Studentet.info
Opinione : KOMENT
Kyqur 18-08-2005 2:12:43 (1501 Lexime)

Universiteti –per Beratin domosdoshmeri jetike

Me dilemen per te marre pjese apo jo ne debatin qe po zhvillohet ne lidhje me vendimin e qeverise ,ne ikje,per krijimin e tre Universiteteve te reja e me tej per liberalizimin e arsimit te larte ,ai qe me ngacmoi ishte nje artikull tek gazeta “Shekulli “ ku shprehimisht thuhej: “Mjere kush do te ulet ne bankat e Universitetit te Beratit!“ I shkruar nga nje autor me edukim perendimor ,te cilin e kam ndjekur me respekt dhe kenaqesi ne sensibilizimin e qytetareve per te votuar si nje e drejte dhe detyre e cdo qytetari ne demokraci ,u kujtova se mund te votoja por kete radhe duke shkruar disa rrjeshta.


E kujt ishte ideja?
Kjo pyetje te kujton historine e dy fshtareve nga dy fise fqinje qe duke ndjekur dhelpren qe u demtonte pulat u zune per bishtin e saj e lagu apo se lagu kur kaloi perroin e fshatit.Kjo zenie vazhdoi me grindje ne fiset perkatese ,madje ka zera qe vazhdon edhe sot ndersa dhelpra ben punen e vet.Pavaresisht se ne ikje vendimi i qeverise per krijimin e e tre Universiteteve te reja e sidomos atij te Beratit eshte teper pozitv,madje duhej te ishte marre 2-3 vjet perpara.Padyshim Qeveria qe po vjen ka shansin qe kete vendim ne dukje me kosto ,ta ktheje ne nje proces teper pozitiv pse jo dhe me perfitim elektoral.Te dhenat stastikore dhe kushtet qe ofrojne Bashkite perkatese flasin teper pozitivisht pro hapjes te tyre, madje do te ndjenim kenaqesine kur ne nje te ardhme vendime te njejta do te merren dhe per Veriun e Shqiperise.
A e demtojne cilesine e Universiteteve te sotme (arritur me aq mund) universitetet e reja ?
Ne shumicen e shkrimeve per arsimin e larte ,per kete pyetje ,me te drejte ka qendrime dyshuese,por fatkeqsisht jo rralle here ato kalojne ne nihilizem .Pavaresisht nga argumenta teper intelektual te cilat nuk mungojne ,si pro dhe kunder,ajo qe bie ne sy eshte varferia ,nenvleftesimi i te dhenave statistikore dhe indikatoreve mates te kesaj cilisie si element kryesor i ketij debati.P.sh. deri me sot asnje maturant qe pretendon te studioje ne univesitetet tona ,nuk ka dijeni per raportet cilesore te universiteteve tona me homologet e tyre jashte vendit ,gje qe do te sherbente per nje perzgjedhje te fakultetit te deshiruar.Te vetme statistika i has ne nje shkrim ku ironizohen Univesitetet e reja si Universitete te tipit te furnaltave kineze te viteve 60’ por dhe ketu megjithese gjen te dhena te bollshme per celikun kinez nuk gjen asnje te dhene per indikatoret e cilesise universitare.Ne nje kohe qe pranohet nga te gjithe ,si e dhene serioze qe kemi perqindjen me te ulet te popullsise ne Europe qe studion ne shkollat e larta ,rreth 1,6 % madje kerkohet qe ky raport duhet permbysur ,me nje ftohtesi prej killeri keta quhen “Univerversitete”.Eshte teper e qarte duke u bazuar ne kuotat e pranimit te ketij viti ,ku keto unirversitete zene 2% deri ne 3% te totalit ,apo ai i Beratit 0,75% ,qe ndikimi i ketyre Universiteteve ne cilesine e arsimit te larte ,edhe sikur te vertetoheshin tezat e nihilisteve eshte i paperfillshem .
Te Nderuar Rektore te Universiteteve ! Emra te nderuar pedagogesh te Fakultetit te Inxhinjerise Mekanike dhe Elektrike si :Zyhdi Caslli,Margarita Qirko,Mimoza Cukalla,Ruzhdi Karapici Agim Mucaj e shume te tjere te cileve u kerkoj ndjese per mospermendjen emrave ,ne lendet e te cileve “djersiteshim“ jo pak gjate vitit ,madje dhe “ullinjte e Beratit nuk benin pune“ , me bene te mendoje se se pari cilesesia e universiteteve ndodhet ne doren tuaj dhe te stafeve qe ju keni .
Perse per Beratin Universiteti eshte domosdoshmeri jetike ?
Eshte detyre e cdo qeverie te inkurajoje ,orientoje me largepamesi dhe te ndihmoje me investime rajone te caktuara te vendit.Deri me sot Berati dhe Qarku ne teresine e tij ka perfituara shume pak nga politikat e qeverise qendrore,mjafton te kujtojme qe ne keto vite ne akset rrugore qe e lidhin ate me korridoret kryesore eshte shpenzuar shume pak dhe vetem per nje mirembajtje modeste te tyre,nderkohe qe ne strategjite afatmesme nuk shihet drite jeshile per akse te reja tashme te identifikuara pozitivisht si akse te mundshme te zhvillimit te rajonit.
Megjithese Berati eshte i vetmi qytet ne Shqiperi me vazhdimesi te padiskutueshme ,ku historine e Shqiperise mund ta gjurmosh nga Iliret e deri me sot , nje “miniere ari” per historianet dhe studiuesit, me nje tradite dhe histori te padiskutueshme ne fushen e arsimit (mjafton te kujtojme Kodiket e famshem te Beratit ) ,nje pozicion gjeografik teper te pershtatshem jo vetem per nje Unirversitet por per nje qender te tere Universitare,”larg dhe afer metropolit”,me nje popullsi, ku karakteristika kryesore eshte mikepritja ,qe si e tille eshte nje trajnim natyral i cdo lloj sherbimi qe kerkojne ambjentet universitare, madje shume suvenire, edhe te qeveritareve tane, mbajne vulen e Beratit, perseri ne menyre te pakuptimte dhe teper naiv vazhdon te konsiderohet si rajon inferior i tipit “xhep”.
Pare ne kete kend veshtrim, funksionimi i Universitetit ,mbeshtetja e tij fuqimisht do te krijonte ate reaktor te nevojshem i cili do te jepte ndikim shume te shpejte ne jeten sociale ,shoqerore dhe ekonomike , me nje minimum investimesh publike.
Nga te dhenat qe disponojme , numri i maturanteve qe perfundojne arsimin e mesem te pergjithshem , profesional dhe me korrspondence ne Qarkun e Beratit per vitin shkollor 2004-2005 eshte 6 117, me nje kalueshmeri 75%dhe note mesatare 6,1.Ne te njejten kohe tendenca per te studiuar ne arsimin e larte eshte shperthyese. Vetem ne Universitetet e Vlores ,Elbasanit dhe Gjirokastres studiojne 1294 studente nga Qarku i Beratit ,ku vitet e para dhe te dyta te tyre zene 73 % te numrit te lartepermendur ,kurse viti i pare 42 %.Deget me te preferuara jane Histori-Gjeografi 15%,Gjuhe –Letersi 16%,Cikli i Ulet dhe Parashkollor 16% ,Infermieri 7%.Keto shifra te bindin per nje fillim te suksesshem te Universitetit te Beratit.
Nderkohe ambjentet e ofruara nga Drejtoria Rajonale e Arsimit Berat per Vitin Akademik 2005-206 jane teper te pershtatshme dhe per me teper po perfundon rikonstruksioni i konviktit te shkolles industriale i cili ka qene jashte funksionit prej shume vitesh.Ne nje te ardhme te afert prane qendres se Beratit ,ne pozicione luksi per nje universitet ,me investime modeste ,godina shteterore aktualisht gjysem –funksionale, mund te kthehen ne auditoret e ardhshem te Univesrsitetit.
Duke pranuar se stafi akademik perben realisht piken me te dobet te ketij vendimi kujtojme se tradita dhe eksperienca e arsimit pedagogjik ku CV-te ekzistuese duken konkuruese ,nje brez i ri ambicioz ne pritje te paraqitjes se dokumentave eshte ne numer jo te vogel, si dhe prurjet cilesore nga kryeqyteti ,te bindin se ky problem eshte i zgjithshem. Si moment teper historik per Beratin dhe Qarkun ne teresi ne hapat e para te tij Universiteti i Beratit ka nevoje te mbeshtet nga mendjet e te mencureve dhe dashamireseve te cilet se bashku me deputetet tashme te mandatuar kane mundesi qe kete foshnje te sapo lindur premature ta mbrojne dhe t’i garantojne nje jete te shendetshme.Duke vleresuar rolin e individit lus Zotin qe Rektori i ri i Universitetit te Beratit te kete seder ,”inat” dhe “miq ne qeverine e re” jo vetem per ta inaguruar kete Universitet po per ta kthyer ne nje auditor teper konkurrues pas disa vitesh.
\
*Autori ėshtė N/Kryetari Bashkisė Berat


Faqe printuese Dergo kete lajm shokut Ktheje nė PDF kėtė artikull


Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2014 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio