Studentet.info
Lajme : Sa shpenzojnė studentėt e UT-sė pėr njė vit akademik?
Kyqur 27-11-2004 12:58:46 (2589 Lexime)


Sa shpenzojnė studentėt e UT-sė pėr njė vit akademik?

Rreth kėsaj biseduam me disa prej studentėve, pėr tė parė se sa para i duhen njė studenti nė Universitetin e Tetovės pėr tė kryer studimet

Studentja e Stomatologjisė Sevdije Hasani vjen nga Ferizaji dhe vetėm pėr rrugėn Ferizaj-Tetovė pėr njė vit akademik asaj i duhen 160 euro. Nuk janė shumė, pasi aq kam dėgjuar se shpenzojnė pėrafėrsisht edhe studentėt nga Tetova pėr taksi dhe shėrbime tė tjera tė rrugės, thotė ajo. Ajo ėshtė e kėnaqur me shėrbimin qė ka nė banesėn ku banon si studente, pasi paguan 150 euro nė muaj pėr njė krevat nė dhomėn qė e ndan me njė kolege, por dhe pėr ushqimin, ujin dhe rrymėn. "Mendoj se nuk ėshtė shumė, pasi ne ēdo gjė atje e kemi gati dhe nė kohė", thotė ajo. Pėr ēdo ditė harxhime tė nevojshme kam edhe nga 5 euro, tregon ajo, pėr kafe, ndonjė gazetė dhe ēikėrrima tė obligueshme tė ditės. Nė UT, tregon ajo, paguan edhe 500 euro participim, tė cilat, thotė ajo, i kemi tė obligueshme tė gjithė ne qė kalojmė mbi kuotėn 5 % tė numrit tė studentėve nga jashtė. Njė semestėr nė fakultetin ku studioj unė, thotė ajo, deri tash kam paguar 325 euro, pėr njė vit akademik 650 euro

Por, prej nėntorit, thotė ajo, duhet tė paguajmė nga 850 euro pėr njė vit. Kemi edhe shpenzime tė provimeve, thotė ajo, dhe ato sillen diku te 1800 den. nė vit. Kemi edhe harxhimet mė tė domosdoshme, ato tė literaturės sė nevojshme pėr studime dhe ato sillen diku deri 150 euro. Por, tė gjitha kėto pėr studenten e Stomatologjisė nuk janė shumė nėse ajo do tė kryejė studimet nė kėtė profesion tė cilin, thotė, e do shumė.

Studentja qė vjen nga Tirana, Mirlinda Berisha, nė Tetovė ėshtė qe dy vjet. Kėtu ajo thotė se kalon shumė mirė, por ka shumė shpenzime qė janė tė obligueshme dhe po e rėndojnė shumė jetėn studentore. Ajo tregon se pėr njė vit i duhen vajtje-ardhje Tiranė-Tetovė 125 euro, pasi, thotė, shkoj ēdo tre muaj, ka raste edhe kur rri kėtu 5 muaj. Banesėn, thotė ajo, e paguaj 60 euro pa rrymėn dhe ujin. Obligimet ndaj Universitetit kėtė viti i kam 850 euro dhe 1200 den. pėr provimet. Ajo thotė qė mė shumė nga tė gjitha shpenzimet tjera janė shpenzimet e literaturės sė nevojshme, diku rreth 400-500 euro. Kėtė vit mendoj tė bėj, thotė ajo, transfer nė Tiranė pasi atje kam shumė mė pak shpenzime.Kėtu nė Tetovė, thotė ajo, nuk mund tė kaloj nėn 170 euro nė muaj vetėm me ushqimin.

Murtezan Zymberi, student i Juridikut, ėshtė nga Sllupēani i Kumanovės dhe pėr njė muaj thotė se i duhen 1600 denarė pėr rrugėn Sllupēan-Tetovė. Banoj nė njė banesė ku kemi kushte tė mira, edhe pse ėshtė pa nxemje qendrore, me tre kolegė dhe paguaj nė muaj 70-80 euro me rrymėn dhe ujin. Deri vitin e kaluar kemi pasur mė pak obligime ndaj UT-sė, po kėtė vit ėshtė rritur shumė, pasi kemi paralajmėrime se duhet tė paguajmė 400 euro pėr njė vit akademik, njėkohėsisht edhe 200 denarė pėr njė provim dhe kjo e rrit koston e jetės sonė. Unė personalisht duhet tė kem, sqaron ai, pėr ēdo ditė nga 5 euro pėr ushqim, kafe dhe cigare, por ndodh qė tė harxhoj edhe mė shumė. Literatura mungon dhe ne jemi tė detyruar qė tė blejmė fotokopje qė nuk janė praktike dhe kualitative, thotė ai, edhe pse kushtojnė mė pak nga librat origjinalė, por sėrish nė vit mė duhen 30 euro. Kemi edhe shpenzime tė tjera tė obligueshme dhe mendoj se tė gjitha kėto janė shumė pėr njė student nė njė shtet me njė standard kaq tė ulėt tė jetesės.

Studenti Valon Jusufi nga Presheva ėshtė qe dy vjet nė Tetovė dhe studion Stomatologji. Ai pėr ēdo muaj thotė qė harxhon nga fondi i familjes vetėm pėr rrugė 10 euro, dhe pėr njė vit i duhen diku 120 euro. Ai banon nė Tetovė nė njė dhomė njėkrevatėshe bashkė me njė koleg, thotė ai, ku e paguajnė diku 50 euro. Rrymėn dhe ujin ata e paguajnė 20 euro, por sidoqoftė, thotė Valoni, kushtet i kemi tė mira aty dhe mirė kalojmė dhe kjo ėshtė mė me rėndėsi pėr te. Unė, thotė studenti nga Presheva, nuk paguaj participim, por kam obligim ndaj Universitetit tė paguaj 850 euro nė vit duke filluar nga 2003/04. Ēdo vit mė duhen nga 1.100 denarė pėr pagesėn e provimeve, pasi tė gjithė i kam kaluar me sukses, thotė ai. Pėr literaturėn e obligueshme atij nė vit i duhen diku 300-400 euro vetėm pėr libra. Mirėpo edhe pse nė UT ai ka kushte tė mira pėr studim, vitin e ardhshėm ai mendon tė bėjė transfer nė Prishtinė, pasi atje ka shtėpi dhe shpenzime mė tė vogla. Shpenzimet e ushqimit rrotullohen diku afėr 130 euro pėr ēdo muaj, pėrfundon studenti nga Presheva.

Studentet Gresa Shkodra dhe Fitore Gėrguri vijnė nga Prishtina dhe sė bashku studiojnė nė Fakultetin e Farmacisė nė Universitetin e Tetovės. Gjithashtu ato banojnė sė bashku nė njė dhomė, kėtu nė Tetovė, por vetėm dhomėn qė e ndajnė me njė kolege tė tretė. Ata thonė qė 'edhe me provimet jemi barabar'. Ato shkojnė ēdo dy javė nė Prishtinė dhe pėr vajtje-ardhje u duhen nga 11 euro. Pėr njė vit atyre u duhen diku 250 euro. Vitet e kaluara, sqarojnė ato, "e kemi paguar shumė banesėn dhe kemi pasur shumė kushte tė vėshtira dhe pronarėt e banesės janė sjellė shumė keq me ne", thonė ata. Nė fillim jemi marrė vesh qė tė jemi gjithsej 5 vajza dhe menjėherė pas njė muaji na sollėn edhe tri tė tjera dhe nė njė banesė garsoniere ne u grumbulluam 8 vajza. Kishim vetėm njė banjo dhe njė gjysmė kuzhinė. Aty u bėnė 4 pronarė dhe tė gjithė vinin tė na i kėrkojnė paratė ende pa mbaruar muaji, thonė ato. Edhe nė banesėn tjetėr, tregojnė, se nuk kanė pasur kushte tė mira, edhe pse paguanim nga 70 euro pėr krevatin, ujin dhe rrymėn.

"Momentalisht jemi nė njė banesė, ku pagujmė nga 60 euro, pa rrymėn dhe ujin, por kemi kushte tė mira tash pėr tash, po do tė shohim nė vazhdim", thonė Gresa dhe Fitorja. Sė bashku tė dyjat nė muaj harxhojnė nga 50 euro, por ka raste tė veēanta kur kjo shumė rritet. Deri tash, tregojnė ato, njė semestėr e kanė paguar nga 325 euro, por tash e tutje do tė duhen edhe nga 425 euro pėr semestėr. "Kemi nga 14 provime dhe mė sė paku nė 4 provime duhet tė hyjmė nga tri herė qė ta marrim atė dhe kjo i rrit harxhimet tona diku deri nė 40 euro pėr secilėn", thonė dy studentet nga Prishtina. Mesatarisht pėr gardarobė dhe kozmetikė pėr njė vit ata harxhojnė 300 deri 400 euro

Nga: Halit Ajdini




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2014 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio