėshimi i Diplomės Universitare (DU) shoqėrohet me njė Diplomė Shtesė, nė tė cilėn shėnohen modulet me kreditet dhe notėn pėrkatėse tė studentit, si dhe sipas njė sistemi vlerėsimi, tė quajtur ECTS.
Nė Diplomėn Shtesė jepen tė dhėna pėr studentin, pėr numrin e krediteve tė formimit tė detyrueshėm bazė, tė krediteve tė detyrueshme tė specialitetit, tė krediteve tė lėndėve me zgjedhje, tė krediteve tė gjuhės sė huaj (p.sh. 6 kredite), si dhe tė aktiviteteve tė tjera formuese e tė provimit pėrfundimtar.

Nga:Elda SPAHO




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2014 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio