Studentet.info
Lajme : Universitetet e reja do tė pranojnė sivjet nė auditore 800 studentė
Kyqur 04-08-2005 2:31:13 (1211 Lexime)


Nano miraton hapjen e tre universiteteve publike

Tiranė, 4 GUSHT- Arsimit tė lartė publik i janė shtuar dje me njė vendim tė Kėshillit tė Ministrave, edhe tre universitete tė reja. Vendimi i ri parashikon tre universitete nė Durrės, Fier dhe Berat, tė cilėt pritet qė shumė shpejt tė garantojnė ngritjen e stafeve akademike dhe pranimet e reja. Hapja e universiteteve tė reja nė kėto tri qytete vjen pėr shkak se prurjet qė kanė kėto rrethe me tė rinj qė duan tė ndjekin universitetet, vit pas viti kanė qenė nė rritje. Pėr tė tre universitetet e reja janė parashikuar 800 kuota pranimi, ku 400 i pėrkasin Universitetit tė Durrėsit, 200 kuota Universitetit tė Fierit dhe 200 Universitetit tė Beratit. Sipas ligjit pėr pranimet nė shkollat e larta, pritet qė tė gjithė kandidatėt do t’i nėnshtrohen konkursit me anė tė testit. Por nuk dihet ende nėse njė vendim i ardhshėm i qeverisė do tė mundėsojė liberalizimin e plotė nė universitete, qė si rrjedhojė do t’i hapė rrugė pranimeve pa konkurs edhe nė 3 universitetet e reja tė sapomiratuara nga qeveria.


Sipas qeverisė, hapja e tre universiteteve bėhet pėr tė krijuar mundėsi dhe hapėsira tė reja zhvillimi dinamik tė arsimit tė lartė nė vend mbi bazėn e standardeve evropiane. Siē vihet re nė tė tre universitetet shumica e degėve i pėrkasin sistemit trevjeēar dhe atij pesėvjeēar, gjė e cila konfirmon se kėto degė janė tė orientuara drejt sistemit tė Bolonjės, i cili sivjet do tė ketė njė shtrirje mė tė plotė nė tė gjitha universitetet e vendit. Po dje Nano ka dhėnė viston pėr hapjen Institutit Arsimor jopublik parauniversitar, shkollė 9-vjeēare, cikėl i lartė, “Memorial International School”, qė do ta zhvillojė mėsimin nė gjuhėn shqipe dhe angleze.
Shkolla do ta kryejė veprimtarinė nė Tiranėn, nė mbėshtetje me ligjin pėr arsimin parauniversitar.
Universitetet dhe degėt
Hapja e tre universiteteve te reja, sipas specialistėve tė Ministrisė sė Arsimit dhe Shkencės, justifikohet me kėrkesat qė kėto tri zona kanė bėrė pėr specialistė tė fushave pėrkatėse, duke iu pėrgjigjur nė kėtė mėnyrė edhe kėrkesave tė tregut tė punės. Propozimi i MASH-it ėshtė miratuar nga kryeministri, i cili ka firmosur hapjen e universitete publike. Universiteti publik i Fierit pėrbėhet nga dy fakultete; ai i Edukimit dhe Shkencave tė Aplikuara. Nė kėto dy fakultete do tė diplomohen tė rinjtė qė pėrfundojnė studimet e larta pėr Fakultetin e Edukimit, pėrkatėsisht nė degėt e ciklit tė ulėt parashkollor, ciklit tė ulėt dhe punonjės socialė, tė tri degėt nė sistemin trevjeēar. Ndėrkohė qė Fakulteti i Shkencave tė Aplikuara do tė ketė katėr degė; inxhinieri agronomike, prodhim blegtoral, infermieri nė sistemin trevjeēar si dhe inxhinieri nafte me sistemin pesėvjeēar. Sipas vendimit tė Kėshillit tė Ministrave, edhe Universiteti i Beratit do tė ketė dy fakultete, Fakultetin e Edukimit dhe Fakultetin e Shkencave tė Aplikuara. I pari do tė ketė dy degė tė sistemit trevjeēar; Ciklin e ulėt, parashkollor dhe ciklin e ulėt, ndėrsa i dyti do tė pėrbėhet nga tri degė; Administrim publik, menaxhim-turizėm dhe infermieri qė tė treja nė sistemin akademik trevjeēar. Edhe pėr Universitetin e Durrėsit kryeministri ka firmosur hapjen e dy fakulteteve, ku ai i Edukimit orientohet drejt katėr degėve; Ciklit tė ulėt, parashkollor, ciklit tė ulėt, gjuhėve tė huaja dhe shkenca sociale, edhe kėto nė sistemin trevjecar. Ndėrkohė qė dy degėt e reja tė Fakultetit tė Shkencave tė Aplikuara janė orientuar drejt kėrkesave tė tregut tė punės, qė zona bregdetare ka nevojė, pėrkatėsisht me degėt e inxhinierisė navale, sistemi pesėvjeēar dhe menaxhim-turizėm, trevjeēar. Pritet qė brenda njė kohe tė shkurtėr nė tė tre universitetet e reja tė fillojė puna pėr pėrzgjedhjen e stafit dhe mjediseve akademike, ndėrkohė qė programet do tė jenė tė pėrcaktuara nga Ministria e Arsimit dhe e Shkencės. Hapja e tre universiteteve do tė ndihmojė dukshėm nė uljen e shkallės sė pėrqendrimit tė studentėve nė universitetin e Tiranės, ku edhe gara ēdo vit ka qenė mė e fortė.



MASH-i, shpall garėn pėr rektorėt e universiteteve tė reja

Menjėherė pas miratimit tė vendimit tė Kėshillit tė Ministrave pėr hapjen e tre universiteteve tė reja publike nė Durrės, Berat e Fier, Ministria e Arsimit dhe e Shkencės ka shpallur konkursin pėr rektor nė tre universitetet e mėsipėrme. Sipas njoftimit zyrtar, kandidatėt duhet tė kenė pėrfunduar arsimin e lartė, tė kenė tituj dhe grada shkencore, si dhe tė kenė pėrvojė pune jo mė pak se pesė vjet nė arsimin e lartė apo nė institucione kėrkimore shkencore. Kusht pėr tė kandiduar pėr postin e kreut tė universiteteve tė reja ėshtė zotėrimi i njė gjuhė tė huaj tė vendeve tė BE-sė, tė dokumentuar me dėshminė pėrkatėse, ku mė e preferuara mbetet gjuha angleze. Sipas MASH-it, tė interesuarit do tė dorėzojnė ‘curriculum vitae’ dhe njė kėrkesė me shkrim pėr aplikim, fotokopjen e diplomės dhe listėn e notave. Dokumentacioni do tė dorėzohet nė protokollin e MASH-it deri nė datėn
10.08.2005.



Kuotat e pranimit, sipas universiteteve:

Universiteti i Durrėsit 400
Universiteti i Fierit 200
Universiteti i Beratit 200

Nga:Olsi Kolami




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2014 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio