Studentet.info
Lajme : REGJISTRIMET NĖ DY UNIVERSITETE NGJARJE E JAVĖS
Kyqur 12-07-2005 4:09:58 (1569 Lexime)

Interesim i lakmueshėm

Tetovė, 12 KORRIK- Dy universitetet nė Tetovė, UEJL dhe USHT, kanė vazhduar nėn ritmin e ngjarjeve tė ndryshme, ndėrsa e veēanta e javės qė sapo lamė pas kanė qenė regjistrimet dhe interesimet e studentėve pėr tė marrė indeksin nė njėrin nga kėto dy institucionė tė larta arsimore. Studentėt nė numėr tė konsiderueshėm kanė konkurruar nė afatin e parė, duke provuar mundėsinė pėr tė marrė “vizėn” pėr tė studiuar nėpėr fakultete nėpėr tė cilėt ata janė orientuar. E veēanta e kėtyre dy universiteteve gjatė procesit tė regjistrimit ka qenė nė atė se nė Universitetin Shtetėror tė Tetovės, konkurruesit nuk i janė nėnshktruar provimit, gjė qė ka ndodhur nė UEJL.



Pėrderisa nė USHT janė dhėnė rezultatet zyrtare tė regjistrimit nė afatin e qershorit, nė UEJL pritet qė ato tė jepen sė shpejti. Tė premten u shpallėn rezultatet zyrtare tė afatit tė parė tė qershorit pėr pranimin e studentėve nė USHT.

Kryetarit i Komisionit Qendror, Ismail Ahmedi, gjatė njė konference shtypi javėn e kaluar tha se interesimi ka qenė mjaft i madh pėr t’u regjistruar nė kėtė institucion tė zyrtarizuar nga shteti. Ai u shpreh se nė kėtė afat kanė konkurruar 1408 kandidatė, ndėrsa janė pranuar 895 prej tyre. Ahmedi gjithashtu i bėri tė ditur shifrat e tė regjistruarve nėpėr tė gjitha fakultetet.

Nė USHT zbatohen tė gjitha normat e parapara ligjore

Komisioni Qendror dhe komisionet profesionale nė bashkėpunim me administratėn kanė qenė mjaft efikase dhe i kanė pėrfillur mė pėrpikmėri rregullat e konkursit. Konkursi i dytė dhe ai plotėsues do tė jenė nė shtator, ndėrkohė qė shėrbimi pėr informim i kėtij institucioni dhe autoritetet pėrgjegjėse do t’i informojnė me kohė studentėt pėr tė gjitha ēėshtjet. Studentėve tė do t’u mbetet qė tė pėrgatisin nė afatin e radhės tė gjitha dokumentacionet qė kėrkohen pėr regjistrim dhe kjo do t’u lehtėsojė punėn gjatė konkurrimit qė tė mos ketė probleme tė natyrave mė shumė teknike.
Nė USHT gjatė kėtij procesi tė regjistrimit ishin pėrgatitur mėnyra tė procedurimit tekniko-administrativ qė mbėshtetet nė dipsozitat pozitive tė ligjit pėr Arsimin e Lartė nė RM, ka thėnė sekretari i pėrgjithshėm, Bashkim Selmani. Sipas tij vetė akti madhor i akreditimit tė USHT-sė “ėshtė njė dėshmi se ne si universitet synimet tona tė kahmotshme i plotėsuam edhe nė rrafshin e legjislacionit me ēka i dėshmuam faktorit relevant tė brendshėm dhe atij tė jashtėm se nė USHT zbatohen tė gjitha normat e parapara ligjore pėr arsimin e lartė, normat dhe standardet qė burojnė nga Ligji pėr themelimin e USHT-sė si dhe theks tė veēantė pėr sigurimin e kushteve themelore administrative-teknologjike gjė qė janė dy shtyllat qė mundėsuan edhe vetė akreditimin pėr tė cilėn kemi lėnė mbresa tek Komisioni pėr Akreditim”.
Edhe nė UEJL ėshtė duke u zhvilluar faza e regjistrimit, rezultatet e tė cilit do tė shpallen brenda kėsaj jave. Studentėt e rinj do tė mund tė aplikojnė nė pesė fakultet e kėtij institucioni tė lartė arsimor nė Tetovė. UEJL pėr vitin e ri akademik ka nė dispozicion 1125 vende pėr studentė tė rinj, tė cilėt kanė shprehur dėshirė dhe interesim qė vijimin e studimeve ta bėjnė nė kėtė institucion, konfirmuan autoritetet. Nė Fakultetin e Drejtėsisė kėtė vit akademik do tė pranohen 150 studentė me mėsim nė gjuhėn shqipe, kurse me mėsim nė gjuhėn maqedonase 25, nė Fakultetin e Administratės sė Biznesit 200 studentė me mėsim nė gjuhėn shqipe dhe 50 me mėsim nė gjuhėn maqedonase, nė Fakultetin e Administratės Publike 100 studentė nė drejtimin e studimeve tė administratės publike dhe 50 studentė nė drejtimin e studimeve tė punės dhe politikė sociale me mėsim nė gjuhėn shqipe dhe 25 studentė me mėsim nė gjuhėn maqedonase. Nė Fakultetin e shkencave tė komunikimit dhe teknologjive do tė pranohen 120 studentė me mėsim nė gjuhėn shqipe, 40 studentė nė gjuhėn maqedonase. Nė atė Pedagogjik do tė pranohen 110 studentė nė katėr drejtime me mėsim nė gjuhėnm shqipe dhe 25 studentė nė gjuhėn maqedonase.

Vit pėrgatitor pėr studentėt konkurrues tė UEJL-sė

Nė UEJL pėr herė tė parė aplikohet viti pėrgatitor, ndėrkohė qė autoritetet e kėtij institucioni e kanė quajtur kėtė risi, duke pasur parasysh interesimin e madh tė atyre qė dėshirojnė tė vijojnė studimet nė kėtė universitet. Strukturat udhėheqėse tė kėtij institucioni tė lartė arsimor kanė vendosur qė t’u japin edhe njė mundėsi atyre qė nuk do tė pranohen nė vitin akademik 2005/2006. Adelina Marku, pėrgjegjėse pėr informim dhe ligjėruese nė kėtė universitet ka thėnė pėr “Fakti”-n se “viti pėrgatitor do tė aplikohet pėr herė tė parė nė UEJL dhe ka pėr qėllim qė studentėve aplikantė tė cilėt nuk do tė pranohen t’u japė edhe njė mundėsi qė tė pajisen me njohuri akademike”. Viti pėrgatitor do tė zgjasė nėntė muaj dhe studentėt tė cilėt do tė ndjekin kėtė vit pėrgatitor pastaj nė afatin tjetėr pranues do tė mund tė konkurrojnė, thonė autoritetet e UEJL-sė.
“Interesimi i lartė i studentėve pėr tė vazhduar studimet nė UEJL ka bėrė qė stafi udhėheqės tė aplikojė kėtė metodė tė re, duke angazhuar edhe profesorėt nė kėtė program tė ri”, ka thėnė z. Marku. Afati i paraqitjes pėr kėtė program do tė shpallet pas komunikimt tė rezultateve nga provimet pranuese.
Nė UEJL gjatė javės sė kaluar, konkretisht tė enjten ka pėrfunduar afati i aplikimeve nė programin Punė-Studim. Me kėtė rast gjithė studentėt kanė patur tė drejtė pėr aplikim nė kėtė program, i cili u jep mundėsi atyre qė nėpėrmjet aplikimit pėr punė tė paguajnė shkollimin nė UEJL. Afati i aplikimit tė studentėve ka qenė i hapur prej 1 qershor. Studentėt kishin aplikuar pėr punė nė 15 departamente tė UEJL. Nė kėtė program do tė pranohen 120 deri 130 studentė sipas kushteve dhe kritereve tė vendosura nga Universiteti. Kriteret e vendosura janė: Studentėt duhet tė paraqesin gjendjen e tyre financiare (nevojėn pėr ndihmė financiare), kriteri meritor, afėsitė pėr punė ku studenti do tė punojė. Lista e aplikantėve tė pranuar nė programin Punė – studim do tė dalė me 01.10 2005. Shefi i zyrės pėr nismė financiare, Abas Selmani pėr FAKTI-n tha: “Numri i atyre qė kanė aplikuar ėshtė diku mbi 420 dhe ata konkurrojnė nė 15 departamente tė Universitetit dhe, sipas tij, formularėt i kanė plotėsuar aplikantėt e rinjė. Studentėt do tė aplikojnė pėr punė nė kėto departamente: Qendra e gjuhėve, Qendra pėr kopjim, Qendra Intra Web, IT Pėrkrahje, Bibliotekė , Mirėmbajte (Higjienė dhe gjelbėrim),Operator telefonik, Teknikė, Asistencė administrative, IT Demostrativ, Sigurim. Pranė Zyrės pėr pėrkrahje financiare ndodhej njė numėr jashtėzakonisht i madh i studentėve, tė cilėt shpresojnė se do tė jenė nė mesin e atyre qė do tė pranohen dhe do tė punojnė nė njėrin nga departamentet e UEJL ku pėr vitin akademik 2005/2006 shkollimin e kanė tė paguar nga Universiteti.

Nga:Urim SALIHU




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2014 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio