Studentet.info
Lajme : Fakultetet deklarojnė se do tė negociojnė pėr mundėsinė e pėrballimit tė kuotave
Kyqur 18-08-2005 2:18:18 (1482 Lexime)

Politekniku, nesėr nis diskutimi mbi pranimin ose jo tė kuotave

Tiranė, 18 GUSHT- Tė premten e parafundit tė gushtit, Universitetit Politeknik do tė diskutojė pėr menaxhimin e kuotave tė miratuara nga qeveria. Rektori i kėtij universiteti, Pėrparim Hoxha, pas njė konsulte qė ka pasur dje me krerėt e fakulteteve, ka vendosur qė senati i universitetit tė vendosė pėrfundimisht pėr mundėsitė ose jo tė pranimit tė kuotave qeveritare. Po kėtė fundjavė pritet qė Universiteti i Tiranės tė diskutojė rreth sė njėjtės temė, pėr tė gjykuar nėse fakultetet janė nė gjendje tė pėrballojmė numrit e propozuar tė kuotave, i cili ėshtė disa herė mė i madh, krahasuar me propozimin. “Takimi i nesėrm i Senatit tė universitetit do tė fokusohet te kapacitetet fizike dhe akademike qė kanė dekanatet pėr tė pritur fluksin e propozuar.


Nėse deri tani ėshtė pėrfolur pėr pamundėsi, vetė dekanatet do tė deklarojnė cilat janė kushtet qė ofrojnė pėr tė nisur njė vit akademik, duke iu pėrmbajtur standardeve”, - tha rektori i Universitetit Politeknik tė Tiranės, Pėrparim Hoxha. Senatet e universiteteve do tė dalin nė njė pėrfundim, i cili ka do t’i propozohet MASH-it dhe qeverisė, pėr gjetjen e njė rrugėzgjidhjeje. Ēka mund tė ndodhė, ėshtė dhe refuzimi i kuotave tė qeverisė, qė nuk ėshtė bazuar te propozimet e dekanėve. “Nėse nuk do tė arrijmė njė zgjidhje me qeverinė aktuale, do tė negociojmė edhe me qeverinė e re, pas diskutimeve qė do tė bėjmė me kėshillin e fakultetit, pasi e di qė shumė prej tyre do tė irritohen pėr vendimin e trefishimit tė kuotave”, - pohon dekani i Shkencave tė Natyrės, Llukan Puka.
Fakultetet
Shumėkush prej dekanėve kurrsesi nuk do tė vinte nė dyshim vendimin e qeverisė, por e vetmja gjė qė u ka mbetur, ėshtė diskutimi. Nė njė intervistė pėr “Shekullin”, dekani i Fakultetit Histori-Filologji, Gjovalin Gruda, tha: “Jemi nėpunės tė shtetit dhe duhet t’i bindemi vendimeve, qofshin edhe ato vėshtirėsisht tė realizueshme. Nėse na kėrkohet qė tė pranojmė mbi kapacitetin, nuk kemi rrugė tjetėr, do t’i bindemi vendimit”. Diskutimet nė rrafsh fakultetesh deri tani janė fokusuar te mundėsia fizike dhe ajo akademike e pritjes sė studentėve, edhe pse shumė deklarojnė se aktualisht nuk ka njė vendim zyrtar tė Kėshillit tė Ministrave, nė lidhje me kuotat e pranimit. “Ēfarėdo lloj vendimi qė tė na vijė nga qeveria, edhe pse deri tani nuk kemi ansjė informacion zyrtar, do ta zbatojmė, duke shfrytėzuar edhe dyfishin e kapaciteteve”, - vijon dekani i Shkencave. Sipas kėtij tė fundit, do tė bėhet njė vlerėsim i kapaciteteve aktuale, me qėllim qė tė kėrkohen kushte pėr tė pėrballuar numrin e studentėve, duke mos ulur cilėsinė. “Zyrtarisht, nė Fakultetin e Shkencave Sociale nuk na ka ardhur asnjė vendim pėr rritjen e kuotave tė pranimit. Informacionet i kemi marrė vetėm nė media, tė cilat duke iu referuar vendimit tė qeverisė, pėrcaktojnė 250 kuota pėr ēdo degė nė fakultetin tonė. Nėse kjo shifėr ėshtė e vėrtetė, nuk ia dalim dot, qoftė edhe nėse punojmė me 3 turne”, - ka deklaruar dje nė media zėvendėsdekani Aleksandėr Koēani.

Rekord regjistrimet tek Ekonomiku dhe Shkencat Sociale

Regjistrimet nė Universitetin e Tiranės kanė arritur kulmin. Ndėrsa kanė mbetur edhe 10 ditė pėr tė mbyllur procesin e regjistrimeve, Fakulteti i Shkencave Sociale dhe ai Ekonomik kanė arritur pikun. Mbi 3 mijė kandidatė i kanė thėnė “Po” pjesėmarrjes nė konkursin e pranimit nė Ekonomik dhe po kaq nė atė tė Shkencave Sociale. Pavarėsisht rritjes sė kuotave nė degėt e kėtij profili nė universitetet e rretheve, shumica e tė rinjve preferojnė diplomat e Universitetit tė Tiranės, edhe pėr faktin se stafi akademik ėshtė mė i kualifikuari. Statistikat zyrtare tė Rektoratit tė UT-sė, konfirmojnė se njė fluks i madh regjistrimesh janė shėnuar edhe nė Fakultetin e Drejtėsisė, Histori-Filologjisė, si dhe Shkencave tė Natyrės. Pritet qė gjatė ditėve nė vijim numri tė vijė duke u rritur, pas zbardhjes sė vendimit tė qeverisė pėr rritjen e kuotave tė pranimit. Rritja e numrit tė madh tė tė regjistruarve nė fakultetet e kryeqytetit, sipas dekanėve, ėshtė njė shenjė pozitive, e cila tregon kėrkesat reale tė tė rinjve pėr tė studiuar, pavarėsisht shpėrndarjes jo tė drejtė tė kuotave.

1. FAKULTETI I DREJTĖSISĖ 2 500
2. FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE 3 000
3. FAKULTETI I MJEKĖSISĖ 1 703
4. FAKULTETI I SHKENCAVE NATYRORE 2 255
5. FAKULTETI I HISTORISĖ DHE FILOLOGJISĖ 2 459
6. FAKULTETI I GJUHĖVE TĖ HUAJA 1 156
7. FAKULTETI I EKONOMISĖ 3 007
8. FAKULTETI I INFERMIERISĖ 875

Nga:Olsi Kolami




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2014 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio