Studentet.info
Lajme : Rektori Hoxha: “Do tė bėjmė konkurs pėr tė ruajtur cilėsinė nė universitet”
Kyqur 20-08-2005 4:08:17 (1321 Lexime)

Politekniku, pranimet vetėm me prag minimal pikėsh

Tiranė, 20 GUSHT- Universiteti Politeknik do tė zhvillojė konkurse edhe nėse nuk plotėsohen kuotat e miratuara nga qeveria. Mbledhja e djeshme e dekanėve ka zyrtarizuar tashmė se tė gjithė kandidatėt pėr studentė duhet t’i nėnshtrohen konkursit. Pėrpos udhėzimit tė Ministrisė sė Arsimit, i cili pėrcakton se nė rast kur nuk plotėsohen kuotat e miratuara hyrja e tė rinjve nė universitete do tė jetė e lirė, rektori i Politeknikut, Pėrparim Hoxha, konfirmon tė kundėrtėn. Sipas tij, nuk ka gjasa qė hyrja nė auditoret tė bėhet pa njė prag minimal pikėsh. Ky do tė jetė njė tjetėr kusht mjaft i rėndėsishėm, i cili, sipas Hoxhės, do tė garantojė cilėsinė e tė vetmit universitetit tė kėtij lloji nė vend



“Ky vendim qė po marrim, nuk duhet konsideruar si njė pėrplasje me komunitetin. Jemi tė hapur pėr tė pritur sa mė shumė tė rinj nė universitete, por, nė radhė tė parė, duhen plotėsuar disa standarde. Dekanėt e fakulteteve do tė vendosin vetė kushtet pėr pragun minimal tė pikėve, duke iu referuar konkurseve tė viteve tė kaluara”, - pohon rektori i universitetit Politeknik.
Pragu minimal
Vendosja e pragut minimal tė pikėve nga Politekniku, vendoset vetėm me njė qėllim: pėr tė ruajtur cilėsinė. Por jo tė gjitha fakultetet do tė kenė njė prag tė njehsuar pranimesh. Kėshtu, nė Fakultetin e Inxhinierisė Elektrike pragu minimal do tė jetė 120 pikė, nė Ndėrtim 100 dhe Arkitekturė 150. Ndėrkohė degėt e tjera pritet qė tė publikojnė brenda javės pragun minimal tė pikėve, duke iu referuar konkurseve tė viteve tė kaluara, si dhe pikėve qė kanė fituar kandidatėt. “Nėse nė Akademinė e Arteve pėrzgjedhja e kandidatėve bėhet tek talenti, nė Universitetin Politeknik kriteri bazė ėshtė Matematika dhe Fizika. Nėse kandidatėt nuk kanė njohuri tė mjaftueshme nė kėto dy shkenca, qofshin edhe nė rastet kur kuotat mbeten bosh”, - pohon rektori Hoxha. Vendosja e kėtij kriteri nga dekanėt ėshtė marrė duke patur parasysh pranimet aspak cilėsore tė viteve tė shkuara. Shumė tė rinj ndjekin degė ku numri i pranimeve nuk realizohet, edhe pse nuk kanė njohuritė bazė nė Matematikė dhe Fizikė, gjė e cila, sipas statistikave, tregon se vetėm 2 ose 3 pėr qind e studentėve kalojnė vitin e parė.
Dekanatet
Ndėrkaq fill pas mbledhjes sė djeshme nė Politeknik, dekanėt e fakulteteve kanė nisur pėrllogaritjet pėr tė parė mundėsinė e pritjes sė studentėve, aq sa parashikon vendimi i Kėshillit tė Ministrave. Pas reflektimit, ata do t’i propozojnė qeverisė njė faturė financiare pėr tė pėrballuar numrin e madh tė kuotave, ku pėrfshihen pagesat pėr stafin akademik apo ngritjen e mjediseve nė laboratore dhe salla leksionesh. “Aktualisht 75 pėr qind e ngarkesės mėsimore pėrballohet nga stafi i brendshėm i universitetit dhe 25 pėr qind nga ai i jashtėm, ku pothuajse tė gjithė pedagogėt kanė njė ngarkesė mbi tė parashikuarėn. Pėr kėtė nevojiten paga shtesė dhe shteti duhet t’i sigurojė”, - vijon rektori i Politeknikut. Ndėrkohė qė ndryshe nga shumė universitete, kėtu nevojiten laboratorė, pasi ekzistuesit nuk e pėrmbushin misionin e tyre. Shumė prej tyre janė tė mangėt dhe tė vjetėr. Ndėrsa nė universitetet analoge nė botė, laboratorėt janė tė dixhitalizuar, te Politekniku punohet ende me njė teknikė tejet tė vjetėruar, e cila daton qysh mė 196-ėn, qė nuk pėrputhet kurrsesi me standardet.

Nga:Olsi Kolami




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2014 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio